20-vjeçari trondit me rrëfimin/ Kam ëndërr të hap një shtëpi bari në Angli
Një 20-vjeçar ka tronditur me rrëfimin e tij, si përdo...

Gazetari Artan Hoxha ka treguar historinë e një të riu nga Vlora, për të cilin thotë se sot nuk i dihet as varri.
Bëhet fjalë për Gramoz Rexhepin, djalin nga Vlora që ka qenë student në Fakultetin Juridik të Tiranës dhe që filloi trafikimin e kanabisin gjatë kohës që jetonte këtu.
Ai rrëfeu në emisionin “Vetting” lëvizjet dhe arratisjet nga burgjet nga Italia në Spanjë, Belgjikë dhe Ekuador.
Sipas tij, Ekuadori është vendi i fundit në të cilin është parë i riu, që nga mediat mediat ndërkombëtare është cilësuar si njeriu që themeloi Kartelin e parë shqiptar të narkotrafikut.
“Rasti më specifik, i cili tanimë është në mediat botërore që shoh shpesh është rasti i Gramoz Rexhepit. Gramoz Rexhepi është një i ri nga fshati i Vlorës. Ka ardhur në Tiranë për të kryer studimet në Fakultetin Juridik. Praktikisht kur është arrestuar për herë të parë pranë hotel Tiranës. I akuzuar bashkë me një person tjetër në zonën e Krujës. Ai ishte student i universitetit në fakultetin juridik. U arrestua, u arratis nga burgu, u shpall në kërkim, u dënua në mungesë, shkoi në Itali ishte po ashtu në kërkim nga Interpoli. Nuk kishte rrugë tjetër jetese. Filloj me trafikim nga këtu gjatë kohës që ishte me kanabisin. U lidh me trafikantët e kokainës, u arrestua në Itali për kokainë, u arratis nga burgu në Itali pastaj shkoi në Spanjë. Shkoi në Belgjikë, u kthye në Spanjë e arrestuan në Spanjë, e ekstraduan në Belgjikë, u arratis prapë nga burgu në Belgjikë. Ishte një nga njerëzit më të kërkuar në gjithë Europën dhe përfundoi në Amerikën Latine me një pasaportë mos gaboj të një personi tjetër.
Pasaporta ishte e rregullt si pasaportë, por identiteti ishte i falsifikuar. U kap në Ekuador në qershor të 2016 dhe na janë dashur 2 muaj që të verifikohej që personi i cili ishte kapur ishte pikërisht Gramoz Rexhepi, ai personi shumë i kërkuar në Europë. Janë të paktën 6 shtete që kërkojnë ekstradimin e tij nga Ekuadori. Pra në 2014 pasi ai e kishte bërë gjithë trajnimin e tij, njohjet pra pasi kishte shëtitur burg në burg dhe sigurisht në burg nuk ka takuar intelektualë, inxhinierë, profesorë por ka takuar ato ‘intelektualët e botës së krimit’ profesorët, inxhinierët, pra bosët e krimit. Ka krijuar lidhje që nuk i krijon dot për një ditë dhe kjo gjë ka vulosur jetën e tij dhe në Ekuador prapë u arrestua shkoi në burg me personazhet më të rëndësishme të Ekuadorit. Tashmë ka dal nga burgu edhe është zhdukur as në Ekuador nuk ka gjurmë të tij se ku ndodhet, por imagjinoni jeta e një të riu në një moshë fare të re, 18 vjeç, 19, 20 vjeç i cili vjen nga një fshat i Vlorës për të studiuar në fakultetin juridik dhe si ka përfunduar në personazhin të cilin mediat ndërkombëtare e cilësojnë si njeriun që themeloi kartelin e parë shqiptar të narkotrafikut”, tregoi Artan Hoxha./ B.A. – CNA.al
Një 20-vjeçar ka tronditur me rrëfimin e tij, si përdo...
30 ekspertë të huaj dhe vendas, shkencëtarë, akadem...
Akademiku Artan Fuga ka reaguar në lidhje me debatin e...
Migrantët shqiptarë me qëndrim të parregullt në vendet e B...
Tri ditë më parë, më datë 5 tetor u hapën aplikimet pë...
Gazetari Artan Hoxha, me anë të një mesazhi të koduar, pa ...
Krimi ekonomik në Berat ka nisur një hetim ndaj 6 ish-zyrt...
Ilir Meta, kreu i PL-së i nxjerr me radhë deputetët në med...
Kreu i PD-së Sali Berisha, është kritikuar sot në gjatë nj...
Pjesëmarrja në leksione në universitete nuk do të jetë më ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, nga Libohova është shprehur se...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga rrëfimi i vëllezërve...
Në pragë u mbajt Samiti i Komunitetit Politik Europian ku ...
Gjuhëtari i njohur Rami Memushaj, theksoi se mediat po def...
Në rrjetet sociale, vetë e lindura si Evis Kokalari dh...
Shqiptarët nuk janë optimistë për të ardhmen e tyre në...
Deputetja Grida Duma është një nga emrat që ka braktis...
Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka folur për lirimin ...
Ish deputeti socialist, Ervin Bushati ka komentuar son...
60.2% e shqiptarëve janë pesimistë për ecurinë e situa...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...