E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Stefan Çipa ka bërë me dije se ka mbyllur detyrën e tij si drejtor i Përgjithshëm i Entit Kombëtar të banesave.
Përmes një statusi të gjatë në rrjetet sociale, ai deklaron se vendin e tij do ta mbajë Besmir Hysa.
Deklarata e Stefan Çipës:
Te dashur miq!
Sot kam mbyllur detyrën si drejtor i Përgjithshëm i Entit Kombëtar të Banesave.
Ka qenë një kohë, përgjatë së cilës, çdo ditë pune, kishte intensitet. Ishte pjesë e natyrshme e jetës sime të përhershme në marrëdhëniet e punës, sipas mendësisë sime për të respektuar përherë normat, ligjet, vlerat dhe parimet e virtytshme. Krejt dekadat e mia të punës janë dominuar nga vizioni dhe parimet për ta patur ndershmërinë të njëjtë, si në ditën e parë edhe në të fundit të çdo pune.
Por koha për njeriun rrjedh dhe si pika të saj janë ditët. Kur mbyll një status social për të hyrë në një të ri, natyrshëm mendja bën bilance. Një ditë e fundit e punës, të shkakton ndjenja dhe gjendje, emocione dhe sidomos të fut në ngasjen e meditimeve.
Në këtë ditë, natyrshëm kushdo, kthen kokën pas, për të parë se çfarë është arritur dhe ç'ka mund të ishte më ndryshe!
Në udhëtimin tim dhe në karrierën time, kam pasur shumë stacione dhe befasi, ngjitje dhe ndalime, gëzime dhe brengosje, entusiazëm dhe trishtime, fatmbarësi dhe zhgënjime. Por triumfin përherë e ka pasur e mira.
Ndarja nga kjo detyrë e fundit, në drejtimin e këtij institucioni, përbën një moment të veçantë për moshën time njerëzore.
Jo për rutinë, por si natyrshmëri të vetvetes, në këtë ndarje nga stafi dhe krejt bashkëpunëtorët e mi në Entin Kombëtar të Banesave, dua të përcjell falenderimet dhe mirënjohjen time. Ka qenë një kohë e bukur punë bërëse dhe e gëzimtë për njerëz e qytetarë në skaje të ndryshme të atdheut.
Kam krenari të veçantë dhe përulem për punën e gjithë stafit përgjatë pesë viteve. Ia dolëm që EKB të transformohet në një institucion të rëndësishëm për strehimin e shtresave në nevojë.
Përmes ndërtimit të banesave me kosto të ulët, ne kemi dhuruar lumturi për familje dhe qytetarë që kanë pritur dhe kanë pasur këtë ëndërr.
Në këto 5 vite, ne ndërtuam dyfishin e apartamenteve të ndërtuara për 12 vite më parë. Ky është një rekord që më bën krenar. Ne rritëm ndjeshëm të ardhurat e institucionit nga viti në vit.
Morëm pjesë aktive në procesin e rindërtimit pas tërmetit të nëntorit 2019.
Rritëm ndjeshëm pagat e punonjësve, duke e kthyer EKB në një institucion të preferuar në administratë.
Përfundojmë çmimet e shitjes në treg të apartamenteve në gjithë vendin, e shumë, e shumë aritje të tjera.
Falenderimet e mija shkojnë për stafin e mrrekullueshëm të EKB, (në qendër dhe në drejtoritë e qarqeve).
Falenderime për mbështetjen që kemi patur nga Drejtoria e Strehimit të Ministrisë që mbulon strehimin dhe nga Anëtarët e Këshillit Drejtues dhe Kryetarët e tij.
Faleminderit, kryetarëve të bashkive me të cilët bashkëpunuam për ndërtimin e banesave me kosto të ulët.
Faleminderit Qeverisë dhe Kryeministrit për mbështetjen në zbatim të politikave të strehimit si një ndër prioritetet e tyre.
Natyrshëm i uroj suksese në detyrë, drejtorit të ri të EKB, zotit Besmir Hysa!
Jeta është e bukur sidomos, kur përherë mbetesh me punë, nëpër të./ CNA
Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e kësaj të mërk...
Këshilli i Ministrave vendosi këtë të mërkurë të krijojë s...
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë uron Presidentin e sapoz...
Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar kërkesën e ish-kryemini...
Sipërmarrrësi Gjergj Luca ka uruar Donald Trump për fi...
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka mbl...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Ball...
Numri dy i qeverisë, njëherësh ministrja e Infrastrukturës...
Analisti Lorenc Vangjeli ka trazuar rrjetin me deklara...
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani kryesoi n...
Gjykata e Posaçme ka lënë në burg një person për korrupsio...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ishte...
Gjykata e Elbasanit ka dhënë masat e sigurisë për pedagogë...
Në datat 5-6 nëntor 2024, qyteti i Bakusë po mirëpret Sa...
Ditën e sotme prokurorja belge, Ann Fransen, ka mbërritur ...
SPAK-u ka kërkuar në total 40 vite burg për ish-shoferin e...
Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me tritol në g...
Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në “Facebook”...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Gazetari Osman Stafa ka folur mbrëmjen e sotme për dos...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...