Ligji për faljen e detyrimeve të papaguara, ja si përfitojnë qytetarët dhe bizneset
Ka nisur të zbatohet edhe nga pushteti vendor ligji për fa...

Ministri i Infrastrakturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, në konferencën e sotme me gazetarët është pyetur për afatin e vënies në punë të hekurudhës Tiranë-Durrës.
Karakaçi nuk dha një afat përfundimtar, por shtoi se në vitin 2027, mund të kemi vijën e parë hekurudhore funksionale në Shqipëri.
“Për sa i përket vënies në punë të hekurudhës Tiranë-Durrës, vepra për bërjen e shinave kryesore është përfunduar. Ai është një projekt në ndërtim dhe zhvillim. Patjetër ka pasur vonesa përkatëse sepse projekti i hekurudhës, kur është marrë kredia e parë, ka qenë i paplotë, nuk ka qenë në fazën e elektrifikimit dhe nuk kishte stacionet përkatëse, të cilat tashmë janë ezauruar. Ne kemi edhe procedurë prokurimi sa i përket elektrifikimit, që është faza përmbyllëse e kësaj procedure hekurudhore.
Elementi i rëndësishëm është se Hekurudha Shqiptare e ka maturuar projektin me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe ka vendosur, sepse pika shqetësuese e hekurudhës ishte në Kashar, dhe tashmë Hekurudha Shqiptare ka filluar procedurat e rikthimit për të përmbyllur edhe katër kilometrat e fundit të hekurudhës Tiranë-Durrës, në pikën ku ka qenë gjithmonë stacioni i trenit në Tiranë. Edhe kjo procedurë është nisur dhe është publikuar. Vlerësoj që në vitin 2027 është i realizueshëm, vija e parë hekurudhore funksionale në Shqipëri”, tha Karakaçi.
Ministri foli më tej edhe për ndërtimin e rrugës Milot-Balldre, ku tha se ky projekt nuk ka ecur me ritmin e duhur, por shtoi se në fund të majit ose fillim të qershorit do të shpallet dhe oferta fituese për ndërtimin e saj.
"Dua të ritheksoj miratimin e marrëveshjes për financimin e projektiti 'Porta e Alpeve'. Qeveria ka projekte të rëndësishme për qarkun e Shkodrës. Është një masë investimi që nuk e ka pasur asnjë qark tjetër. Kjo nënkupton angazhimin për veriun e Shqipërisë. Problematikë që ngrenë qytetarët e qarkut të Lezhës dhe Shkodrës është rruga Milot-Balldren. Kjo rrugë ka kaluar në disa etapa jo të suksesshme. Ka qenë vullnet i qeverisë për ta shndërruar në një autostradë të klasit A dhe për të shfryrë trafikun. Ky projekt nuk ka ecur me ritmin e duhur. Jemi në fazën e vlerësimit të ofertave dhe pritet që në fund të majit ose në fillim të qershorit do të shpallim fituesin për rrugën Milot-Balldren. Kjo rrugë do të bëhet, do të jetë e kategorisë A dhe do të ketë edhe rrugë alternative”, tha Karakaçi.
Ai foli më tej edhe për Porto Romanon ku tha se mbetet një nyje strategjike për lëvizjen e mallrave dhe për mbrojtjen, pasi është pjesë e Korridorit 8.
“Edhe gara e dytë për Porto Romanon nuk rezultoi e suksesshme. Edhe ofertuesi i dytë tha se e kishte të pamundur të sillte një ofertë të dytë për shkak të rritjes së kostove. Porto Romano është nyjë strategjike për lëvizjen e mallrave, por edhe për mbrojtjen, pasi ka interes nga NATO sepse është pjesë e Korridorit 8. Jemi në bisedime dhe do të përpiqemi t’i japim një zgjidhje dhe ta rivitalizojmë atë projekt sa më të shpejtë”, tha Karakaçi. /CNA
Ka nisur të zbatohet edhe nga pushteti vendor ligji për fa...
Konfindustria shqiptare ka ngritur sot shqetësimin për atë...
Ish-kreu i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH),...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, n...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, në një postim në rrjetet...
Rektori i Universiteti i Tiranës, Artan Hoxha, ka vendosur...
Është shtyrë seanca në GJKKO për padinë ndaj kreut të PD-s...
Gjykata e Posaçme vendosi sot të rrëzojë kërkesën e ish-kr...
Për mijëra fëmijë të klasave fillore në vendin tonë, mesi ...
Ka momente kur politika moderne të sjell ndër mend regjime...
Reduktimi i popullsisë së Shqipërisë ishte jo i zakontë pë...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një repart të përp...
Ish-kreu i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH),...
Qeveria shqiptare ka miratuar së fundmi një ndryshim në më...
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Greqia po rrit përpjekjet për të ringjallur negociatat me ...
Gazetari Ferdinand Dervishi ka folur për zhdukjen e Ervis ...
Prezenca e OSBE-së në Tiranë ka reaguar pas miratimit me k...
Gazetari Xhevahir Zhabina ka folur për zhdukjen e Ervis Ma...
Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...