Transferim gjatë vitit nga gjimnazi drejt arsimit profesional/ Nënshkruhet udhëzimi
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, dhe m...

Po mbahet në Tiranë Konferenca Ndërkombëtare e Central European Initiative “Turizmi në Evropën Lindore dhe Juglindore – Shtigje të Reja të Zhvillimit”, një ngjarje që diskuton sfidat dhe zgjidhjet për të ardhmen e turizmit në rajon, organizuar nga Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.
Në fjalën e saj hapëse, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, u shpreh se kjo ngjarje vjen në Tiranë në Ditën Botërore të Turizmit e cila këtë vit celebrohet nën moton “Turizmi dhe Paqja”.
“Turizmi jo thjesht si sektor ekonomik, por turizmi si një motor emancipimi, si një mundësi për të shkëmbyer kulturalisht, njerëzisht edhe ekonomikisht, kontribuon në hapjen e mendjes dhe duke u takuar më shumë, sidomos përmes kënaqësisë, kontribuojmë edhe në paqe sado pak e mundur të duket në kohëra të vështira si këto që po kalon planeti”, u shpreh ministrja Kumbaro.
Ministrja Kumbaro, vazhdoi më tej fjalën duke u shprehur se Shqipëria edhe pse e vendosur nga historia në një kryqëzim mes Lindjes dhe Perëndimit dhe e vogël në sipërfaqe, po tregon se nuk është e pamundur të ketë paqe dhe stabilitet dhe gjithashtu nuk është e pamundur dhe sado gabime të kesh bërë në të shkuarën, të kthehesh në një faktor stabiliteti, siç është kthyer toleranca fetare në një prej atraksioneve turistike të vendit.
“8.5 milionë vizitorë të huaj erdhën deri në muajin gusht duke shënuar 20% më shumë se një vit më parë. E shprehur në shifra ekonomike, kemi 23% më shumë të të ardhurave që kanë hyrë në ekonomi nga sektori i turizmit për gjashtë muajt e parë të vitit”, nënvizoi minsitrja Kumbaro.
Ministrja Kumbaro u shpreh në këtë konferencë se Shqipëria po realizon ëndrrën për t’u bërë kampione e Turizmit në Ballkan, prandaj projektet e nisura 10 vite më parë tani po zbatohen dhe po kthehen në një realitet.
“Tirana deri 5-6 vjet më parë, ishte një aeroport kalimi, sepse ishte aeroporti dhe vije në Tiranë për të shkuar në jug, apo për të shkuar në veri. Sot Tirana është destinacion turistik. Vitin tjetër Tirana do të jetë kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut. Megjithatë, nuk jemi në konkurrencë dhe në garë me askënd. Nuk e kemi menduar për asnjë moment se si Shqipëria e rrethuar nga gjigantë të turizmit, të hyjë në garë me ta. Ne të gjithë bashkë jemi komplementarë, plotësojmë një hartë turistike dhe të gjithë bashkë vetëm ndihmojmë njëri-tjetrin”, vazhdoi Kumbaro.
Më tej, ministrja tha se filozofia e udhëtimit ka ndryshuar, veçanërisht pas pandemisë Covid-19, pasi njerëzit gjatë udhëtimeve duan të vizitojnë sa më shumë vende e atraksione me kohë qëndrimi më të shkurtra, prandaj koordinimi në këtë aspekt është i rëndësishëm.
“Çdo turist do të marrë maksimumin, do që brenda javës të vizitojë edhe Krocainë, edhe Malin e Zi, edhe Greqinë, edhe Shqipërinë. Prandaj koordinimi mes nesh është shumë i rëndësishëm dhe i bën mirë sektorit, ekonomisë së vendeve tona, por për t’u kthyer tek tema, i bën mirë paqes edhe prosperitetit në vendet tona”, u shpreh ministrja.
Ministrja Kumbaro tha se Shqipëria nën sloganin “Albania All Senses” Shqipëria prezanton eksperienca unike dhe të reja. Ajo u shpreh gjithashtu se këtë vit Shqipëria ka qenë pjesë e panaireve të mëdha të turizmit dhe kryeqendër e konferencave të nivelit të lartë, që kulmon me prezencën si "Vendi i Nderit" në Panairin më të madh në botë të turizmit "ITB Berlin". Në fund të fjalës, ministrja Kumbaro ftoi të pranishmit të shijojnë Tiranën me të gjitha shijet dhe ndjesitë e saj./ CNA
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, dhe m...
Në një kohë kur shumë vende po përballen me sfida të mëdha...
Gazetari Elton Qyno ka dalë në mbrojtje të deputetit t...
Deputeti Ervin Salianji një ditë më parë u dënua me nj...
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i cili u dënua dje m...
Partia Demokratike po përgatit një padi për të kërkuar...
Pas Kuvendit të Shqipërisë, shkresa për ekzekutimin e ...
Prokuroria e Tiranës i ka dërguar një letër Kuvendit të Sh...
Teksa prokuroria ka kërkuar heqjen e imunitetit, deputeti ...
Gjykata e Apelit të Tiranës ka reaguar këtë të premte ...
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulan...
Bashkëshorti i deputetes së PS, Ermonela Felaj, prokur...
Në Prokurorinë e Tiranës është hedhur shorti për të ca...
Një mbledhje komisionesh do të mbahet këtë të premte në Ku...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Ervin Salianji ka deklaruar se Partia Demokratike do të do...
Përfundoi mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Falm...
Partia Demokratike ka vendosur që në 6 tetor opozita do të...
Sonte në emisionin "Opinion" me Blendi Fevziun ka qenë i f...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, duke analizuar vendimin...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...