EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së PD-së, në deklaratë për mediat ka publikuar të tjera faket që vërtetojnë vjedhjet në inceneratorin e Tiranës.
Këlliçi thotë se burimi i financimit për inceneratorin e Tiranës ndahet në dy komponentë Qeveria dhe Bashkia Tiranë.
Sipas dokumenteve të publikuara shpreht angazhimi i qartë se në vitin e 7 të kontratës, qeveria mbulon 5.6 milionë euro pa TVSH, ndërsa Bashkia Tiranë mbulon 1.9 milionë euro pa TVSH.
Fjala e Belind Këlliçit:
"Në vijim të denoncimit të bërë dje për të cilin sigurisht që nuk morëm asnjë përgjigje nga institucionet, por nga falsifikatori i radhës. Sot në interes të publikut do vazhdojmë të bëjmë transparencë. Në datën 12.03.2018 ministri Damian Gjiknuri i drejtohet kryetarit të Bashkisë Tiranë ku i kërkon:
Për sa më sipër, duke qenë se Bashkia Tiranë është monitoruesja në terren e kësaj kontrate, si njësia më e madhe vendore përfituese, kërkojmë që bashkë me letrën e angazhimit, të na dërgohen konfirmimet e situacioneve për sasinë minimale të mbetjeve të depozituara për çdo muaj, duke ndarë vlerën që duhet të paguajë Autoriteti Kontraktor për këtë sasi, për llogari të bashkisë.
Në foton e dytë që po ju paraqesim pjesë përbërëse të miratimit të koncensionit PLANI I ANGAZHIMIT FINANCIAR PËR SASINË MINIMALE TË MBETJEVE, shihet fare qartë se Qeveria ka detyrim të kryejë pagesa për këtë koncesion.
Në foton e tretë të marrë nga auditimi i KLSH në Ministrinë e Financave në vitin 2019 për këtë kontratë koncensionare, citojmë:
“Këto pagesa sipas studimit të fizibilitetit dhe kërkesës së MFE për parashikimin në tavanet buxhetore janë të detajuara në shumën 130.883.750 euro mbështetje nga qeveria shqiptare, dhe 91.784.500 euro pa TVSH nga buxheti i bashkive që përbëjnë Qarkun Tiranë.
Në lidhje me këtë konstatim nga ana e MFE është paraqitur observacion ku sqarohet se:
Ministria e Mjedisit nuk do të ketë asnjë lloj financimi për këtë projekt;
Bashkia Tiranë do të përballojë këto shpenzime me anë të grandit të pakushtëzuar që qeveria qendrore alokon për qeverisjen lokale.
Pra burimi i financimit për inceneratorin e Tiranës ndahet në dy komponentë:
Qeveria nëpërmjet grandit të pakushtëzuar, ku siç shihet dhe nga tabela mbulon pjesën më të madhe të financimit, dhe Bashkia Tiranë nëpërmjet të ardhurave të veta.
Në tabelë është shprehur angazhimi i qartë se në vitin e 7 të kontratës, qeveria mbulon 5.6 milionë euro pa TVSH, ndërsa Bashkia Tiranë mbulon 1.9 milionë euro pa TVSH.
Pra është shumë e qartë që si qeveria ashtu edhe Bashkia Tiranë kanë detyrimin ligjor që në momentin që firmosën këtë kontratë korruptive që të planifikojnë buxhet për pagesat për inceneratorin fantazmë.
Ajo që ne bëmë publike dje ishte pjesë e relacionit të buxhetit 2024-2026 për Bashkinë Tiranë, ku specifikohet se buxheti i shtetit, sipas Erion Veliajt, nuk ka planifikuar fonde për këtë kontratë koncesionare, dhe i gjithë detyrimi financiar do të mbulohet nga Bashkia Tiranë.
Në këto momente, ne ngritëm disa pyetje të cilat këshilltarët bashkiakë të opozitës ia kanë drejtuar zyrtarisht kryetarit të bashkisë.
Për këto pyetje dhe të tjera në lidhje me inceneratorin e Tiranës, këshilltarët tanë bashkiakë kërkuan edhe një seancë të posaçme të Këshillit, të cilave Erion Veliaj refuzon t’u përgjigjet, ashtu siç refuzoi dhe mbledhjen e Këshillit Bashkiak, duke shkelur në mënyrë flagrante ligjin për vetëqeverisjen vendore dhe rregulloren e Këshillit Bashkiak.
Refuzimin për të bërë transparencë e tregoi dhe me votimin me urgjencë, pa pranuar asnjë pyetje, asnjë diskutim, dhe brenda dy minutave të projektbuxhetit të bashkisë.
Rikujtojmë edhe një herë se Erion Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të datës 28 shtator 2017 deklaronte se kjo është një kontratë e firmosur nga qeveria, për të cilën Bashkia Tiranë nuk do të paguajë asnjë lekë shtesë. Por në dhjetor 2023, po Erion Veliaj thotë se të gjitha paratë për inceneratorin fantazmë të Tiranës do të paguhen nga bashkia.
Ku e bazon Erion Veliaj këtë vendim që shkel termat e kontratës dhe angazhimin financiar të shprehur nga vetë Bashkia Tiranë? A njohin ligje dhe norma këta njerëz?"

Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha janë paraqit...
Në foton më sipër është shqiptari Klodian Saliaj autor...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në konferencë me gazetarët,...
Marsida Xhaferllari, anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ë...
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit p...
Detaje të reja kanë dalë nga aksioni i policisë ""Kriptoni...
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e organizuar më dat...
Fedarata Shqiptare e Futbollit do të marrë 200 milionë...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastruk...
Punonjësit e Portit të Shëngjinit kanë dalë këtë të pr...
Ndryshe nga të gjitha sondazhet “online”, në redaksinë...
Avokatja Ardiana Kalaja ka reaguar pas festës së bërë ...
Të tjera detaje kanë dalë në lidhje me kontrollet që B...
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës p...
Policia e Dibrës ka proceduar penalisht dy persona, të...
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, në një ko...
Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, në konferencë...
Detaje të tjera janë zbardhur për kontrollet që Byroja...
Policia ka nisur procedimin penal ndaj një 51-vjeçari ...
Deputetja e Bashës, Jorida Tabaku, njihet tashmë për miqës...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...