Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Ben Blushi ka bërë një shkrim për Karavastanë, një plazh jo aq shumë i frekuentuar sa zonat e tjera të bregdetit shqiptar.
Blushi ka publikuar disa foto bardhë e zi nga Karavastaja dhe tregon se në këtë zonë bëhet plazh si në vitin 1982.
Ai shprehet se aty nuk ka asnjë gjurmë të ditëve tona, të plazheve me pagesë, me ushqim në çadër, me muzikë apo me vajza të lyera me rimel dhe të djemve të qethur shkurt që ngjajnë të gjithë si binjakë të reperit Noizy.
Gjithashtu thekson se në Karavasta nuk ka energji elektrike, asfalt, muzikë me zë të lartë apo parking dhe pushuesit zbojnë të gjithë ata që vijnë nga ky shekull për të parë si kanë jetuar njerëzit e shekullit të shkuar.

Shkrimi i plotë i Ben Blushit:
Karavasta, Vista la Hasta
Karavastaja duket si një plazh në të cilin kohët nuk janë ndërruar.
Mos ishte për makinat dhe celularët do dukej sikur aty ishte viti 1982.
Gratë e shtrira në natyrë lëshojnë gjurmët e tuleve, rrudhave dhe barrave ciklike, si vula të autoritetit të tyre mbi rërë.
Burrat luajnë tavëll apo flenë poshtë çadrave duke i shtyrë gratë në diell. Në darkë me siguri grinden me gratë kush është nxirë më shumë.
Pleqtë kanë ftohtë dhe mbulohen gjithë kohën me peshqirët e lagur të nipërve dhe mbesave.
Fëmijët nxjerrin kokat mbi dallgë duke e kthyer gjithë plazhin e Karavastasë në një kamp fushor, ku duket sikur ca njerëz nga e shekulli i kaluar kanë qëndruar aty për tu freskuar.
Karavastaja jeton në shekullin e kaluar.
Aty nuk ka asnjë gjurmë të ditëve tona, të plazheve me pagesë, me ushqim në çadër, me muzikë apo me vajza të lyera me rimel dhe të djemve të qethur shkurt që ngjajnë të gjithë si binjakë të Noizit.
Në Karavasta nuk ka energji elektrike.
Nuk ka asfalt.

Nuk ka muzikë me zë të lartë.
Nuk ka parking.
Makinën mund ta lesh ku të duash, në çadër, poshtë çadrës, afër çadrës, në rërë, në det, në lagunë, mund ta përdorësh si varkë për t’i bërë shëtitje gruas apo si rrjetë për të kapur peshq.
Në Karavasta nuk ka asnjë shezlong.
Çadrat janë bashkimi i katër shkopave me një çarçaf.
Lodrat e fëmijëve janë bashkimi i një shkopi me një gropë.
Plazh quhet bashkimi natyral i diellit, rërës dhe detit.
Në Karavasta ka ujë.
Po nuk ka çezëm.
Ka pije.

Por nuk ka kamarier.
Nuk ka polic.
Nuk ka roje plazhi.
Nuk ka tualet.
Çdo burrë është kamarieri i familjes së vet dhe çdo grua është kuzhinierja e barkut të vet.
Karavastaja është një ëild beach.
Diku në fund të plazhit një karavastajas nevojtar ka ndërtuar një tualet me perde, që duket si një dhomë zhveshjeje në një sfilatë vintage.
Laguna ka rregullat e veta që i bëjnë ballë grykësisë së njeriut për të ndërtuar aty ku nuk mundet.
Në 30 vite ujërat e Adiatikut i kanë marrë Karavastasë më shumë se 500 metra tokë.
Konkurrenca e specieve funksionon me përpikmëri duke provuar teoritë natyraliste të Charles Darëin.
Kohët e fundit gaforret blu kanë filluar të zhdukin çdo specie tjetër përfshi karkalecat, peshqit dhe sidomos ngjalat.
Këto gaforre quhen blu sepse me këtë ngjyrë dalin nga deti, por kur përfundojnë në pjatë ato bëhen të kuqe.
Pa dyshim kjo është një specie inteligjente që duke jetuar në det, ndjek modën e ngjyrave në tokë.
Pak para se të shkosh në plazh është Sektori 1 Adriatik.
Sektori 1 përbëhet nga katër pallate parafabrikat të zeza nga dielli që i rreh gjithë vitin dhe të mbushura me nishane të bardha, nga tarraca në themel.
Janë depozitat e ujit dhe pjatat satelitore.
Ne Sektorin 1, kanë jetuar të internuarit.
Tani nuk ka mbetur më asnjë prej tyre.

Njëlloj si gaforret blu, gramshiotë, librazhdas dhe skraparllinj i përzunë të përndjekturit nga shtëpitë, ua morrën dhe u vendosën aty.
Ata qëlluan të gjithë blegtorë.
Nuk e duan detin sepse kanë ardhur nga toka.
Sektori 1 është një fermë kolektive.
Patat, lopët dhe dhitë jetojnë bashkë me njerëzit.
Në dimër laguna kthehet në një ishull për flamengot dhe pelikanët e uritur.
Unë mezi po pres të shkoj në tetor për të fotografuar të gjitha mbetjet e kohës në Karavasta.

Do isha larë dhe dje nëse nuk do më dukej sikur po i bezdisja plazhistët me aparatin tim fotografik, me të folurën time sintetike dhe veshjen time të shëmtuar, si pasojë e shekullit ku jetoj.
Njerëzit në Karavasta kanë marrë zakonet e gaforres blu.
Ata zbojnë të gjithë ata që vijnë nga ky shekull për të parë si kanë jetuar njerëzit e shekullit të shkuar.
Kontrasti me ne është lumturia e tyre më e madhe.
Natyra është pasuria e tyre e vetme.
Ata jetojnë për të na treguar sa të varfër jemi.
Go to Karavasta
Hasta la Vista
Vista la Hasta./ B.A. - CNA.al
Prej ditësh në media po qarkullon një video e arkeolog...
Profesor Artan Fuga ka reaguar në lidhje me debatet e fund...
Tobias Ruettershoff, drejtues i zyrës së fondacionit g...
Ministria e Mbrojtjes ka bërë pasqyrimin e situatës së...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ka zbuluar ecur...
Pesë netë fantastike ju presin në qytetin e Korçës, në...
Policia e shtetit ka pasqyruar punën e një jave. Sipas...
Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, ka ...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka reaguar në lidh...
Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar një shkrim të publik...
Policia e Shtetit njofton se në pikat kufitare të Kaka...
“Po më dukesh vajzë e mirë dhe dua të të ndihmoj”, ky isht...
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit u bën me d...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, përmes një statusi në rrje...
Në vitin 2011-të, në media u publikua një video e nxjerrë ...
Ministria e Nbrotjtjes ka bërë pasqyrimin e situatës s...
Krimi ka mbërthyer vendin. Pothuajse çdo ditë raportohen v...
Për 49 arkat të cilat mungojnë në kontejnerin e ardhu...
SPAK ka liruar ekuipazhin e anijes që u kap rreth dy m...
Filip Talo mori këtë të premte të gjitha materialet që...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...