GJKKO gjobit avokatin e pandehur të Erion Veliajt
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...

Gazetari dhe shkrimtari Agim Xhafka përmes një shkrimi satirik ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, i cili përveç daljeve të tij politike, në natën e ndërrimit të viteve e pamë dhe në rolin e lojtarit në rubrikën "Të Panjohurit" të emisionit "E diela Shqiptare".
Xhafka e quan karagjoz kryeministrin, i cili u bë pjesë e "show"-t të argëtimit. Sipas shkrimtarit ka vetëm një karagjoz në këtë dynja dhe ai është kryeministri Edi Rama.
Shkrimi i Agim Xhafkës
Në pasditen e 31 Dhjetorit, Edi iu afrua së shoqes dhe i dha një puthje të fundit. Ora shënonte gjashtë. Pasi mbathi këpucët e tij, mori të birin për dore, dhe iu drejtua derës.
- Babi, ku po shkojmë? - e pyeti me kuriozitet djaloshi i vogël.
- Deri tek kisha bir. Se po na presin - i përgjigjet Edi.
- O babi, po a nuk kanë prift ata?
- Jo bir, prifti qe sëmurë. Prandaj po shkoj unë. Kristjanët kanë nevojë për mua. Nuk i le dot.
Me të shpërndarë bukën dhe verën tek besimtarët nën rrobat e priftit, Edi mori djaloshin për dore dhe iu drejtua portës së kishës.
- Babi, ku po shkojmë? - e pyeti i biri përsëri.
- Në xhami bir. Na presin besimtarët.
- Babi, babi! Po a nuk kanë hoxhë ata?
- Jo bir. Hoxha ka ikur e punon murator në Gjermani.
- Po ti nuk je mysliman si mami. Kurse unë jam hebre o ba'. Si do falesh me ta?
- Të falen ata bir, e unë do u lexoj kuran.
Besimtarët ishin falur. Po prisnin Edin të recitonte hadithet e profetit. Por Edi kishte një plan tjetër. Ai recitoi kuranin duke i lënë gjithë besimtarët gojëhapur dhe të mahnitur. Besimtarët pasi e dëgjuan, i bënë sexhde Allahut dhe e falenderuan Atë për mrekullinë që kishin dëgjuar.
Me të mbaruar tek xhamia, Edi hoqi fezin osman të mbështjellë me çallmë të bardhë, dhe iu drejtua derës së xhamisë.
- Babi! Babi! Po tani ku po shkojmë?
- Te Neës24 bir. Do korrigjojmë artikujt e Rakipllarit.
- Babi, po a nuk kanë kryeredaktor ata?
- Kanë bir. Por kryeredaktorët që kanë ata janë të paaftë. Vetëm unë u vi hakut atyre.
Tek kontrolloi gjithë kryetitujt për ditën e nesërme, Edi filloi menjëherë t'i korrigjonte. Rakipllari i skuqur e shihte me plot kërshëri por dhe i vinte turp nga vetja se si kishte arritur që Edit mos t'i pëlqente asnjë nga titujt e gazetës. Me të gdhendur titujt e rinj fët e fët, Edi me të birin iu drejtua portës.
- Babi. Po tani ku po vemi?
- Te Mamaqi bir. Kam prova.
- Babi, babi. Po nuk kanë aktorë ata?
- Jo bir. Aktorët janë bërë politikanë qëkur xhaxhi Lali prishi teatrin. Vetëm unë mbeta.
Xhirimet me Mamaqin mbaruan shumë shpejt. Edi e kishte përvetësuar tekstin mjeshtërisht. Roli i tij ishte i vështirë. Por nuk kishte vështirësi për Edin. Pasi u puth edhe me Mamaqin, Edi iu drejtura portës me djalin përdore.
- Babi! U mërzita dhe kam uri. Po tani ku po shkojmë?
- Te Dervish Hatixheja biro.
- Po a nuk kanë dervish ata?
- Jo bir. Dervishët ishin të gjithë në trans. T'u mbajmë pak ligjërim për baba Aliun, këput dhe ti ndonjë kofshë pule meqë ke uri.
Duaja e Edit në tyrben e Dervish Hatixhesë shkoi për Ilir Metën. Sipas Edit, një ditë Iliri do të ishte aq besnik në politikë sa edhe në futboll, kur bën tifo për Sëlltikun.
- Po tani o ba? Nuk do vemi në shtëpi tek mami?
- Jo bir. Tani do vemi në gjykatë.
- Gjykatë? Po pse? Ç'ka ndodhur?
- Do fusim xhaxhi Saliun në burg.
- O babi, po nuk kanë gjykatës ata?
- Jo biri im. Gjykatësi nuk kaloi vetingun.
Edi nuk e përdori fuqinë e tij. Mund edhe ta vriste por ishte burrë i mëshirshëm. Kështu, Edi dënoi me burg. Pasi hoqi rrobën e magjistrit juridik, Edi iu drejtua portës së gjykatës për të dalë.
- Po tani babi? Prap ndonjë punë?
- Te Fotinia bir.
- Po Fotinia ç'ka?
- I është prishur lavatriçja.
- Po a nuk ka teknik lavatriçesh ky qytet?!
- Jo bir. Punojnë të gjithë në call centera sot. Kush do i bëjë këto të tjerat?
Fotinia i bëri një filxhan kafe, i dha edhe Zahos një çokollatë. Edi e refuzoi kafen. Nuk pinte kurrë në detyrë. E konsideronte rryshfet. Por çokollatën e djalit, meqë kishte uri e lejoi nga mëshira e tij. Lavatriçja u rregullua. Kishte vetëm një defekt të vogël. Tek u përqafua me Fotininë, Edi me të birin iu drejtuan portës.
- Babi, më thuaj që për sot mbaruam!
- Jo bir, kemi edhe një punë të fundit.
- Po ç'punë o ba'. Unë dua të vete në shtëpi të shoh emisionet e fundvitit.
- Do ta shohësh Live bir, jo nga ekrani. Atje po shkojmë.
- Babi, po ç'do bëjmë ne aty?
- Jam i ftuari special bir.
- O babi, po a nuk kanë karagjoz ata?
- Jo bir. Karagjoz në këtë dynja, jam vetëm unë./ CNA
Avokatja Adriana Kalaja i është drejtuar SPAK-ut me nj...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg drejtorët e Erion Vel...
Ish-kryeministri Sali Berisha, edhe pse në arrest shtëpie,...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka vijuar me prop...
Inceneratorët janë skema më e madhe korruptive që u ka...
Familjarët e Agata Carbonara-s, italianes, e cila u pl...
Vangjel Tavo ka reaguar pasi mediat greke shkruan se k...
Disa ditë më parë në media u njoftua se kishte pasur d...
Në pikën kufitare të Kapshticës nuk ka aktualisht fluk...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin...
Ka disa kohë që për interesa korruptive apo propagandë...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka publikuar statistik...
Tranzicioni demografik vit pas viti po e ndryshon popu...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një foto...
Kandidati i pavarur dhe aktivisti kundër vaksinimit Ro...
Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë disa pamje nga ndërtimi i...
Në hyrje-dalje të qytetit të Elbasanit në drejtimin e Libr...
Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha ës...
“Të vazhdojmë të pamposhtur çdo ditë”, kjo është thirr...
Qytetarë të shumtë janë mbledjhur përpara banesës s ëi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...