web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hetimet e SPAK-ut/ Artan Hoxha: Po më përsëritet historia...

16 Dhjetor 2024, 17:27, Aktualitet CNA
Hetimet e SPAK-ut/ Artan Hoxha: Po më përsëritet historia...
Gazetari Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me hetimet e SPAK-ut ndaj tij dhe për sendet e sekuestruara.

Hoxha ka bërë të ditur se i janë rikthyer sendet e sekuestruara, ndërsa ka kujtuar shoqërimin e tij nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në 15 shtator 2015, teksa ishte në emision “Opinion”.

Ai ka deklaruar se i është përsëritur historia, një herë si tragjedi dhe një herë si komedi.

Statusi i plotë:

Historia përsëritet dy herë….

Filozofi gjerman i fillim-shekullit të 19-të, George Wilhelm Friedrich Hegel ka thënë:

“Historia perseritet dy herë”….

Ndersa gjermani tjeter, i gjysmës se dytë të shekullit të 19-të, Karl Marx, i cili mban shume tituj perveçse filozof, ka thënë:

“Historia perseritet dy herë, një herë si tragjedi dhe një herë si komedi”….

Mbrëmbjen e vonë të 15 shtatorit 2016, parardhësit e SPAK-ut të sotëm, Prokuroria e Krimeve të Rënda, zbarkoi ne studion e emisionit OPINION, ndërsa isha live në tv dhe me shoqëroi në prokurori.

Pasi më mbajtën në pyetje deri në orën 4 të mëngjesit, më sekuestruan në cilësinë e provës materiale, mjetet e mia të punës, dy telefonat celularë.

Cili ishte motivi???!!

Sapo i kisha treguar publikut, të vërtetën e avionit të mbushur me drogë, që u rrëzua në pistën e re fringo, në grykëderdhje të lumit Ishëm, të sapo inauguruar nga piloti italian, Guido Andrea Guidi.

Pilotin italian Guidi, pasi e mbajtën për 6-të muaj në kushte komode në kavalishencën e Durrsit, e lanë të lirë.

Ndërsa për mua u deshën të kalonin plotë 5 vite e 3 muaj, deri sa më 15 dhjetor 2021 të mi rikthenin telefonat.

Në atë kohë falenderova prokurorin e Durresit, Bledar Bejko, te cilin kisha 20 vite pa e takuar, prej kohes kur punonte prokuror në Tiranë.

Hetimet e SPAK-ut/ Artan Hoxha: Po më përsëritet historia...

Patjeter dhe oficerin e policise gjyqesore, Ilir Ndrea, që më dhanë mundesine të kisha serish në dispozicion mjetet e mia te punes pas kaq vitesh.

Një Samsung-u model GT-C5212i, që ngjan si pistolete TT(Tokarev) nga ato të kohës Stalinit.

Hetimet e SPAK-ut/ Artan Hoxha: Po më përsëritet historia...

Sa shume ngjarje kam raportuar me të për më shumë se një dekadë e gjysëm.

Tashme duket si “arme” trofe, por për pak ishte duke e çuar një minister te brendshem, në kokerr të burgut.

Afro tre vite më pas, në orët e para të mëngjesit të 25 nëntorit 2024, hetuesit e SPAK, u shfaqën serish me një vendim në dorë.

Tashmë, jo më në një studio live, por në derën e shtëpisë sime, për të sekuestruar serish mjetet e punës, përfshirë dhe dy telefonat “trofe” të sekuestruara 8-të vite më parë.

Pasditen e 25 nëntorit 2024, më thirrën në SPAK, ku më thanë se kontrolli i banesës dhe sekuestrimi i mjeteve të punës, kishte qënë i pa autorizuar, duke m’i kthyer pas.

Prandaj u binda për profecinë e Hegelit, se:

“historia përsëritet dy herë”…

Tani të shohim si do të rezultoj profecia e Marksit???!!!

Hetimet e SPAK-ut/ Artan Hoxha: Po më përsëritet historia...





Lajmet e fundit nga