web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjykata Kushtetuese rrëzon Kuvendin për Rregulloren: Është cenuar parimi i demokracisë

20 Prill 2026, 16:19, Aktualitet CNA

Gjykata Kushtetuese rrëzon Kuvendin për Rregulloren: Është

Gjykata Kushtetuese ka publikuar vendimin e plotë lidhur me ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, duke i dhënë këtij të fundit një afat 30-ditor për të reflektuar dhe zbatuar vendimin.

Në thelb të vendimit qëndron rrëzimi i procedurës së ndjekur për ngritjen e 11 komisioneve të përhershme parlamentare, të miratuara në shtator të vitit të kaluar. Sipas Gjykatës, procesi ka qenë i parregullt dhe ka cenuar të drejtat e opozitës.

Gjykata vlerëson se deputetëve të pakicës parlamentare u është kufizuar mundësia për të marrë pjesë në mënyrë të plotë në vendimmarrje, veçanërisht për shkak të mënyrës së thirrjes së seancës plenare dhe përdorimit të procedurës së përshpejtuar për miratimin e ndryshimeve.

Në arsyetimin e saj, Gjykata thekson se këto veprime kanë cenuar parimin e demokracisë përfaqësuese dhe lirinë e shprehjes së opozitës në Kuvend.

“Gjykata vlerësoi se duhet vendosur shfuqizimi i vendimit të Kuvendit për shkak të cenimit të parimit të demokracisë përfaqësuese të lidhur me lirinë e shprehjes së deputetëve si pasojë e shkeljes së rregullave të thirrjes së mbledhjes së Kuvendit si dhe të procedurës së ndjekur për miratimin e aktit objekt shqyrtimi”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Megjithatë, për të shmangur vakuumin institucional, efektet e vendimit do të hyjnë në fuqi 30 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare, duke i lënë kohë Kuvendit të riorganizojë komisionet në përputhje me standardet kushtetuese.

Në përfundim, Gjykata pranoi kërkesën, duke e konsideruar të bazuar pretendimin për shkelje të parimeve demokratike gjatë këtij procesi./ CNA

Gjykata Kushtetuese rrëzon Kuvendin për Rregulloren: Është

Gjykata Kushtetuese rrëzon Kuvendin për Rregulloren: Është

Gjykata Kushtetuese rrëzon Kuvendin për Rregulloren: Është

 





Lajmet e fundit nga