Liqeni i Shkodrës u shpall rezervë biosfere e UNESCO-s/ Rama merr meritat
Në Ditën Botërore të Mjedisit, UNESCO caktoi 14 rezerva të...
Në Ditën Botërore të Mjedisit, UNESCO caktoi 14 rezerva të...

Gjatë diskutimit në Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet për projektligjin “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore (AKSHA)”, kryetari i komisionit, Luciano Boçi, ka ngritur një sërë shqetësimesh të forta, duke e cilësuar nismën si në kundërshtim të drejtpërdrejtë me standardet e Bashkimit Europian.
Në praninë e ministres Mirela Kumbaro, Boçi akuzoi për konflikt interesi në hartimin e projektligjit, duke theksuar lidhjet institucionale të ministres me një fondacion që, sipas tij, përfshihet në strukturat vendimmarrëse të agjencisë së re.
“Ligji shqiptar për konfliktin e interesit është i qartë: konflikti nuk është vetëm personal apo familjar, por edhe institucional. Nuk mund të ndodhë që një fondacion me lidhje të tilla të ketë përfaqësim kyç në një bord ku merren vendimet kryesore,” u shpreh Boçi.
Ai theksoi se projektligji cenon drejtpërdrejt parimin e pavarësisë institucionale, duke përqendruar të gjithë zinxhirin e vendimmarrjes te ministri. Sipas tij, kjo bie ndesh me standardet e BE-së, të cilat kërkojnë që agjencitë që administrojnë provime, vlerësime dhe njohje diplomash të drejtohen nga borde të pavarura, të zgjedhura nga komuniteti akademik.
“Projektligji parashikon që drejtuesit, bordi dhe vendimet kyçe të kontrollohen nga ministri. Kjo është e kundërta e standardit europian,” theksoi ai.
Në vijim, Boçi ngriti shqetësime edhe për mungesën e transparencës dhe llogaridhënies. Ai argumentoi se, ndryshe nga praktikat e BE-së ku raportet janë publike dhe të audituara në mënyrë të pavarur, projektligji parashikon që raportimi të bëhet vetëm te ministri, ndërsa auditimi të kryhet nga vetë ministria.
Një tjetër pikë kritike ishte administrimi i të dhënave arsimore. Sipas Boçit, projektligji i jep AKSHA-s dhe ministrisë kontroll të plotë mbi të dhëna sensitive, në kundërshtim me ndarjen e funksioneve të parashikuar nga ligji dhe standardet europiane.
Ai kritikoi gjithashtu përfshirjen e donatorëve në vendimmarrje, duke e cilësuar këtë si një devijim serioz nga praktikat e BE-së, si dhe konceptin e vetëfinancimit të institucionit, që sipas tij bie ndesh me parimin që këto agjenci nuk duhet të funksionojnë si struktura fitimprurëse.
Në përfundim, Boçi paralajmëroi se projektligji, në formën aktuale, rrezikon të kthejë një institucion kyç të arsimit në një instrument të kontrolluar politikisht, duke minuar besimin dhe standardet në sistemin arsimor./ CNA
Një pasaktësi terminologjike e konstatuar në procesverbali...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hit...
Mund të fluturosh për në Korfuz në Greqi, pastaj mund të m...
Në Gjykatën e Tiranës po zhvillohet seanca për protestuesi...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, aktivisti Aulon Kal...
Komisioni i Arsimit nisi ndryshe seancën e sotme dëgjimore...
Televizioni “Ora News” publikoi një lajm se kryebashkiaku ...
Një projektligj i ri në Shqipëri, që është hapur për konsu...
Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK ministrin e Brends...
Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit që ka përfshirë që pr...
Në dhjetor të vitit 2020, Rezart Kuçi, asokohe shefi i kri...
Gazetari Bledi Mane ka reaguar pas disa publikimesh lidhur...
Këtë të diel kanë dalë pamjet nga nisja e zjarrit që përfs...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar p...
Një zjarr raportohet se ka rënë në vendgrumbullimin e mbet...
Ministri i Jashtëm i Bosnje-Hercegovinës, Elmedin Konakovi...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka folur d...
Komisionerja evropiane për zgjerimin e BE-së, Marta Kos ka...
Partia Demokratike zhvillon sot zgjedhjet për kryetar në 8...
Në degën nr.10 në Tiranë po zhvillohen sot zgjedhjet për k...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një tjetër plagosje me armë zjarri ka ndodhur në vend. Si...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në...
Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi drej...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Ndërsa pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia ka hyrë në vi...
Irani dhe Izraeli kanë shkëmbyer sulme, duke rikthyer luft...
Ndërsa inflacioni rritet në të gjithë Evropën pas konflikt...
Një tërmet me magnitudë 7.8 ballë goditi rajonin Mindanao ...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe s...
Tregu i apartamenteve turistike po vijon zgjerimin me ritm...
Numri i pronave të shitura nga subjektet e vrojtuara prej ...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...