web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-gjyqtares

27 Qershor 2025, 11:10, Aktualitet CNA

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-gjyqtares

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu për ndryshim të masës së sigurisë.

Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu është e përfshirë në dy dosje të SPAK-ut, të lidhura me grupet kriminale të Suel Çelës dhe organizatën “Çopja” në Elbasan.

Për dosjen e parë, ndaj saj ishte caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për dosjen e dytë, ajo u arrestua me vendim të gjykatës.

Fetahu dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, pak ditë përpara se të përballej me procesin e vetingut./ CNA





Lajmet e fundit nga