Mjeku Arben Beqiri, thirrje për protesta/ “Të ngrihemi kundër korrupsionit!”
Kirurgu i njohur, Arben Beqiri, ka ndarë sot një thirrje p...

Kompania "Gener 2" ka dënuar ngjarjet e ndodhura sot në Rrjoll, ku protestuesit thyen xhamat e ekskavatorëve dhe kabinave të punës.
Sipas "Gener2", veprimet e sotme përbëjnë një akt të rëndë dhune ndaj rendit dhe ligjit në Shqipëri.
Deklarata:
Persona të paautorizuar kanë hyrë me forcë në kantier, duke ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësve tanë, duke rrahur persona të pranishëm, thyer pajisje pune dhe dëmtuar makineri.
Ky është një sulm i rrezikshëm kriminal, që cënon jo vetëm një investim privat, jo vetëm klimën e investimeve në vend, por edhe krijon një precedent të rrezikshëm që dhuna mund të zëvendësojë vendimet e gjykatave, sulmet të zëvendësojnë dokumentet e ligjshme dhe turma mund të zëvendësojë dhe vendosë mbi institucionet.
Në të njëjtën kohë, shprehim shqetësim serioz për mungesën e reagimit parandalues nga organet përgjegjëse, konkretisht nga Prokuroria e Shkodrës, e cila prej kohësh është në dijeni të tensioneve të krijuara artificialisht në zonë, por nuk ka ndërmarrë veprime të qarta për të frenuar përshkallëzimin për të mos ardhur në këtë moment.
Mosveprimi, në raste të tilla, kthehet në inkurajim të hapur të dhunës.
Po aq përgjegjësi mbajnë edhe ata që prej ditësh kanë nxitur klimën e konfliktit, të ashtuquajtura portale që ushqejnë narrativa të pavërteta për interesa të errëta dhe politikanë shëtitës që shfaqen në terren vetëm për të ndezur situatën e konfliktit dhe për të kapitalizuar tensionin për qëllime të tjera.
Ne i bëjmë thirrje Policisë së Shtetit dhe organeve të drejtësisë të veprojnë menjëherë, të identifikojnë autorët, organizatorët dhe nxitësit e kësaj dhune dhe t’i vënë ata përpara përgjegjësisë ligjore, pa asnjë tolerancë.
Çdo individ që ka ushtruar dhunë brenda kantierit duhet të përballet me pasojat ligjore, MENJËHERË!
I bëjmë thirrje Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë të vihet menjëherë në lëvizje për të shqyrtuar veprimet dhe mosveprimet e prokurorëve që kanë nxitur vetëgjyqësinë, duke u bërë në një farë mënyre palë me dhunuesit.
I kërkojmë qeverisë që të garantojë sigurinë e investimeve të ligjshme dhe të parandalojë çdo vandal që përpiqet të imponojë dëshirat dhe pretendimet e veta, jo me dokumente dhe me akte ligjore, po me forcë.
Gjithashtu i bëjmë thirrje forcave serioze politike që të mos inkurajojnë dhunën dhe përdorimin e forcës në dëm të biznesit dhe investimeve, sepse jo çdo protestë ka legjitimitet.
Në përfundim, shprehim vendosmërinë tonë se dhuna nuk do ta ndalë zhvillimin, intimidimi nuk do ta ndalë ligjin dhe projekti do të realizohet në përputhje të plotë me ligjin, pavarësisht se përveç baltës në terren duhet të përballemi edhe me baltën e shpifjeve dhe papërgjegjshmërisë që përpiqet ta pengojë./CNA
Kirurgu i njohur, Arben Beqiri, ka ndarë sot një thirrje p...
Afera e inceneratorit të Tiranës është jo vetëm më e madhj...
Policia e Tiranës ka njoftuar sot se ka refuzuar të japë l...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ndarë pamje nga punimet e kr...
Ministria e Punëve të Jashtme ka ndarë një njoftim mëngjes...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Gazetari Artan Hoxha ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me e...
Gazetari Artan Hoxha ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me e...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti, është shpr...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Indrit Vokshi k...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka dalë me një thirrje për qy...
Ish-zëvendëskryeministrja, Ermelinda Meksi ka komentuar lë...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale video ng...
Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë është mbajtu...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rr...
Politologu Ermal Hasimja në një reagim në rrjetet sociale,...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka komentu...
Operatori i Sistemit të Transmetimit ka dalë me një njofti...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një inter...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka folur pa...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...