“Në pamundësi për t’iu bashkuar homazheve”/ Meta për Kryepeshkopin Janullatos: Promovues i vlerave!
Ish-presidenti Ilir Meta, reagoi nëpërmjet një postimi në ...

Gara për Drejtorin e Përgjithshëm të RTSH ka shkaktuar mjaft polemika në lidhje me procedurat që po ndiqen nga Këshilli Drejtues. Aktualisht, në garë për postin e Drejtorit janë vetëm dy kandidatë, Jetmir Shpuza dhe Aurora Polo. Së fundmi, ekspertët ligjorë kanë bërë edhe një sqarim të procedurave dhe rrugës së ndjekur nga Këshilli Drejtues.
Sqarimi i ekspertëve për procedurat ligjore:
Kriteret dhe procedurat e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së përcaktohen në nenet 10 dhe 11 të Statutit të Radio Televizionit Shqiptar, miratuar me vendimin nr.98, datë 22.12.2016, të Kuvendit të Shqipërisë. Për shkak të vakancës së krijuar, në mbështetje të nenit 10 të Statutit, Këshilli Drejtues i RTSH, me vendimin e datës 06.01.2025, përcaktoi periudhën e aplikimit për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm, nga data 7 deri më 20 janar 2025.
Në mbështetje të nenit 11 të Statutit dhe vendimit të Këshillit Drejtues, kandidatët për postin e Drejtorit të Përgjithshëm dorëzuan në zarf të mbyllur te Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, dokumentacionin, sipas kritereve të shpallura, brenda 10 ditëve pas publikimit të tyre.
Në mbyllje të afatit rezultoi se kishin aplikuar 10 kandidatë, sipas procesverbalit të firmosur nga kryetari i Këshillit Drejtues. Me mbarimin e afatit të aplikimit, sipas nenit 11, pika 2, të Statutit, Këshilli Drejtues ka për detyrë të bëjë vlerësimin e kandidaturave të paraqitura në mbështetje të dokumentacionit të dorëzuar, të verifikojë dhe saktësojë vërtetësinë e tyre dhe, me votim të fshehtë, të vendosë përfshirjen e tyre në konkurrim, duke i renditur sipas rendit alfabetik të mbiemrit.
Këshilli Drejtues zhvilloi mbledhjen e tij, thirrur nga kryetari i KD, më 27 janar 2025. Gjatë kësaj mbledhjeje është diskutuar për kandidatët dhe plotësimin e kritereve (siç vërtetohet nga procesverbali) dhe janë marrë 3 vendime (bashkëlidhur vendimet nr.3, nr.4 dhe nr.5).
Këshilli Drejtues, me vendimin nr.3, datë 27.01.2025, vendosi në unanimitet ngritjen e komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët plotësojnë kriteret për konkurrim për pozicionin “Drejtor i Përgjithshëm i RTSH-së”. Ky komision përbëhej nga Dionis Papadhimitri, Ardita Reçi dhe Genc Përmeti.
Këshilli Drejtues, me vendimin nr. 4, datë 27.01.2025, vendosi në unanimitet mospërzgjedhjen e 5 kandidatëve për mungesë dokumentacioni për futjen në konkurrim, si: Laureta Roshi, Florina Paskali, Flamur Buçpapaj, Harilla Koçi dhe Enrik Mehmeti.
Këshilli Drejtues, me vendimin nr.5, datë 27.01.2025, vendosi përzgjedhjen e kandidatëve të cilët plotësojnë kriteret për konkurrim, me këtë rezultat votimi:
Kliton Rama 4 pro/5 kundër
Jetmir Shpuza 7 pro/2 kundër
Ermal Hoxha 3pro/6 kundër Eni Vasili 4 pro/5 kundër
Aurora Polo 7 pro/2 kundër
Sipas nenit 11, pika 3, të Statutit të RTSH, kandidatët që plotësojnë kriteret ftohen të paraqesin platformat e tyre para Këshillit Drejtues jo më vonë se 5 ditë nga data e përfundimit të afatit të aplikimit. Kandidatët kanë në dispozicion 15 minuta kohë për të paraqitur platformën e tyre dhe 15 minuta kohë për pyetje. Këshilli Drejtues, me vendimin nr.5, datë 27.01.2025, vendosi që në fazën e dëgjesës, si rezultat i votimit, të thirren: Jetmir Shpuza dhe Aurora Polo. /CNA
Ish-presidenti Ilir Meta, reagoi nëpërmjet një postimi në ...
Katër nga 49 emigrantët që mbërritën sot në Shëngjin do të...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër...
Gjykata e Apelit nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë për ...
Ish-punonjësja e IEVP Lushnje, Mirela Idrizi është dënuar ...
Në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë mbërriti ark...
Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë pritet të mb...
Rrjeti "Safe Journalists" ka shprehur shqetësimet në lidhj...
Kuvendi ka shtyrë seancën parlamentare të orës 10:00 të en...
Një ditë më parë në media ka qarkulluar lajmi se Prokurori...
Trupi i pajetë i Kryepiskopit të Shqipërisë, Anastas, mbër...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Grupet e krimit të organizuar rekrutuan qindra gra nga qyt...
GJKKO ka shtyrë seancën për ish-ministrin Fatmir Mediu. M...
Një grup punonjësish të ujësjellësit të Vlorës janë ngritu...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka publikuar pamjet ...
Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje sot dy vëllezërit ...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Gazetari Ferdinand Samarxhi ka zbuluar detaje në lidhje me...
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka ndërmarrë të gjitha...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...