Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Ish-presidenti Ilir Meta, reagoi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale për Kryepeshkopin Anastas Janullatos, homazhet e të cilit po mbahen sot dhe nesër në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”. Meta, theksoi se në pamundësi për të marrë pjesë në këto homazhe, vendosi që të kujtojë nëpërmjet këtij reagimi veprën e Kryepeshkopit, për të cilin theksoi se ishte një promovues i jashtëzakonshëm i vlerave.
"Ndërsa këmbanat e kishave kanë nisur të bien në të gjithë Shqipërinë dhe mijëra besimtarë ortodoksë dhe qytetarë shqiptarë nderojnë kortezhin me trupin e Fortlumturisë së Tij, Anastas Janullatos, një kalendar ortodoks (i vetmi që ndodhet në qelinë time çuditërisht), më nxit që në pamundësi për t’iu bashkuar këtyre homazheve ndaj këtij personaliteti të jashtëzakonshëm të nivelit botëror, të mos rri pa ndarë me ju disa copëza kujtimesh të gdhendura fort në kujtesën time.
Është pikërisht kalendari ortodoks për vitin 2025 që Fortlumturia e Tij më dërgoi me rastin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Çuditërisht askush tjetër nuk u kujtua të më dërgonte një kalendar në dhuratat e Vitit të Ri, kur në fakt, kalendari këtu ku ndodhem unë është shumë i rëndësishëm për të kuptuar se koha rrjedh dhe se ajo nuk duhet shpërdoruar. Sepse këtu, pa kalendar, e hëna nuk ka dallim nga e diela.Përveç vlerës praktike të kalendarit dhe festave apo ditëve të rëndësishme të ortodoksisë, ai shërben edhe si një promovues i mrekullueshëm dhe tepër konçiz i veprave të jashtëzakonshme që Fortlumturia e Tij ka ndërtuar në vendin tonë që nga 24 qershori 1992 kur Prof. Dr. Anastasi u zgjodh Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë.
Gjithçka nisi nga hiri dhe Fortlumturia e Tij ishte i vetmi hierark deri në vitin 1998, kur u krijua Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Nën kujdesin e Tij të veçantë, u arsimuan një brez i ri klerikësh shqiptarë të të gjitha gradave çka është edhe investimi më i rëndësishëm për vazhdimësinë e suksesshme të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.Ndërkohë në 33 vite u ndërtuan 161 kisha të reja dhe u riparuan 170 kisha, përveç restaurimit të 69 manastireve e kishave- monumente kulture.
Po kështu u ngritën mbi 80 kopshte, shkolla, qëndra rinore, qëndra shëndetësore, mensa për të varfërit, shtëpi pushimi për fëmijë, etj.
Falë personalitetit të Tij në nivel botëror, Kisha jonë u përfaqësua në nivelet më të larta të Këshillit Botëror të Kishave ku Kryepeshkopi ynë arriti të ishte edhe President i saj ashtu siç u zgjodh edhe President Nderi i Organizatës më të madhe Ndërfetare “Fetë për Paqen” në 2009.
Vetëm për trashëgiminë kulturore nën përkujdesjen e Tij u shpenzuan 12 milionë euro dhe po kështu jo vetëm u restauruan 600 ikona, por u përgatit edhe një brez i ri artistësh ikonografë.
Pa harruar këtu kontributet gjatë krizave humanitare si ajo e Kosovës ku 33 mijë shqiptarë u mikpritën me bujari dhe përkujdesje nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë.E ndërkohë që kontributet e Tij janë të jashtëzakonshme dhe unikale për ta shndërruar Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë edhe në një qëndër të veprimtarive ndërkombëtare jo vetëm fetare por edhe kulturore dhe akademike, për fat të keq edhe keqkuptimet ndaj Tij kanë qenë jo të pakta vetëm për shkak të origjinës së Tij greke.
Në vitin 2000 kur vizitova Kishën e Bostonit si Kryeministër, në një moment të veçantë i kërkoj At Artur Liolin, që më priste, që të rrinim 5 minuta vetëm.
Të lutem e pyes, më fol sinqerisht për Kryepeshkopin Anastas, sepse ka shumë debate rreth tij dhe si duhet të sillemi?
Përgjigjia e tij ishte shumë shteruese: “Nëse do e shikoni si grek gjithmonë do e paragjykoni, por nëse do e shikoni si misionar do merrni vendime të drejta”.
Kjo qasje më ndihmoi shumë në disa vendime të rëndësishme që isha i detyruar të merrja për shkak të pozitave të mia. Së pari lidhur me miratimin e vendit ku sot qëndron madhështore Katedralja e re në qendër të Tiranës.
Si sot e kujtoj se vetëm 1 javë pasi si Kryeministër i sapozgjedhur kisha pritur gjithë drejtuesit e komuniteteve fetare duke i garantuar se do të bëja çdo gjë për t’u kthyer pronat e tyre, Fortlumturia më kërkoi takim.“Duke u nisur nga takimi me ju ku shprehët gadishmërinë për kthimin e pronave tona, unë jam këtu për t’ju kërkuar që të zgjidhim çështjen e Katedrales", - më tha.
Patjetër i them unë që do t’ua kthejmë.
"Por ka një problem, - tha Fortlumturia, se prona jonë është atje ku është ndërtuar 'Hotel Tirana', ndaj ne nuk insistojmë për të, sepse duam të ndërtojmë një Katedrale të bukur e dinjitoze dhe jo të prishim diçka.
Ndaj ju lutemi që të na kompensoni me një tokë të njëvlershme pranë qendrës dhe me hapësirë të mjaftueshme"."Padiskutim, - i them unë, do përpiqemi të gjejmë një hapësirë dinjitoze pranë qendrës.
Ndërkohë Fortlumturia hodhi hapin e dytë.
"Ne e kemi studiuar këtë situatë më thotë dhe vendi më i përshtatshëm dhe nuk krijon probleme, është këtu (dhe tregon hapësirën midis godinës së Partisë Socialiste dhe Ministrisë së Mbrojtjes)".
Unë u gjenda i befasuar dhe për të fituar pak kohë, i them se ne do shohim edhe hapësira të tjera të njëvlershme pranë qendrës dhe nëse nuk do të gjejmë patjetër do të miratojmë këtu ku kërkoni ju.
Nuk ishte e pasikletshme të merrje një vendim të tillë në atë kohë kur PS-ja sulmohej jo rrallë si parti pro greke, etj. Por, vërtet që nuk kishte një hapësirë tjetër pa probleme rreth qendrës së Tiranës.Kështu që një ditë shkoj te selia e PS për të pirë një kafe dhe u them si rastësisht disa ekspertëve të saj se kam rënë në hall me Kryepeshkopin se i kam premtuar që do t’i gjej një vend për të ndërtuar Katedralen se nuk mund t’ja kthejmë 'Hotel Tiranën'.
Po gjeja më thanë ata. E ka gjetur vetë u thashë unë duke u treguar nga dritaret e PS që shikonin kioskat, te lulishtja para Ministrisë së Mbrojtjes. Ai kërkon këtë hapësirë dhe një të dytë si kjo nuk ka rreth qendrës së Tiranës.
Nuk dua të flas sot për reagimet absurde që vinin jo nga mungesa e dëshirës, por frika e sulmeve politike, se si mund të interpretohej kjo leje midis PS dhe Ministrisë së Mbrojtjes, por dua të nënvizoj faktin se Fortlumturia çdo hap e kishte të studiuar dhe mirëplanifikuar dhe dinte ta mbante fjalën.
Gjithmonë më thoshte do kemi një Katedrale që do e zbukurojë Tiranën dhe do u shërbejë të gjithëve. Kështu ndodhi.Inagurimi i saj ishte një lajm botëror, sepse udhëheqësit më të lartë botërorë e europianë morën pjesë dhe ky ishte një promovim i shkëlqyer i Shqipërisë si një vend i lirisë së besimit. Ndërsa rastin e dytë që do ndaja sot me ju është ai i çështjes së shtetësisë së Tij shqiptare e pazgjidhur për 25 vite.
Sa herë takohesha me Fortlumturinë në detyrat e ndryshme para se të bëhesha President i Republikës, ai gjithmonë me shumë përulësi e keqardhje e ngrinte këtë çështje. Unë e mirëkuptoja por edhe isha disi “komod” sepse kjo ishte një çështje ekskluzive e Presidentit të Republikës.
Me rastin e zgjedhjes time President, padyshim që Fortlumturia ishte ndër të parët që më takoi për të më uruar. Ndërkohë dhe unë isha i përgatitur për çështjen që atë e mundonte më shumë. Pas të gjitha verifikimeve të bëra ishte e qartë se nuk kishte asnjë problem për të dhënë një të drejtë që ligji ia kishte dhënë me kohë.
Natyrisht që kishte një debat nëse Fortlumturia do ndiqte procedurat e zakonshme që çdo shtetas i huaj ndjek pas 5 viteve qëndrimi në Shqipëri, duke shkuar në polici e bërë kërkesën për të marrë shtetësinë apo do ta merrte drejtpërdrejtë nga Presidenti i Republikës për shkak të meritave të veçanta.
Rruga e parë ishte e tejkaluar për këtë rast sepse Fortlumturia jo vetëm që nuk kishte 5 vite, por 25 vite rezident në Shqipëri e mbi të gjitha ai ishte udhëheqësi i një komuniteti shumë të madh e të rëdësishëm të vendit tonë. Për më tepër kontributi i Tij ishte i rrallë dhe po kështu edhe mosha dhe fisnikëria e tij meritonin respektin më të lartë.
Pa merak i them unë për çështjen e shtetësisë, ajo do të zgjidhet brenda një viti. Se kur, më duhet ta mendoj. A kishte rast më të mirë se në ditën e Krishtlindjes të vitit 2017 ta bëja këtë akt shoqëruar edhe me një vlerësim publik bashkë me urimet për festën.
Por, ajo që dua të veçoj ishte reagimi i tij atë ditë kur mori dekretin në duart e tij sipas Drejtorit tim të Kabinetit, z. Arben Cici.
I lumturuar kishte thënë: Më në fund do të vdes si shqiptar. E ndërsa vendlindja e tij ja bëri të gjitha nderimet, Ai zgjodhi Shqipërinë si vendprehjen e tij, sepse mbi të gjitha Ai ishte misionar dhe për më shumë se një të tretën e jetës së tij ia përkushtoi ringritjes nga hiri të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.Kjo është edhe arsyeja pse ai gjithë mirësjëllje refuzoi propozimin për t’u zgjedhur President i Greqisë.
Po kështu edhe urtësia e tij si misionar dhe durimtar me një largpamësi të jashtëzakonshme shprehej, kur e sulmonin, se me “gurët” që më hedhin do të ndërtoj kisha të tjera.
Ndoshta ne nuk u treguam aq largpamës sa duhej për ta “shfrytëzuar” më mirë personalitetin e tij njohur botëror, më shumë për të mirën e vendit tonë, por Fortlumturia me zgjedhjen e Shqipërisë si vendprehjen e tij, përsëri na ka lënë mundësinë që të shfrytëzojmë trashëgiminë e Tij dhe kujtimin e tij më në të ardhmen.
Të prehet në paqen e merituar! /CNA
Katër nga 49 emigrantët që mbërritën sot në Shëngjin do të...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër...
Gjykata e Apelit nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë për ...
Ish-punonjësja e IEVP Lushnje, Mirela Idrizi është dënuar ...
Në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë mbërriti ark...
Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë pritet të mb...
Rrjeti "Safe Journalists" ka shprehur shqetësimet në lidhj...
Kuvendi ka shtyrë seancën parlamentare të orës 10:00 të en...
Një ditë më parë në media ka qarkulluar lajmi se Prokurori...
Trupi i pajetë i Kryepiskopit të Shqipërisë, Anastas, mbër...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Grupet e krimit të organizuar rekrutuan qindra gra nga qyt...
GJKKO ka shtyrë seancën për ish-ministrin Fatmir Mediu. M...
Një grup punonjësish të ujësjellësit të Vlorës janë ngritu...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka publikuar pamjet ...
Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje sot dy vëllezërit ...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Gazetari Ferdinand Samarxhi ka zbuluar detaje në lidhje me...
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka ndërmarrë të gjitha...
Trupi i pajetë i kryepiskopit Anastas ka mbërritur në Kaka...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...