EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Me gëzim shpirtëror dhe plot emocion u krye sot në mesditë, në orën 11:00, fronëzimi i Hirësisë së Tij, Mitropolitit të Gjirokastrës, Nathanailit, në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Gjirokastër.
Shërbesa e Fronëzimit u zhvillua në praninë e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Imzot Joanit, anëtarëve të Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Mitropolitëve nga Greqia, përfaqësuesve të autoriteteve lokale, klerikëve të shumtë nga mbarë vendi e më gjerë dhe një numri të madh besimtarësh, që e mbushën përplot kishën.
Hirësi Nathanaili u zgjodh unanimisht Mitropolit i Gjirokastrës nga Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, në kryesimin e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Joan, më 16 shtator 2025. Deri në zgjedhjen e tij, Hirësia shërbente si Mitropolit Titullar i Amantias që nga viti 2016. Ishte gjithashtu për mjaft vite Kryesekretar i Sinodit të Shenjtë dhe përgjegjës për kujdesin e Katedrales së Ngjalljes së Krishtit në Tiranë.
Në fjalën e tij të fronëzimit, Mitropoliti i ri shprehu mirënjohje dhe nderim të thellë ndaj Perëndisë, që e denjoi për marrjen e përgjegjësisë baritore të Mitropolisë historike të Gjirokastrës. “Vij si bari dhe dhjakon, dhe jo si udhëheqës dhe sundues. Nuk vij me fjalë të mëdha, por me dëshirën e thellë për të dëgjuar, për të ndihmuar, për të ndërtuar së bashku një kishë që frymëzon me dashurinë e Krishtit dhe me urtësinë e Etërve tanë”, theksoi ai, duke risjellë ndërmend shërbimin e tij 20-vjeçar si prift në atë zonë, nga viti 1991 deri në vitin 2012.
Mitropoliti i ri iu referua gjerësisht trashëgimisë historike dhe shpirtërore të Gjirokastrës, duke theksuar se “Gjirokastra nuk është thjesht një qytet i bukur me gurë dhe kala, por një vend i shenjtë ku historia dhe besimi janë të ndërlidhura”. Ai kujtoi kalimin e Shën Kozmait nga zona dhe bëri referenca për shumë shenjtorë dhe martirë që lidhen me Mitropolinë, ndër të cilët Shën Sofroni Mitropoliti i Drinopolit dhe Gjirokastrës, shenjtorët martirë Therin dhe Donat që u martirizuan në Butrint, Oshënari Nifon nga Lukova Kafsokaliviti, Dëshmori i ri Kristo kopshtari nga Përmeti dhe Oshënari Gerasim Mikragjananiti nga Dhroviani.
Mitropoliti Nathanail iu referua gjithashtu të paharruarit, Kryepiskopit Anastas, nga i cili mori gradën episkopale në vitin 2012, duke zbuluar se tre muaj para se të ndërronte jetë, Kryepiskopi i ndjerë i kishte rrëfyer dëshirën e tij që të baritonte Mitropolinë e Shenjtë të Gjirokastrës. “Besoj fort se shpirtërisht gjendet mes nesh dhe gëzohet, lutet nga qielli për bijtë e tij shpirtërorë”, tha i emocionuar. Gjithashtu, falënderoi të ndjerin Mitropolit të Beratit, Ignatin dhe të Gjirokastrës, Dhimitrin, i cili gjithashtu dëshironte ta kishte pasardhës.
Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan, në përshëndetjen e tij, vlerësoi kontributin mbi 30-vjeçar të Mitropolitit të ri në Kishën e Shqipërisë, duke nënvizuar se erdhi në Gjirokastër në vitin 1991 “në periudhën më të vështirë të rindërtimit të kishës sonë nga gërmadhat e ateizmit”.
Kryepiskopi theksoi punën e palodhur të Hirësi Nathanailit në riorganizimin e enorive të shkatërruara në fshatrat e Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit, Sarandës dhe Himarës, si dhe kontributin e rëndësishëm në arsim si mësues në Liceun Kishtar “Kryqi i Nderuar” të Gjirokastrës.
“Aftësia jote për të tërhequr të rinjtë në kishë ishte e jashtëzakonshme. Me fjalën tënde, me shembullin tënd personal dhe dashurinë atërore, arrite të sjellësh shumë të rinj në jetën e kishës. Disa prej tyre sot shërbejnë si klerikë, mësues, katekistë apo edhe thjesht si besimtarë mjaft aktivë”, nënvizoi Imzot Joani.
Hirësia e Tij, Mitropoliti i Gjirokastrës, Nathanaili, (Stergiu), lindi në Taksiarha të Trikalas në vitin 1957. U diplomua nga shkolla e mesme “Athoniadha” në Malin e Shenjtë në vitin 1978 dhe nga Fakulteti Teologjik i Universitetit “Aristoteli” të Selanikut në vitin 1982. U qeth murg në Manastirin e Hirshëm të Lavrës së Madhe të Malit të Shenjtë në vitin 1979; u hirotonis dhjakon në vitin 1982 dhe prift në vitin 1987 nga Hirësia e Tij, Episkopi i Rodostolit, Krisostomi, ati i tij shpirtëror, të cilin e falënderoi veçanërisht në fjalën e tij, për udhëheqjen shpirtërore dhe zellin hierapostolik që e pati si frymëzim.
Në fjalën e tij të fronëzimit, Mitropoliti i ri bëri thirrje për unitet dhe bashkëpunim, duke theksuar:
“Nuk mund ta përmbush këtë mision pa ju. Kisha është një trup. Ju ftoj të gjithëve, klerikë dhe laikë, të bashkohemi në një frymë të re shërbimi. Të ndërtojmë ura, jo mure”. Duke njohur sfidat bashkëkohore të zonës, si emigrimi i të rinjve, vështirësitë ekonomike dhe sekularizmi në rritje, Hirësia u zotua të jetë afër çdo besimtari, “me ndjeshmëri dhe drejtësi”, të dëgjojë zërin e të rinjve, të moshuarve, të varfërve dhe të të harruarve.
Fronëzimi i Mitropolitit Nathanail shënon një epokë të re për Mitropolinë historike të Gjirokastrës, me shpresën e vazhdimit dhe forcimit të veprës së rilindjes shpirtërore që filloi pas rënies së regjimit ateist, vepër në të cilën ai vetë ka marrë pjesë aktivisht që nga ditët e para të pranisë së tij në Shqipëri./ CNA
Sot në Katedralen Ngjallja e Krishtit në Gjirokastër u kry...
Juristja Brizida Gjikondi në një dalje televizive ka folur...
Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare Abdi Baleta, ish-amba...
GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për gar...
Trafik i rënduar ka qenë ditën e sotme në aksin Tiranë-Elb...
Erion Veliaj ka dorëzuar sot një kërkesë, përmes së cilës ...
GJKKO ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë për kre...
Trupi gjykues i GJKKO-së është tërhequr për të marrë vendi...
Gjyqtarja Irena Gjoka, e cila u caktua për të shqyrtuar çë...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili pritet të sh...
Inspektorati i Lartë i Drejtësisë nuk ka nisur hetim displ...
Erion Veliaj dhe Mero Baze në mënyrë të turpshme vijojnë t...
Grupi parlamentar i PD-së zyrtarizon kërkesën për shkarkim...
Sot, 26 organizata ndërkombëtare dhe shqiptare për lirinë ...
Kreu i GJKKO, Erjon Bani, ka dhënë mesazhe të qarta në tak...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka deklaruar se në kohën kur...
Kryeministri Edi Rama, pas betimit në Presidencë ka mbledh...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, dhe de...
Shefi i Pediatrisë në Korçë, Robert Rado, ka dhënë detaje ...
Krerët e institucioneve të drejtësisë kanë zhvilluar një t...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...