GJKKO gjobit avokatin e pandehur të Erion Veliajt
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...

Në Shqipëri, çlirimi i fondeve evropiane të programit IPARD III në mbështetje të bujqësisë shqiptare, duket se do të duhet të kërkojë një kohë të gjatë. Autoritetet ende nuk thonë dot se kur ato do të mund të rihapen, pasi u lanë në pritje, në momentin që zyra evropiane kundër mashtrimit, Olaf, gjeti keqpërdorime serioze me fondet e programit te mëparshëm IPARD II.
Gjatë një interpelance në parlament, të kërkuar nga deputeti në opozitë, Agron Shehaj, ministrja e Bujqësisë Anila Denaj, deklaroi të enjten, se një plan veprimi i hartuar nga pala shqiptare, është ende në proces aprovimi në strukturat e BE-së. Plani i veprimit, sipas ministres, iu kërkua autoriteteve shqiptare, pasi në dhjetor të vitit të shkuar ato i kthyen përgjigje Komisionit europian, mbi raportin e Olaf-it, që i ishte dorëzuar qeverisë shqiptare në tetor të po atij viti. Procesi parashikon që materiali i dërguar në Bruksel nga autoritetet shqiptare, të vlerësohet dhe më pas palët të hyjnë në një proces ”negocimi”, në përfundim të të cilit përcaktohet dhe shuma që shteti shqiptar do të mund të duhet t’ia rikthejë Brukselit.
Nuk dihet cila ka qenë përgjigja e palës shqiptare ndaj pretendimeve të Olaf-it, i cili në raportin për vitin 2023 bënte të ditur se i kishte rekomanduar Komisionit Evropian "të konsiderojë si të papërshtatshme, një pjesë të financimit të Thirrjes së Parë dhe të Dytë për aplikime të programit IPARD II, për një vlerë prej 33 milionë eurosh".
Ministrja Denaj tha sot se raporti i përmbledhur dorëzuar qeverisë shqiptare “evidenton raste parregullsie me një vlerë totale shumëfish më të ulët se vlera që theksohet në raport dhe terminologjia nuk është e njëjtë me atë që përdoret. Kjo pasi strukturat audituese të Olaf-it, aplikojnë disa kritere sikundër është ekstrapolimi dhe vlerësimi i përgjithshëm i gjetjeve”.
Zonja Denaj njoftoi dhe angazhimin e “një auditi të jashtëm për të kryer një auditim të plotë, duke siguruar pavarësinë nga strukturat dhe autoritetet ekzistuese, bazuar në standardet e pranuara ndërkombëtare. Vetëm në përfundim të auditit dhe gjenerimit të këtij raporti nga ky audit i jashtëm ne do të flasim për shifra. Tani çdo gjë është e parakohshme dhe politike”.
Po ashtu në raportin vjetor, Olaf-i, rekomandoi më tej që “BE-ja të parandalojë 112 milionë euro të financimit të ardhshëm (IPARD III) për Shqipërinë nga shpenzimet e panevojshme, derisa të vendosen masa korrigjuese për të mbrojtur interesat financiare të BE-së nga çdo aktivitet i paligjshëm”. Në nëntor të vitit të kaluar, Delegacioni i Bashkimit europian në Tiranë, i tha Zërit të Amerikës se “Komisioni Evropian ka vënë në pritje miratimin për të gjitha masat IPARD III”.
Gjatë interpelancës së sotme në parlament ministrja Denaj, e trajtoi çështjen e programit IPARD III, sikur të ishte në procedurë e sipër, dhe jo të ishte lënë pezull, derisa Shqipëria të japë prova serioze se mund të marrë sërish përsipër, trajtimin e fondeve evropiane. Autoritetet shqiptare, përpara ndërhyrjes së Komisionit, bazuar në hetimet e OLAF-it, kishin kaluar të gjitha hallkat kryesore të procesit dhe prisnin vetëm riakreditimin e madje shpreheshin të sigurta se drita jeshile për fondet e IPARD III do të jepej që janarin e vitit 2023. “IPARD III, ka 9 masa nga 4 masa. Eshtë një proces i cili kërkon institucione më të forta dhe kërkon plotësimin e më shumë dokumentacioneve dhe institucioneve të forta. Jemi duke bërë pikërisht këtë, nëpërmjet strukturave dhe përpjekjes për të ndryshuar edhe aspekte të kontrollit parandalues”, deklaroi sot anga ana e saj zonja Denaj.
Në raportin për vitin 2023, OLAF-i, thotë se zbuloi “disa parregullsi serioze gjatë fazës së dhënies së granteve dhe zbatimit të disa projekteve”. Këto parregullsi përfshinin faktin se “aplikantëve u kërkohej t'i paguajnë një pjesë të konsiderueshme të grantit të tyre një kompanie konsulence lokale. Kontrata që jepen pa konkurrencë, ose përmes një konkursi të manipuluar (me oferta false që dorëzohen), dhe çmime të fryra dhe shkelje të rregullave kontraktuale”.
Por ndërsa për kompaninë e konsulencës, Olaf-i lë të kuptohet qartë se aplikantët ishin të detyruar t’i drejtoheshin asaj, ministrja Denaj u shpreh se “është në proces evidentimi të plotë “roli i konsulentit”, i cili më duhet të theksoj këtu, se marrëdhënia mes Konsulentit dhe Aplikuesit/Përfituesit është një marrëdhënie e lirë mes palëve”. Megjithatë ajo shtoi se “është e rëndësishme që konsulenti i përzgjedhur nga përfituesi dhe është evidentuar për sjellje joetike, në kundërshtim me ligjin, të jetë një informacion publik dhe në dije të plotë për këdo, kur bën zgjedhjen e tij”.
Ministrja e Bujqësisë deklaroi se ndërkohë “janë marrë veprime të shpejta korrigjuese për projekte që janë pjesë e raportit të OLAF-it, për rekuperimin e fondeve” me të cilat është abuzuar, apo se dhe “është miratuar struktura e re organizative për Agjencinë përgjegjëse”. Ajo bëri të ditur dhe se “aty ku ka patur nevojë për masa administrative është ndërhyrë”, por pa shpjeguar se deri ku kanë shkuar këto ndërhyrje. Çështja megjithatë është tani në duart e Prokurorisë së Posaçme e cila ka nisur një hetim./ VOA
CNA ka raportuar që prej janarit të këtij viti skemën ...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, iu për...
Një raport i përvitshëm i Departamentit amerikan të Shteti...
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, renditi problema...
DASH ka vlerësuar SPAK-un në raportin vjetor për Klimë...
Në raportin e përvitshëm për Klimën e Investimeve në S...
Departamenti amerikan i Shtetit i ka dhënë një “shupla...
Departamenti amerikan i Shtetit ka evidentuar një sërë...
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka dalë me n...
Nisi e zhurmshme kjo verë prej Kampionatit Evropian të Fut...
CNA ka krijuar një sondazh ku pyet qytetarët se “Si e ...
Deputeti Agron Shehaj ia ka numëruar një më një ministres ...
Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, ka folur ditën e s...
Gjykata Kushtetuese rrëzoi qeverinë për ligjin e stude...
Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi me tritol që ndodh...
Kuvendi ka miratuar ditën e sotme projekt-deklarata pë...
Shpërthimi me tritol që ndodhi pak ditë më parë pranë ...
Për rreth 1 orë qytetarë, deputetë të opozitës dhe anë...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të PD-së, Dorian Teli...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...