web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekskluzive/ Zbulohet detyra e re e Ardi Veliut

31 Gusht 2022, 12:05, Aktualitet CNA
Ekskluzive/ Zbulohet detyra e re e Ardi Veliut
Ardi Veliu

Ardi Veliu është emëruar në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Mëngjesin e sotëm u njoftua largimi i tij nga nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës, ku kishte rolin e zëvendësministrit.

CNA.al ka mësuar se Veliu tashmë do të udhëheqë Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

Kush është Ardi Veliu?

Para emërimit si drejtor i përgjithshëm i policisë së shtetit, Veliu mbante postin e drejtorit të policisë së Tiranës që prej prillit të 2017.

Ai ka kryer studimet në Akademinë ushtarake “Skënderbej” nga vitet 1991-1993. Veliu ka kryer dhe studimet në Akademinë e Policisë në Tiranë, por dhe 4 vite akademi policie në Turqi.

Karrierën e ka nisur si Komandat i Postës së Policisë në Memaliaj. Ai gjithashtu ka punuar në Vlorë, Durrës, në policinë rrugore dhe në Akademinë e Policisë.

Karriera në Polici e Ardi Veliut:

Komandant i “Postës së Policisë”, Memaliaj, Tepelenë (1998-1999)

Shefi i Policisë së Rendit, Vlorë (1993-2002)

Shefi i sektorit të “Policisë me Uniformë”,  Drejtoria e Policisë, Vlorë (2002-2004)

Shefi i sektorit të Rendit, Drejtoria e Policisë, Vlorë (2004-2006)

Shefi i komisariatit të Policisë, Durrës (2013-2014)

Zëvendësdrejtor për Sigurinë, Drejtoria e Policisë, Tiranë (2014-2015)

Drejtor i Kolegjit të Policise (Shkolla Bazë e Policisë) 2015 -2016

Drejtor i Policise Rrugore ne Drejtorine e Policise se Shtetit 29.07.2016 – 27.04.2017

Nga data 28.04.2017 Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga