web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Detaje nga ngjarja në Shkodër/ Një i plagosur, shpërthimi shkakton dëmtime përreth

28 Tetor 2025, 12:03, Aktualitet CNA

Detaje nga ngjarja në Shkodër/ Një i plagosur, shpërthimi

Një shpërthim me tritol ka ndodhur sot në lagjen “Arra e Madhe” në Shkodër. Sipas informacioneve, lënda plasëse ka shpërthyer pranë një automjeti të parkuar anash rrugës.

Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur shtetasi E.B., punonjës i Tatimeve. Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë nga pamjet në vendin e ngjarjes shihet se shpërthimi ka dëmtuar qepenin e një biznesi, para të cilit ishte parkuar automjeti, dhe një motomjet. Ende nuk ka asnjë informacion për personat që kanë vënë lëndën plasëse./CNA





Lajmet e fundit nga