Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Këshilli Bashkiak i Beratit ka miratuar buxhetin për vitin 2026, një dokument që PD dhe këshilltarët e saj e kundërshtuan dhe e votuan kundër. Sipas përfaqësuesve të PD-së, 89% e buxhetit parashikohet të shkojë për paga dhe shpenzime korente të një administrate të fryrë, ndërsa vetëm 11% për investime kapitale, duke lënë pas dore nevojat kryesore të qytetarëve për infrastrukturë, shkolla dhe kopshte.
Në deklaratën e tyre, Kasion Hasimetaj, kryetari i PD-së në Berat, si dhe këshilltarët bashkiakë demokratë Oltion Merdari dhe Anduena Azizolli, theksuan se pavarësisht rritjes së numrit të bizneseve dhe turistëve, të ardhurat e vetë bashkisë mbeten minimale, ndërsa fondet nga grantet janë pothuajse të papërfillshme.
Sipas opozitës, bujqësia është lënë pa mbështetje, me vetëm 4.2% të buxhetit, edhe pse mbi 35% e popullsisë e ka këtë sektor burimin kryesor të të ardhurave. Po ashtu, ata kritikuan mënyrën se si financohen aktivitetet turistike, duke pretenduar se fondet shpërdorohen për aktivitete pa ndikim real në promovimin e qytetit.
Deklarata e plotë:
Përpara disa ditësh u miratua në Këshillin Bashkiak të Beratit buxheti i Bashkisë Berat për vitin 2026. Ky është dokumenti më i rëndësishëm për bashkinë tonë, për qytetarët tanë dhe për bizneset tona, sepse u tregon të gjithëve se ku shkojnë taksat tona dhe cilat janë prioritetet që Bashkia Berat do të financojë në vitin 2026.
Këshilltarët e Partisë Demokratike e kundërshtuan këtë buxhet bazuar në argumentet e mëposhtme:
Së pari, 89% e buxhetit shkon për paga të administratës dhe shpenzime korente, dhe vetëm 11% shkon për investime kapitale. Pra, ky buxhet shkon thuajse i gjithi për të paguar një administratë të fryrë me patronazhistë. Në një kohë kur së paku 40% e buxhetit duhet të shkonte në investime për rrugë, shkolla, kopshte, kanale ujitëse dhe kulluese, si dhe për çdo vepër tjetër infrastrukturore. Por buxheti i ri, përveç përfundimit të disa investimeve të vogla, nuk ka të parashikuar asnjë investim të ri. E vërteta është që në Bashkinë Berat paguhen shumë herë më tepër individë militantë të PS-së, të cilët as që paraqiten në punë, por detyrë kanë vetëm të patronazhojnë dhe manipulojnë votën.
Së dyti, edhe pse thuhet se kemi rritje të numrit të bizneseve dhe të numrit të turistëve që vizitojnë qytetin tonë, të ardhurat që siguron vetë bashkia kanë një rritje të papërfillshme. Dhe të tilla parashikohet të jenë edhe në dy vitet në vazhdim. Ndërsa të ardhurat nga grantet e institucioneve apo shoqatave partnere janë vetëm 0.2% e buxhetit, gjë që tregon paaftësinë e administratës militante të bashkisë për të hartuar projekte dhe për të aplikuar pranë këtyre institucioneve.
Së treti, bujqësia është lënë totalisht pa mbështetje. Në funksion të saj janë lënë vetëm 4.2% e buxhetit, edhe pse ky sektor është burimi kryesor i të ardhurave familjare për mbi 35% të popullsisë së kësaj bashkie. Kështu, nuk janë parashikuar investime për rrugë, kanale vaditëse dhe pastrimin e atyre kulluese, prita për mbrojtjen nga përmbytjet dhe për rastet e emergjencave si zjarret, etj.
Së katërti, në funksion të turizmit është parashikuar të lihet gati dyfishi i financimit që i është vendosur sektorit të bujqësisë. Kjo do të ishte për t’u lavdëruar nëse këto para do të përdoreshin për të investuar apo promovuar vlerat artistike, historike apo kulinare të zonës sonë. Por ne kemi parë se në të gjitha këto vite, ky buxhet është shpërdoruar duke paguar këngëtarë tallavaje, fonira dhe orkestra nëpër ahengje të pakuptimta dhe vend e pa vend. Kjo gjë nuk siguron promovim të turizmit, por shpërdorim populist të parave të qytetarëve të Beratit.
Berati ka nevojë për një buxhet që të reflektojë dhe të mbështesë sektorët prioritarë si turizmi dhe bujqësia, të zgjidhë problematikën e theksuar të infrastrukturës rrugore, si dhe nevojat për kopshte dhe shkolla. Por, ashtu siç është miratuar, paratë tuaja, të dashur qytetarë të Beratit, shkojnë në xhepat e thellë të patronazhistëve politikë. Për këto arsye, Partia Demokratike dhe këshilltarët e saj e kundërshtuan dhe votuan kundër këtij buxheti. /CNA
Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zhvilluar sot ...
Pavarësisht shtrëngimit të ndjeshëm të politikave të imigr...
Mëngjesin e kësaj të premteje kanë nisur reshjet e dëborës...
Anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin për Rregullore...
Aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të bllokohet sërish ditën e...
Po ju njohim me titujt kryesorë të gazetave për ditën e pr...
Gazetari Artion Vreto në një dalje televizive, ka folur pë...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka ndarë një mesazh ...
Gazetari Bledian Koka ka reaguar ndaj deklaratave të Carlo...
Besimtarët e krishterë kanë kremtuar ditën e sotme Lindjen...
Shqipëria po harton një Roarmap (strategji zhvillimi) për ...
Sot bëhen 130 ditë nga gënjeshtrat dhe mashtrimi publik i ...
Kryepiskopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë,...
Krishtlindja u festua edhe këtë vit me solemnitet dhe pjes...
Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, ka përcjellë ...
Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka uruar të gjithë besimt...
Korça është mbushur me atmosferë festive në ditët e Krisht...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka zhvilluar sot një vizitë në K...
Dje kanë dalë në emisionin Plug, fakte, prova të reja ...
Carlo Bollino ka reaguar pas investigimit të emisionit Plu...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...