BE nxjerr zbuluar gënjeshtrën e Veliajt/ Ngre alarmin, Shqipëria, sfidë urgjente për ndotjen e ajrit
Bashkimi Europian ka ngritur alarmin sa i përket ndotj...

Ditmir Bushati në hapësirën e tij "Public Square" diskuton me Kurt Bassuener, bashkëthemelues i Këshillit për Politikat Demokratizuese. Në këtë episod ata ndalen tek shqetësimi gjithnjë në rritje nga analistë ndërkombëtarë dhe media në lidhje me përkeqësimin e standardeve demokratike dhe gjendjes ekonomike e shoqërore në Ballkanin Perëndimor.
Të dy bashkëbiseduesit diskutuan nëse SHBA-të dhe BE-ja janë në për të ndihmuar një tranzicion dhe transformim demokratik e social-ekonomik në vendet tona dhe pse po ndodh ky lloj përkeqësimi i normave dhe standardeve demokratike?
Duke u ndalur tek Ballkani Perëndimor të cilin Bassuener në një raport e ka përkufizuar si “zonë pa vlera të transaksionalizmit”, ai thotë se amerikanët kanë respektuar ndjeshëm BE-në, rrugën europiane, perspektivën e anëtarësimit, dhe kanë punuar për këtë. Ndonëse, vijon ai, të gjithë e kanë kuptuar që SHBA-të janë garantë të sigurisë në rajon, BE-ja është alergjike ndaj forcës. “BE-ja thjesht nuk shqetësohet për të.
"Situata e tanishme mbështetet mbi logjikën dhe prezumimin se Ballkani është në një mënyrë a tjetër tribal. E vetmja gjë që mund të bëhet është administrimi i tij, çka do të thotë së nuk duam trazira, nuk duam destabilitet. Për këtë arsye, do të bashkëpunojmë me pushtetarët aktualë”, shprehet Bussuener, për të cilin është hequr theksi nga demokracia, shteti i së drejtës dhe të drejtat e njeriut për sa ka të bëjë me ushtrimin e politikës së tanishme.
Duke u ndalur veçanërisht në këtë cështje, të cilën Bushati e quan “diplomacia e emigracionit”, në bisedë theksohet fakti se politika që kemi tani, më saktë përkthehet si: “ne do të kemi partneritet me cilindo që është në pushtet, dhe bazat e marrëdhënies sonë do të jenë kryesisht ekonomia dhe emigracioni”. Në varësi se nga cili shtet jeni, vendet e BE-së do të duan të rekrutojnë fuqinë punëtore të vendit tuaj, ose do ta mbajnë atë larg, por absolutisht nuk duan njerëz nga jugu dhe lindja e largët. Kjo është një lloj politike e “kordonit sanitar”. Kjo është gjeopolitikë pa vlera. Një lloj gjeopolitike që bota në zhvillim ka përjetuar dikur.
Bushati dhe Bussuener diskutuan dhe mbi ndikimin që pritet të kenë në Ballkanin Perëndimor zgjedhjet presidenciale në SHBA, për të cilat ky i fundit shpreh shqetësim nëse fiton ish-Presidenti Trump.
“Jam tmerrësisht i frikësuar nëse fiton Donald Trump, pasi pamë mjaftueshëm çfarë ndodhi herën e parë. Po. Ka pasur vijimësi në transaksionalizëm, por të paktën, administrata Biden doli kundër ndarjes së Kosovës, gjë për të cilën administrata e Trump ishte e hapur kur kjo gjë u propozua nga Vuçiç, Thaçi dhe u mbështet nga Mogherini. Mendoj se kjo ishte një agjendë e fshehur kur Vuçiç dhe Grenell u përpoqën të negocionin diçka” thotë ai.Më pas, kemi parë marrëveshjen e biznesit të Kushnerit dhe Ivanka Trump në Vlorë dhe në Beograd, të bashkëdrejtuar me Richard Grenell. Unë e quaj Trumpin presidentin tonë të parë ballkanas, pasi ai kishte saktësisht të njëjtin sistem operimi, pa kufij ndarës midis familjes dhe çështjeve publike, apo ushtrimit të funksionit zyrtar.
Përsa i përket rolit të SHBA-ve në rajon të dy bashkëbiseduesit ndajnë mendimin se politika e jashtme amerikane duhet të përqëndrohet më shumë në të ashtuquajturen leva politike sesa ekonomike. Unë mendoj se qëndrimi është: “ne, SHBA-të, duam që ju europianët t’i adoptoni këta fëmijët e egër siç janë, dhe më pas ata janë problemi juaj”. Ky është qëndrim diziluzionist, pasi nuk mund të funksionojë në këtë mënyrë. Por, me të vërtetë mendoj se ky është niveli i të menduarit. Dhe këtu nuk po flasim për njerëz që nuk kuptojnë. Mendoj se ekziston një fiksim i tepruar me levat ekonomike, dhe jo me ato politike, dhe ekziston një arsye se përse njerëzit duan të dominojnë në politikë, pasi në këtë mënyrë ata mund të kontrollojnë ekonominë, dhe jo e kundërta.
Një prej gjërave që më jep shpresë për rajonin janë lëvizjet qytetare nga poshtë lart kundrejt parasë, korrupsionit, abuzimeve të ndryshme me pushtetin, qofshin këto në nivele të ulëta apo të larta. Sistemet mund të ndryshojnë, por forma e operimit të pushteteve jo-llogaridhënëse është jashtëzakonisht e qëndrueshme në të gjithë rajonin, dhe njerëzit e kuptojnë një gjë të tillë, pohon ai.
Pyetja është nëse mund të dilet me një agjendë pozitive në vend të një agjende rezistence, sepse rebelimet dhe rezistenca janë kundërshtuese, ndërsa revolucionet janë mbështetëse.
Nevojitet një revolucion së pari për ndërgjegjen, sido që dëshirojmë ta përdorim atë ndërgjegje, qoftë revolucionare dhe përtej institucioneve ose të gjendet mjeti për të çarë rezistencën brenda institucionit. Mendoj se vetëm me nisma nga poshtë-lart ne do të mundemi të dalim nga politikat tona me tru të vdekur që ngjanë me zombit, dhe të kuptojmë se ka më shumë mundësi nga sa mendonim.
Nuk kemi pse merremi vetëm me Rama-t, dhe Vuçiç-ët, dhe Dodik-ët, etj. Ne mund t’u drejtohemi qytetarëve, dhe ata do të mund të gjejnë përfaqësues të vërtetë për agjendën e ndryshimit të dëshiruar prej tyre, qoftë për mjedisin, shtetin e së drejtës, arsimin, kujdesin shëndetësor. Të gjitha këto janë çështje me të cilat përballen qytetarët në të gjithë rajonin.
Ka pasur kaq shumë bisedime për bashkëpunimin rajonal, por këto kanë qenë gjithmonë midis qeverive, dhe asnjëherë midis qytetarëve. Unë mendoj se kontrata sociale ndërtohet nga baza. Për momentin, asnjë prej këtyre shoqërive nuk ka një kontratë sociale. Pra, mund të ketë demokraci kur ajo mbështetet mbi diçka, qoftë mbi një trashëgimi, një rend kushtetues, ose një luftë, ose diçka që është tejet e kërkuar./ CNA
Bashkimi Europian ka ngritur alarmin sa i përket ndotj...
“Jemi në hapin e fundit përpara firmosjes pë rtë sjell...
“The Telegraph” i ka kushtuar sot një artikull të “ngjeshu...
Kompania ajrore Air Albania është justfikuar s ai përket a...
Gjykata e Shkallës së Parë Korçë ka kthyer sërish në burg ...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Prokuror...
Operatorët turistikë në Pogradec kanë mbyllur një sezo...
Në nisje të edicionit të tretë të Programit të Ekipeve Spo...
Në Pallatin e Kongreseve është mbajtur takimi vjetor për a...
Në mbyllje të sezonit turistik, numri dy i qeverisë, Belin...
Gjykata e Posaçme e Apelit e ka pasur të pamundur që të ha...
Skandal i kompanisë shqiptare të fluturimit ajror “Air Alb...
Gjykata Administrative e Apelit vendosi të enjten që të sh...
Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ushtroi ankim të prem...
Një ditë më parë, Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdoga...
Më 15 tetor, në Luksemburg do të zhvillohet Konferenca e D...
Italia ka hapur zyrtarisht dy qendra në Shqipëri, ku plani...
Top eventi botëror i bukurisë sërish në Shqipëri për edici...
Efektivët e Forcës Ajrore janë një nga kategoritë që përfi...
Puna për qendrat e emigrantëve në Lezhë, që do të jenë nën...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...