Rikthehen përmbytjet në fshatin Murqinë/ Del nga shtrati lumi Ishëm, toka bujqësore nën ujë
Reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë vendin në orë...

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, akuzoi sot Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU) për vonesë dhe mungesë koordinimi në rastin e bukës së kontaminuar me arsenik, duke theksuar se qytetarët mbeten të pambrojtur.
I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto”, Muçollari u shpreh se informacioni mbi kontaminimin nuk ka ardhur nga kontrollet e drejtpërdrejta të AKU-së, por nga kompania mëmë e produktit, e cila e njoftoi institucionin mbi problemin.
Ai kritikoi vonesën në informimin e publikut dhe sekuestrimin e mallrave, duke theksuar se qytetarët morën njoftimin vetëm pas disa javësh.
Nga ana e saj, përfaqësuesja e AKU-së, Polikseni Drazho, nga Sektori Shkencor, kërkoi verifikim të analizave dhe theksoi se nuk janë publikuar prova të mjaftueshme për të konfirmuar rrezikun për konsumatorët.
Muçollari kërkoi gjithashtu përmirësimin e sistemeve të reagimit, analiza më transparente dhe mbikëqyrje më të rreptë të kompanive, duke e cilësuar rastin si një shembull të qartë të mangësive në sigurinë ushqimore në vend.
Debati në emision
P. Drazho: Buka me arsenik? Më fal, domethënë logjikisht ku e gjeti arsenikun buka?
G. Mucollari : Ky është investigim i një televizioni (jo aq opozitar) me thënë të drejtën.
P Drazho: Jo, jo, nuk po them për opozitë apo jo opozitë. Jam shumë dakord. Si logjikë, arseniku në bukë...
G. Mucollari : Po leje tani mos hyjmë te arseniku. Ne po flasim për një investigim të një emisioni që flet për problemet, domethënë në pesë prova që ka marrë, në pesë furra buke ka probleme të thella në raport me cilësinë
P. Drazho: Po ku janë analizat të cilat nuk na janë vënë në dispozicion që ne të verifikojmë?
G Muçollari: Duhet ta kishit bërë më përpara këto analiza për ta parandaluar rastin!
P. Drazho Ku janë provat? Ku janë provat të cilat bazojnë që kjo bukë ka rezultuar me këtë problematikë?
P. Drazho : Tani ne këtë po themi, që merret produkti dhe analizohet. Mirëpo rastet e pranisë së arsenikut në bukë apo në drithëra, se buka vjen nga drithërat, janë shumë të rralla. Madje dhe mund të jenë dhe inekzistente, sepse ku e mori?
G. Mucollari : E di, çfarë është interesantja se nganjëherë më bën përshtypje dhe do të doja domethënë që të kishte punonjës të ndershëm, por dhe ndërkohë mos merrnim përsipër të mbronim të pambrojturën.
G Muçollari: Informacionin e kisha marrë nga rrjeti i kompanive, që do të thotë përgjegjshmëria e vetë kompanisë për të njoftuar që shiko se këtë unë po e bllokoj dhe kush e ka këtë produkt duhet ta heqi.
Dhe në të njëjtën kohë, teorikisht AKU-ja duhet ta njoftonte si rast sepse vetë kompania e kishte njoftuar AKU-në.
Domethënë, jo AKU-ja e kishte kapur rastin, por kompania i kishte thënë AKU-së që shiko, ka ndodhur që ky rast, më ka njoftuar kompania mëmë, ka këtë problem.
AKU-ja në lidhje me mishin, ju deshën disa javë që ta nxirrte lajmërimin në mënyrë që qytetarët mos e konsumonin ata që e kishin blerë, por ndërkohë ju deshën dhe tre javë të tjera të shkonte të sekuestronte mallin, pas këmbënguljes së fortë të kompanisë dhe përgjegjshmërisë së kompanisë. Që do të thotë që këtu jemi në dorë të fatit"./ CNA
Reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë vendin në orë...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas aktit të platformës “...
SPAK ka kërkuar 39 vite burg për 7 zyrtarët e përfshirë në...
Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë v...
Aksi rrugor Qafë Thore–Theth vijon të mbetet i bllokuar dh...
Pas pezullimit nga detyra të Erion Ismailit për dyshime pë...
Trajtimi i ujërave urbane duhet të jetë funksion publik, i...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka përcjellë urimet për...
Reshjet e shiut gjatë natës janë shoqëruar me ulje tempera...
Reshjet intensive të 24 orëve të fundit dhe prurjet e ...
Zëdhënësja e kompanisë Mabco, Ornela Çuçi ka folur në emis...
Gazetari Blendi Fevziu u shpreh sot në emisionin “Të paeks...
Ish-prokurori Eugen Beçi u shpreh sot lidhur me efektet li...
Që prej paradites së kësaj të hëne kanë nisur shkarkimet e...
Prokurorët federalë kanë kërkuar burgim të përjetshëm për ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti sot në një takim...
Një sondazh i realizuar nga CNA nxorri në pah perceptimin ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me dy vite shërbim prove, ish-...
Juristi Bledar Dervishaj në një dalje televizive ka folur ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...