Mosfillimi i hetimeve për punonjësit e paraburgimit/ Ish-presidenti i drejtohet Gjykatës së Tiranës
Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tira...
Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tira...

Konferenca e 9-të e Koordinimit të Sigurisë Rajonale, titulluar "Bashkëpunimi në Kohët e Pasigurisë Globale", e organizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë dhe Ministrisë së Brendshme të Italisë, u hap sot në Sarajevë.
Majlinda Bregu, Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së ngriti shqetësimin për ikjen 'trurit' dhe deklaroi se angazhimi duhet të fokusohet te ndërtimi i një kuadri sigurie të qëndrueshëm, adaptiv dhe me shikim përpara.
“Rajoni ynë preket nga pothuajse çdo sfidë globale dhe peizazhi ynë i sigurisë po evoluon shpejt. Migrimi nuk është vetëm një fluks njerëzish; është një çështje e sigurisë kombëtare. Ikja e 'trurit' tani është një kërcënim për sigurinë, jo thjesht një çështje ekonomike. Ne përballemi me ndryshimet klimatike, katastrofat natyrore dhe, për shkak të kërcënimeve kibernetike në rritje, jemi përherë nën sulm, ku jetët tona personale mund të shkelen dhe pushtohen në çdo moment. Kemi nevojë urgjente për të prioritizuar ndërgjegjësimin, njohuritë dhe aftësitë, për të përafruar legjislacionin me BE-në dhe për të bashkuar forcat me BE-në në disa fronte,” tha Bregu, në fjalën e saj përshëndetëse.
“Ndërsa BE ka nisur të ndërtojë një 'Bashkim të Vërtetë Mbrojtjeje Evropiane' dhe të krijojë një 'Treg të Vërtetë të Përbashkët për Mbrojtjen', Ballkani Perëndimor duhet të mbahet brenda kuadrit, duke monitoruar sfidat e sigurisë. Pra, angazhimi ynë për ndërtimin e një kuadri sigurie të qëndrueshëm, adaptiv dhe me vizion për të ardhmen është i domosdoshëm. Duke bashkëpunuar në fushat e sigurisë kibernetike, kontrollit të armëve, qëndrueshmërisë ndaj ndryshimeve klimatike dhe më shumë, ne nuk po përmirësojmë vetëm sigurinë për Ballkanin Perëndimor, por për të gjithë Evropën,” përfundoi Bregu.
Përveç zonjës Bregu, fjalët përshëndetëse u mbajtën nga Edin Dilberovi?, Sekretar i Përkohshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës; Luigi Soreca, Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Bosnjë e Hercegovinë; Thomas Botzios, Drejtor për Adriatikun dhe Ballkanin në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë; dhe Stefano Gambacurta, Zv. Drejtor i Përgjithshëm i Sigurisë Publike në Ministrinë e Brendshme të Italisë, i cili tha se kjo ngjarje përfaqëson angazhimin e fortë për të ndërtuar së bashku një mjedis të sigurt për qytetarët e këtij rajoni dhe BE-së, por gjithashtu për të forcuar qëndrueshmërinë e shoqërive tona.
Federica Mogherini, Rektore e Kolegjit të Evropës, mbajti një fjalim kryesor në konferencë, i cili u përqëndrua në forcimin e bashkëpunimit rajonal të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, përballë pasigurisë gjeopolitike globale. Kjo ngjarje adreson sfidat kyçe të sigurisë me të cilat po përballet rajoni, përfshirë krimin e organizuar, korrupsionin, kërcënimet kibernetike dhe dezinformimin, ndërsa rreshtohen gjithashtu me standardet e BE-së dhe objektivat e integrimit.
Qëllimet e konferencës janë të forcojnë qëndrueshmërinë rajonale, të zhvillojnë rekomandime të zbatueshme për sigurinë dhe të lehtësojnë bashkëpunimin ndërmjet sektorëve. Pjesëmarrësit e ngjarjes angazhohen në diskutime dhe grupe pune mbi tema kritike si siguria e kufijve, migrimi, krimi i organizuar dhe siguria kibernetike. Fokusi i konferencës është gjithashtu për rolin strategjik të rajonit në sigurinë evropiane, duke theksuar rëndësinë e një Ballkani Perëndimor të qëndrueshëm dhe të sigurt për interesat rajonale dhe ato të BE-së.
Konferenca e Koordinimit të Sigurisë Rajonale, e organizuar nga RCC për vitin e nëntë radhazi, ka mbledhur mbi 100 pjesëmarrës, përfshirë zyrtarë qeveritarë, ekspertë të sigurisë.
Prokuroria e Posaçme ka vendosur të mos fillojë hetimet pa...
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka sqaruar deputetin Agr...
Pas protestës së përfaqësuesve të biznesit disa ditë më pa...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Stefan Çipa ka bërë me dije se ka mbyllur detyrën e tij si...
Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e kësaj të mërk...
Këshilli i Ministrave vendosi këtë të mërkurë të krijojë s...
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë uron Presidentin e sapoz...
Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar kërkesën e ish-kryemini...
Sipërmarrrësi Gjergj Luca ka uruar Donald Trump për fi...
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka mbl...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Ball...
Numri dy i qeverisë, njëherësh ministrja e Infrastrukturës...
Analisti Lorenc Vangjeli ka trazuar rrjetin me deklara...
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani kryesoi n...
Gjykata e Posaçme ka lënë në burg një person për korrupsio...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ishte...
Gjykata e Elbasanit ka dhënë masat e sigurisë për pedagogë...
Në datat 5-6 nëntor 2024, qyteti i Bakusë po mirëpret Sa...
Ditën e sotme prokurorja belge, Ann Fransen, ka mbërritur ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...