Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

“Krishtlindja mbetet gjithmonë një thirrje dhe një ftesë për të pranuar Krishtin në zemrat tona dhe në jetën tonë”, kështu është shprehur Mitropoliti i Korçës, Pogradecit, Kolonjës, Devollit dhe Voskopojës, Imzot Joani në mesazhin e tij në ditën e lindjes së Krishtit.
Në fjalimin e tij, ai thotë se për të pritur ardhjen e Mesias për të bërë gati udhën e Zotit dhe rrugët e tij të drejta, duhet të largohemi nga çdo zakon i keq dhe të pastrojmë zemrën dhe shpirtin nga urrjetja.
“Bëni gati udhën e Zotit; bëni rrugët e tij të drejta (Math. 3:3).
Me këto fjalë të profetit Isaia përshkruhet misioni i Shën Joan Pagëzorit në përgatitjen e popullit për ardhjen e Mesias, sepse takimi me Zotin kërkon një përgatitje të devotshme. Ai e filloi misionin e tij të përgatitjes duke e nxitur popullin të largohej nga e rrugët e shtrembëra, nëpërmjet pendimit, duke u thënë të pasurve të ndajnë pasurinë e tyre me të varfërit, pushtetarëve dhe ushtarëve të mos abuzonin me pushtetin e tyre, taksambledhësve të ndalonin vjedhjen e njerëzve dhe kritikoi imoralitetin e familjes mbretërore.
Mesazhi i Shën Joanit për përgatitjen ishte dhe mbetet i rëndësishëm në çdo kohë. Për të pritur ardhjen e Mesias, për të bërë gati udhën e Zotit dhe rrugët e tij të drejta, ne na duhet të largohemi nga çdo zakon i shtrembër, na duhet të pastrojmë zemrën nga çdo ligësi, urrejtje dhe egoizëm dhe ta mbushim atë me dashuri dhe dhembshuri, për të ndihmuar të gjithë njerëzit në nevojë, sepse dashuria e vërtetë nuk mund të jetë indiferente ndaj vështirësive të të tjerëve. Besimi pa vepra është i vdekur – shkruan Shën Jakovi (Jk.2:17). Na duhet të jemi të përulur dhe të largohemi nga çdo arrogancë dhe krenari që mund të japë pasuria dhe pushteti, sepse Vetë Zoti erdhi dhe jetoi në këtë botë si varfër dhe i përulur.
Në urtësinë e saj, Kisha na përgatit për të pritur Lindjen në trup të Mesias, Krishtit, Perëndisë dhe Zotit tonë, me anë të Kreshmës së gjatë para Krishtlindjes. Përgatitemi para një feste, sepse pa u përgatitur ne nuk mund ta kuptojmë dhe nuk mund ta përjetojmë atë thellësisht. Duhet të kujtojmë gjithmonë shëmbëlltyrën e dhjetë virgjëreshave: vetëm ato të mençurat, që ishin të përgatitura dhe i kishin llambat gati, hynë brenda në Mbretërinë e Perëndisë (Mt.25:6). Përgatitja na jep mundësinë të meditojmë dhe të përqendrohemi seriozisht për shpëtimin tonë dhe na ndihmon, nëpërmjet përpjekjeve shpirtërore, për të hapur mendjet dhe zemrat tonë në të vërtetën themelore se përse ne kemi nevojë për Perëndinë e mishëruar, i cili bashkon në Veten e tij Hyjninë dhe njeriun”, është shprehur Mitropoliti i Korçës, Shën Joani.
Më tej, në mesazhin e tij, thuhet se, Krishtlindja mbetet gjithmonë një thirrje dhe një ftesë për të pranuar Krishtin në zemrat tona dhe në jetën tonë, ndaj duhet t'i përgjigjemi thirrjes, sepse nuk do të mundemi dot ta presim Zotin në Krishtlindje, nëse nuk i përgjigjemi ftesës së Tij.
Vetë Zoti është i vetëmjaftueshëm, por Ai e dëshiron shpëtimin tonë dhe na thërret dhe na fton vazhdimisht, sepse Ai na do, na ndihmon dhe kujdeset për ne, jo sepse ne e meritojmë, por sepse Ai është zemërdhembshur dhe i mëshirshëm. Misteri i Mishërimit është një mister i dashurisë hyjnore, të identifikimit hyjnor me njeriun e humbur, thotë Hirësi Joani.
“Lindja e Krishtit, kjo festë e madhe, nuk ka të bëjë me lindjen e një mësuesi ose ligjdhënësi, por në lindjen në trup të Zotit dhe Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht. Ky Zot i natyrave - na mëson Shën Efrem Siriani - sot u transformua në kundërshtim me natyrën e Tij; nuk është shumë e vështirë për ne që të përmbysim edhe vullnetin tonë të mbrapshtë. Nëpërmjet mishërimit të Tij, duke marrë natyrën tonë dhe duke u bërë njeri, Zoti hyri në thelbin e ekzistencës së njeriut, duke e ndriçuar dhe duke e restauruar natyrën tonë të rënë dhe të errësuar. Prandaj, kjo ngjarje i prek të gjithë njerëzit, pa përjashtim, kushdo qofshin ata, sepse ajo përfshin çdo qenie njerëzore. Mishërimi i Perëndi-Njeriut e bëri të mundur përmbushjen e vërtetë të ekzistencës sonë, nëpërmjet besimit dhe rritjes në shenjtëri, duke transmetuar në jetën tonë praninë shëruese të hirit të Tij, i cili na jep fuqinë për të ndryshuar dhe për të kaluar nga errësira në dritë.
Krishtlindja është dhurata më e mrekullueshme që Perëndia Atë i ka bërë njerëzve. Por, si çdo dhuratë, për ta pasur dhe gëzuar atë, duhet më parë ta pranojmë. Prandaj Krishtlindja mbetet gjithmonë një thirrje dhe një ftesë për të pranuar Krishtin në zemrat tona dhe në jetën tonë. Ajo që kërkohet nga ne është përgjigjja pozitive ndaj thirrjes, sepse nuk do të mundemi dot ta presim Zotin në Krishtlindje, nëse nuk i përgjigjemi ftesës së Tij. Vetë Zoti është i vetëmjaftueshëm, por Ai e dëshiron shpëtimin tonë dhe na thërret dhe na fton vazhdimisht, sepse Ai na do, na ndihmon dhe kujdeset për ne, jo sepse ne e meritojmë, por sepse Ai është zemërdhembshur dhe i mëshirshëm. Misteri i Mishërimit është një mister i dashurisë hyjnore, të identifikimit hyjnor me njeriun e humbur.
Të dashur vëllezër dhe motra. Në këtë ditë të shenjtë dhe të gëzuar të Lindjes trupërisht të Zotit, le ta falënderojmë Perëndinë për këtë dhuratë dhe le ti përgjigjemi ftesës bujare të Tij me mirënjohje dhe me përulësi, duke bërë gati udhën e Zotit dhe të drejta rrugët e Tij, sepse vetëm në këtë mënyrë Ai do të jetë i pranishëm në jetën tonë dhe prania e Tij do ta ndriçojë atë, duke i dhënë asaj paqe, shpresë dhe gëzim.
Gëzuar Krishtlindjet dhe për shumë vjet! Mitropoliti i Korçës, Pogradecit, Kolonjës, Devollit dhe Voskopojës, Shën Joani”, shprehet ai./ CNA.al
Në prag festash ka pasur një fluks emigrantësh që janë...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur ngush...
Ambasada amerikane në Shqipëri ka uruar të gjithë besi...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, u ka uruar të gjithë b...
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar një l...
Krishtlindja, edhe Kërshëndellat apo shkurt Kshnellat ...
Fortlumturia e tij, Kryepiskopi Anastas Janullatos, në...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, së bashku me bashkëshorten...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë ...
Një banesë njëkatëshe është përfshirë nga flakët në Sa...
Regjisori Bujar Kapexhiu ka cilësuar Festivalin e 11-t...
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzha...
Një 66-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga s...
Regjisori i njohur, Bujar Kapexhiu, ka komentuar dhe a...
Zbulohen tetë “shtëpi bari” në Angli, kapen shqipta...
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzha...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u ka uruar të...
Kandidati i PD-së, për Bashkinë e Tiranës, Belind Këll...
Festat e fundvitit dhe konkretisht sot Krishtlindjet, po s...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar deklaratën e kreut të OM...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...