web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Sot është një ditë e shenjtë dhe e bekuar”/ Berisha uron besimtarët e krishterë në ditën e Krishtlindjes

25 Dhjetor 2022, 10:13, Aktualitet CNA
“Sot është një ditë e shenjtë dhe e
Kryetari i PD, Sali Berisha

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, u ka uruar të gjithë besimtarëve të krishterë festën e Krishtlindjes.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se kjo është një ditë e shenjtë dhe e bekuar ku lind shpresa dhe besimi tek e ardhmja.

“Të dashur qytetare dhe qytetarë, demokrate dhe demokratë. Sot këtë ditë të shenjtë, ditë të bekuar, urojmë të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë, në Shqipëri dhe kudo që ndodhen, Gëzuar Krishtlindjet!

Gëzuar këtë ditë në të cilën lindi Hyji dhe burri që ndikoi më shumë se kushdo tjetër në historinë e qytetërimit perëndimor. Këtë ditë lind shpresa, lind besimi i pakufijshëm tek e mira, tek e ardhmja. Le të urojmë të gjithë së bashku nga zemra që Krishtlindje të tjera të na gjejnë shumë më mirë, ashtu siç duam vetë dhe ashtu siç do shoqëria e kombi shqiptar. Gëzuar! Sb”, shkruan Berisha në mesazhin e tij./ CNA.al





Lajmet e fundit nga