EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

BBC i ka kushtuar një artikull vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila ka miratuar marrëveshjen për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë.
Në artikullin e BBC-së thuhet se sipas marrëveshjes, qeveria italiane do të ndërtojë dy kampe në veri të Shqipërisë për të strehuar 36,000 njerëz .
Marrëveshja do të duhet të ratifikohet nga parlamenti shqiptar dhe ka gjasa të kalojë lehtësisht pasi kryeministri Edi Rama ka një shumicë të padiskutueshme.
Sipas marrëveshjes, rreth 3,000 njerëz në muaj që tentojnë të arrijnë në Itali me rrugë detare do të ndalohen në dy kampe strehimi në Shëngjin, ndërsa kërkesat e tyre për azil shqyrtohen.
BBC shkruan se kampet do të paguhen nga qeveria italiane dhe do të funksionojnë sipas ligjit italian. Stafi italian do të jetë përgjegjës për operacionet dhe do të ketë imunitet nga ligji shqiptar në disa raste.
Pasi të jenë vlerësuar kërkesat për azil të emigrantëve, Italia do të jetë përgjegjëse ose për zhvendosjen e tyre nga kampet në Itali ose për dëbimin e tyre. Personeli i sigurisë dhe oficerët e policisë do të sigurohen nga Shqipëria.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe zoti Rama e prezantuan për herë të parë marrëveshjen në Romë në nëntor.
Menjëherë pas kësaj, marrëveshja u bllokua përkohësisht pasi opozita shqiptare paraqiti dy peticione me argumentin se marrëveshja do t'u mohonte azilkërkuesve mbrojtjen e kushtetutës dhe ligjit ndërkombëtar.
Por të hënën, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese vendosën se marrëveshja nuk ishte antikushtetuese. Ata thanë se marrëveshja "nuk krijon të drejta dhe liri të reja kushtetuese, as nuk sjell kufizime shtesë për të drejtat dhe liritë ekzistuese të njeriut, përtej atyre të parashikuara nga rendi juridik shqiptar".
Gjyqtarët hodhën poshtë gjithashtu pretendimet se marrëveshja për ngritjen e objekteve të pritjes së azilit do t'i jepte Italisë sovranitet në territorin shqiptar, duke vendosur se marrëveshja "nuk përcakton kufijtë territorialë dhe nuk ndryshon integritetin territorial të Republikës së Shqipërisë".
Javën e kaluar deputetët italianë votuan pro marrëveshjes, e cila u mbështet me 155 vota pro dhe 115 kundër.
Tashmë ajo do të shkojë në Senatin italian, ku pritet edhe miratimi i saj.
Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, i tha Senatit italian javën e kaluar se ishte i shqetësuar se transferimet e azilkërkuesve në Shqipëri do të "ngrenë çështje të rëndësishme të të drejtave të njeriut", duke përfshirë kushtet e jetesës dhe lirinë për ndalim arbitrar.
Është e paqartë se kur mund të hapen kampet, por pranvera e vitit 2024 është data paraprake e dhënë kur u njoftua për herë të parë plani./ CNA
Duket se ka një krisje me Partisë Socialiste dhe Partisë S...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka thyer heshtjen ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar prokuroren Mario...
Kreu i KLP-së, përfaqësuesi apo ministri hije i Rilind...
Analisti Lutfi Dervishi ka komentuar vendimin e gjykatës p...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas përjashtimit ...
Ish deputeti, Myslim Murrizi në tubimin para shtëpisë së i...
Deputetja Albana Vokshi, në tubimin para shtëpisë së i...
Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur sot në Kryeministri Pr...
“Humbi mundësinë për të bërë drejtësi në këtë çështje”...
Gjykatat Kushtetuese ditën e sotme ka shqyrtuar kërkesën e...
Komisioni i Etikës përjashtoi për 20 ditë nga Kuvendi,...
Dija kushton. Por tek Urdhri i Psikologut ta shesin më sht...
Komisioni i Prokurimit Publik i ka dhënë miratimin Min...
Komisioni i Etikës ka përjashtuar nga Kuvendi 20 ditë depu...
Alfred Balla, “misionari” i radhëve të pushtetit kundë...
Mjafton një konferencë shtypi për të kuptuar se si një min...
Ambasada e SHBA-së në vendin tonë ka ndarë një lajm të...
Gjykata Kushtetuese miraton marrëveshjen e Shqipërisë me I...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, është pyetur për ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...