Sistemi Europian i Informimit njofton mbi zjarret në pyjet e Shqipërisë
Sistemi Europian i Informacionit për Zjarret në Pyje, ...
Një atmosferë elektrizuese është regjistruar edhe në natën e dytë të eventit më madhështor në Korçë. Festa e Birrës bëri bashkë mijëra qytetarë korçarë, turistë vendas e të huaj, të cilët nën tingujt e muzikës live, shijuan atmosferën e mrekullueshme. Korçarët janë ata që nuk mungojnë në asnjë natë të organizimit, që prej natës së djeshme kur u çel festa, duke mbushur plot tavolinat edhe në natën e dytë të saj, me familjarët e miqtë e tyre.
Ata tregojnë për CNA Tv emocionet dhe kënaqësinë e madhe që po përjetojnë në këto orë qëndrimi, duke thënë se janë të mrekulluar nga atmosfera, organizimi, këngëtarët dhe gatimet tradicionale të Korçës.
Nuk kishin si të mungonin edhe vizitorët nga Shkodra, të cilët kanë ardhur për herë të parë, për të shijuar atmosferën e ngrohtë korçare. Dy zonja shkodrane shprehen se janë mjaft të kënaqura nga festa.

“Kemi ardhur nga Shkodra. Atmosfera është shumë e bukur, shumë magjike. Muzika, atmosfera, gjithçka shumë e bukur, shumë të kënaqura”, u shpreh njëra prej tyre.
Vizitorë nga Maqedonia e Veriut kanë qenë të shumtë në këtë event, duke u mbledhur me shoqërinë e duke ardhur enkas për Festën e Birrës. Disa prej vizitorëve nga Struga kanë treguar se janë të mahnitur nga atmosfera, mikpritja e korçarëve, birrat dhe gatimet korçare.
“Nga Struga kam ardhur. Kam qenë dhe më përpara, është i dyti vit. Shumë bukur”, u shpreh njëri prej tyre.

Pjesë e festës është edhe ekipi i vajzave të volejbollit, të cilat së bashku me trajnerin Orlando Koja janë bërë bashkë për të festuar në natën e dytë. Trajneri Koja, i cili prej vitesh ka jetuar në SHBA, tregon se atmosfera në Korçë nuk mund të krahasohet me këtë shtet. Ngrohtësia, mikpritja, gjithçka e bën mjaft të veçantë.
“Festa e Birrës është unike dhe është një kënaqësi për mua pas shumë vitesh kthehem dhe kënaqem kur vij këtu. Ka emocione të veçanta dhe përfshirja e njerëzve është e shkëlqyer. Atmosfera është spektakolare dhe ne vijmë me vajzat e kënaqemi këtu, sidomos këto të huajat me një eksperiencë kulturore, kështu që emocione të bukura”, deklaroi ai.

Elizabeth Sandoval vjen nga Meksika si lojtare e re për ekipin e volejbollit të Skënderbeut, ndërsa gjen rastin nëpërmjet mikrofonit të CNA-së, të shprehë kënaqësinë e madhe që po përjeton në këtë event por edhe në qytetin e Korçës.
"Është hera ime e parë këtu. Jam shumë e emocionuar që jam këtu. Festa shumë e bukur, njerëzit janë shumë të mirë. Unë vij nga Meksika. Ekipi punon shumë fort dhe shpresoj që të vazhdojmë me të njëjtin ritëm për të qenë kampione."

Në natën e dytë atmosfera u ndez nga këngëtarët Rezarta Smaja, Devis Xheraku dhe këngëtari i mirënjohur grek Konstantinos Koufos. Mijëra qytetarë kanë mbushur sheshin e Terminalit të qytetit, atje ku atmosfera i dha një tjetër pamje juglindjes./ CNA
Sistemi Europian i Informacionit për Zjarret në Pyje, ...
Festa më e madhe dhe e shumëpritur nga korçarët dhe gj...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, priti...
Një studim ndërkombëtar fizibiliteti i zhvilluar që nga vi...
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion mbi situatë...
Më 15 gusht 2024, besimtarët orthodhoksë kremtuan me madhë...
Rrjeti SafeJournalists shpreh shqetësimin e thellë për...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi, Gjergj Luca ka bërë investimi...
Kryebashkiaku socialist, Tonin Marinaj, akuzohet nga P...
Gjykata e Korçës refuzoi kërkesën e avokatit të Denis ...
Situata e zjarreve në Prespë shfaqet shqetësuese. Për shua...
Jamarbër Malltezi ka reaguar për anijet me mbetje toksike ...
Pak javë më parë Partia Demokratike i kërkoi Prokurori...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi gjat...
Gjatë protestës, Klevis Balliu ka deklaruar se kryebashkia...
Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi është shpreh...
Ka nisur protesta e 21 para Bashkisë së Tiranës, ku opozit...
Pas magjisë së natës së parë së Festës së Birrës në Korçë ...
Situata e zjarrit në Malin e Thatë paraqitet alarmante. CN...
Malet me plehra kanë mbuluar rrugët e Tiranës në këto ditë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...