EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Prokuroria e Tiranës ka sekuestuar pasuritë e një shtetaseje polake në Shqipëri, të akuzuar për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’.
Polakja me iniciale A.M. rezulton e përfshirë në investime në pasuri të paluajtshme me burime të panjohura fondesh.
Ajo rezulton se është bashkëshortja e shtetasit gjerman S.M., i kërkuar për mashtrim financiar dhe i arrestuar në aeroportin e “Rinasit”.
Konkretisht, shtetases A. M. i janë sekuestruar një apartament dhe dy garazhe në Lundër.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkon vendosjen e sekuestros preventive të pasurive të shtetases polake A.M. e cila rezulton e përfshirë në investime në pasuri të paluajtshme me burime të panjohura fondesh dhe dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Kjo prokurori më datë 04.01.2024, ka regjistruar procedimin penal nr.1022, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Nga një institucion ligjzbatues, me shkresën nr.27799/2 prot, datë 14.11.2023 u informua në lidhje me shtetasen polake A.M., e cila rezulton se është bashkëshortja e shtetasit gjerman S.M., i kërkuar për mashtrim financiar dhe i arrestuar në aeroportin e “Rinasit” më datë 21.08.2023, pasi akuzohet se ka krijuar një skemë piramidale në nivel ndërkombëtar, nëpërmjet së cilës së bashku me individë të tjerë kanë përfituar rreth 28 milionë euro. Sipas informacionit të referimit “Interpol” dhe prokurorë nga pesë vende të ndryshme, kanë punuar për kapjen dhe bllokimin e aseteve të këtij shtetasi në Dubai.
Nga hetimi i kryer deri më tani në Shqipëri, plotësohen kriteret për t’u vendosur sekuestro preventive ndaj pasurive të shtetases A.M. pasi ekzistojnë indicie dhe prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se kjo shtetase në bashkëpunim me bashkëshortin e saj, shtetasin S.M. kanë konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Nga hetimi i mbështetur edhe në praktikat e ekstradimit të mbajtura për shtetasin S. M., ekziston dyshimi i arsyeshëm se ky shtetas ka kryer vepra penale nëpërmjet mashtrimit dhe pastrimit të produketeve të veprës penale në disa shtete që kërkojnë edhe ekstradimin e tij, si Korea e Jugut dhe Polonia. Ekziston dyshimi i arsyeshëm se ky shtetas ka përfituar shuma të mëdha parash nëpërmjet skemave të mashtrimit.
Paratë e përfituara në mënyrë të paligjshme ai dhe bashkëshortja e tij, dyshohet se i kanë investuar në blerjen e pronave, në vende të ndryshme nga ku dyshohet se është konsumuar vepra penale e mashtrimit. Kështu investimet nga ana e të dy bashkëshortëve, nuk janë bërë vetëm në Dubai, por ekziston dyshimi i arsyeshëm i mbështetur edhe në provat e administruara gjatë hetimit, se të gjithë pasuritë që shtetasja A.M. ka blerë në Shqipëri, janë blerë me paratë e bashkëshortit të saj, të fituara si pasojë e mashtrimit, në disa vende të botës. Vlerat e blerjes së pasurive të paluajtshme që janë shuma të konsiderueshme, si 483,000 euro, 28,000 euro etj., janë indicie të mjaftueshme se pasuritë janë produkt i veprës penale.
Për këtë arsye, prokuroria në bazë të nenit 274 të Kodit të Procedurës Penale, kërkon vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” mbi pasuritë e paluajtshme:
- Pasuria nr.590/1/62+4-7, volum 14, faqja 170, ZK.2529, sip.176,06 m2, e llojit apartament, me vlerë fillestare 483 000 euro, vendodhja Lundër, Tiranë;
- Pasuria nr.590/1/62+4-G10, volum 14, faqja 181, ZK.2529, e llojit garazh, me sip 13.08 m2, në Lundër me vlerë 11 500 euro; dhe
- Pasuria nr.590/1/62+4-G11, volum 14, faqja 182, ZK.2529, me sipërfaqe 19.03 m2, e llojit garazh në Lundër me vlerë 15 500 euro./ CNA
Polica ka marrë masa për protestën që do të zhvillohet sot...
Nis marrja në pyetje e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është paraqi...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është paraqi...
Mëngjesin e së martës, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion V...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shkuar nj...
CNA ka siguruar pamjet e momentit kur kryebashkiaku i Tira...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pak minuta m...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka mbërritur...
Në emisionin "Të Paekspozuarit", analisti Neritan Seja...
Gazetari Rigels Seliman ka reaguar ashpër ndaj persona...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Avokati Genc Gjokutaj ka zbuluar arsyen e ndarjes së k...
Gazetari Baton Haxhiu, një nga njerëzit e afërt të Ram...
Elvi Fundo ka folur në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN...
Ditë pas dite CNA ka denoncuar se si Alfred Peza, drej...
Nga seanca e mbledhjes se KPA-së, të zhvilluar për të ...
Luli Basha ka përfunduar në studion e kaubojsit Eduart...
Gazetari Julian Hoxhaj ka folur për aferën e incenerat...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...