“5D gllabëroi 30 milionë euro”/ Thirrja e Telitit: Ngrihu dhe protesto
Anëtari i Këshillit Bashkiak i PD-së, Dorian Teliti u ...

Në kuadër të 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Atdheut, dhe të 80-vjetorit të Çlirimit të Vendit, për të përkujtuar dhe vlerësuar aktin sublim të punonjësve të policisë të rënë në krye e për shkak të detyrës, u zhvillua ceremonia për vendosjen në varrezat e Dëshmorëve të Atdheut të eshtrave të 5 efektivëve të Policisë së Shtetit, Zylfi Sulmataj, Qazim Duka, Lulëzim Sadikaj, Edmond Cuka dhe Selman Lena.
Në ceremoninë e varrimit në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut në Tiranë, të mbetjeve mortore të ish-punonjësve të Policisë së Shtetit, të shpallur “Dëshmorë të Atdheut”, morën pjesë ministri i Brendshëm, Taulant Balla, kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Kuvendit, Nasip Naço, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, familjarë të Dëshmorëve të Atdheut dhe përfaqësues të misioneve të huaja policore.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, u shpreh, në fjalën e tij, se është detyrë e Policisë së Shtetit të kujtojë e lartësojë gjithnjë figurën e Dëshmorëve të Atdheut, sepse gjaku i derdhur dhe sakrifica e tyre sublime nuk mund dhe nuk do të harrohen.
“Akti i vendosjes së eshtrave të Zylfi Sulmatajt, Qazim Dukës, Lulzim Sadikajt, Etmond Çukës dhe Selman Lenës në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut në Tiranë, ashtu si Benedik Brahja në qytetin e Durrësit, mund ta lehtësojë disi dhimbjen e madhe të familjarëve për babain, djalin e vëllain e munguar, por jam i sigurt se nuk mund ta shuajë atë. Boshllëku i krijuar është aty, çdo mëngjes e çdo mbrëmje, në çdo ditëlindje e festë familjare, në çdo vështirësi e vendim të vështirë, kur të dashurit tuaj nuk janë”, u shpreh Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, duke iu drejtuar familjarëve të ish-punonjësve të policisë.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit siguroi familjarët e të rënëve se, te Policia e Shtetit do të gjejnë gjithnjë një derë të hapur për të trajtuar çdo nevojë e kërkesë.
“Ne jemi familja juaj e madhe dhe ju siguroj se dhimbja e të gjithë organizatës së Policisë së Shtetit për kolegët që nuk janë më, me të cilët kemi ndarë aq shumë sfida, në përpjekje për të luftuar krimin dhe vendosur rend e siguri, kthehet çdo ditë në energji për të përmbushur misionin tonë. Nderimi që shteti u bën sot Zylfiut, Qazimit, Lulzimit, Etmondit dhe Selmanit na jep mundësinë të gjithëve të kujtojmë dhjetëra e dhjetëra të rënë me uniformën e Policisë së Shtetit. Sakrifica e tyre meriton respekt, por është ky momenti për të përsëritur mesazhin se, uniforma e Policisë së Shtetit është e shenjtë”, u shpreh Muhamet Rrumbullaku.
Ai shtoi se, “kushdo që do të guxojë ta cenojë uniformën e policisë, do të marrë përgjigjen më të ashpër ligjore”.
Përfaqësues të familjeve të Dëshmorëve të Atdheut falënderuan Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit për vlerësimin e bërë për të rënët.
Gjithashtu, në Varrezat e Dëshmorëve në Durrës u zhvillua ceremonia e nderimit të ish-punonjësit të policisë, Benedik Brahja./ CNA
Anëtari i Këshillit Bashkiak i PD-së, Dorian Teliti u ...
Deputeti Dashnor Sula i është përgjigjur deklaratve të...
Në Shqipëri e drejta për informim është në stanjacion prej...
Kryezdromsi i Tiranës, Erion Veliaj është njeriu që në...
Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka reag...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, ...
Nga viti në vit ritmet e rënies së nxënësve në arsim p...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e drejtorë...
Të premten, bashkëshorti i Olta Xhaçkës, Artan Gaçi, ë...
Të premten, GJKKO-ja rrëzoi sërish kërkesën e ish-krye...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Festa e Pashkës ortodokse ka sjellë fluks të shtuar në...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryes...
Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjen...
Drejtuesi i emisionit “Opinion” në "TV Klan", gazetari...
Normat e emigrimit të të rinjve në Shqipëri në 10 vite...
Në emisionin "Të Paekspozuarit" gazetarja Ola Xama ka ...
Gazetari Elvi Fundo pak ditë më parë njoftoi se, kryeb...
Gazetari Elvi Fundo ka zbardhur dhe skema të tjera të ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...