E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Gazetari Klodian Tomorri ka publikuar skandalin e radhës që ka të bëjë me situatën e zjarreve.
Rezulton se helikopteri 150 mijë euro që ishte vënë në dispozicion për fikjen e flakëve nuk ka shkelur asnjëherë në Shqipëri.
Tomorri shkruan se sipas Albkontroll nuk ka asnjë dokument që e vërteton lëvizjen e helikopterit, ashtu siç është deklaruar më herët.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka paguar në gusht të vitit të kaluar për shuarjen e zjarreve një helikopter që nuk ka fluturuar kurrë në hapësirën ajrore shqiptare, sipas të dhënave të regjistrit të AlbControl.
Postimi i plotë:

Magjistari më i fundit në radhën e drejtorëve të Rilindjes është Haki Çako, kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Çfarë ka bërë Hakiu do thoni ju? Me një "abrakadabra" zoti Çako na ka fikur zjarret me helikopterë fantazmë. Po si? Thjesht fare.
Vitin e kaluar, zoti Çako pagoi 150 mijë euro për një helikopter, që sipas tij u përdor për shuarjen e zjarreve në vatra të ndryshme të vendit. Deri këtu shumë mirë. Vetëm se ka një problem të vogël. Albkontroll thotë se helikopteri, që zoti Çako thotë se na fiku zjarret, nuk ka hyrë asnjëherë në territorin e Shqipërisë. Voila, magjistari i radhës. Tani faktet.
Në gusht të vitit të kaluar, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile shpalli një tender për kontraktimin e dy helikopterëve nga privatët, që do të përdoreshin për shuarjen e zjarreve. Grupi i punës brenda AKMC-së identifikoi 4 kompani shqiptare, të cilat mund të ofronin këtë shërbim.
Nga 4 subjektet e identifikuara, 3 kompani u përgjigjën se nuk kishin helikopterë të lirë për të fikur zjarret, ndërsa kompania Vivahelicopters u përgjigj se dispononte helikopterët, falë marrëveshjes që kishte me një kompani gjermane, dhe ishte e gatshme të ndërhynte menjëherë.
AKMC e shpalli fituese kompaninë Vivahelicopters. Kontrata mes palëve u firmos në 16 gusht të vitit të kaluar. Ajo parashikonte se AKMC do t’i paguante kompanisë Vivahelicopters rreth 3 mijë e 400 euro me TVSH për çdo orë fluturim për fikjen e zjarreve. Një muaj pas lidhjes së kontratës, në datën 15 shtator, AKMC kryen për llogari të kompanisë Vivahelicopters pagesën 308 mijë euro për 89 orë fluturime.
Sipas faturës elektronike të lëshuar, këto orë fluturimesh ishin kryer nga 2 helikopterë, përkatësisht AS350 D-DAHIQ dhe D-HAIF. Por Albkontroll thotë se helikopteri i dytë D-HAIF nuk ka shkelur asnjëherë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Skandalin e zbuloi KLSH-ja.
Madje KLSH thotë se jo vetëm pjesa e helikopterit fantazmë, që nuk shkeli kurrë në Shqipëri, por i gjithë shpenzimi prej 308 mijë eurosh është abuziv dhe i paligjshëm. Sipas raportit, nuk ka asnjë dokument që të provojë se helikopterët janë ngritur ndonjëherë në fluturim, e aq më tepër të jenë përdorur për shuarjen e zjarreve. E gjithë kjo, sipas KLSH-së, ngarkon me përgjegjësi drejtpërdrejtë drejtorin e Përgjithshëm të AKMC-së, zoti Haki Çako./CNA.al
Tashmë me një skenar të zbuluar sot bëhet publik dhe vetë ...
Sekretarja e Përgjithshme e Bashkëpunimit Rajonal, Maj...
Pamjet e mëposhtme vijnë nga ngjarja e ndodhur në Tiranë, ku...
Pak kohë më parë CNA.al ka shpallur "në kërkim" ish-kr...
Në 27 shkurt Shqipëria vendosi të ndalojë fluturimet e...
Gazetari Artan Hoxha ka reguar i revoltuar për shfaqje...
Kryeministri Edi Rama ka shfrenuar gjuhën gjatë ceremo...
Kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, ka kërk...
Kryeministri Edi Rama, në fjalimin e tij gjatë ceremon...
Gazetari Norel Zaimi tregoi për Euronews Albania se në...
Gazetari Xhevair Zhabina tregoi se në uzinën e Gramshi...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, është sot i pranishëm në I...
Kampionia e Europës në atletikë, Luiza Gega, është nderuar...
Këto janë pamjet që vijnë nga plazhi në Lukovë. Video...
Kontingjenti i 2-të me 30 efektivë nga Forca Tokësore,...
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Ministria e Dr...
Territori shqiptar gjatë orëve të paradites, do të jet...
Ministria e Jashtme mohon të ketë marrë ndonjë notë ng...
Kërkesat për divorce kanë shkuar në 11 mijë. Ka shumë...
Të rrëzuara nga sheshet e Tiranës gjatë lëvizjeve të v...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...