Shtypi i ditës, e premte, 11 tetor 2024/ Njihuni me titujt kryesorë të gazetave
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...

Vit pas viti treguesit e konkurrencës në prokurimet publike po shënojnë rënie. Përqindja e prokurimeve ku kishte vetëm një ofertë është rritur më tej në vitin 2024.
Sipas databazës se prokurimeve publike nga fillimi i vitit deri në javën e parë të korrikut 2024 u zhvilluan gjithsej 18,341 procedura prokurimi, në të cilat 2540 ose 13.8 për qind e tyre kishin vetëm një ofertë.
Për të gjithë vitin 2023 ishin zhvilluar 25,137 procedura prokurim dhe 12,9 për qind e tyre ishin vetëm me një ofertë.
Të dhëna më të detajuara tregojnë se, prokurimet me vetëm një ofertë ishin zakonisht shërbime të sigurimit, sigurisë, medikamente, udhëtime, shërbime hotelerie, karburante, pajisje sigurie, automjete etj.
Parimi themelor i prokurimit publik është konkurrenca e drejtë në mes operatorëve ekonomik. Në këtë mënyrë zhvillohet gara dhe rritet mundësia për të prokuruar mallra shërbime me çmime më të ulëta dhe më cilësore. Pjesëmarrja vetëm e një operatori ofron zero mundësi për negocim në çmim dhe gjithashtu ul pritshmëritë për cilësinë e mallit apo shërbimit publik që qeveria prokuron me fonde publike.
Vlera e prokurimit me vetëm një fitues ishte 6,7 miliardë lekë rreth 67 milionë euro në 7-mujorin 2024. Vlera e prokuruar për të cilën u shpall fituesi në të njëjtën periudhë ishte 64 miliardë lekë (64 milionë euro). Afërsisht 10 për qind e prokurimeve me fitues ishin me një ofertues në garë.
Shqipëria i ka të digjitalizuara sistemet e prokurimit. Regjistri i parashikimeve të procedurave të prokurimit publik dhe regjistri i procedurave të prokurimit publik të realizuara përgatiten elektronikisht dhe publikohen në Sistemin e Prokurimit Elektronik, ku janë të aksesueshme pa pagesë nga çdo i interesuar dhe në çdo moment.
Pavarësisht investimeve në teknologji dhe transparencës vit pas viti po rriten prokurimet me negocim dhe numri i pjesëmarrësve në gara po bie.
Burimet brenda APP pohuan se institucioni është në krizë për burime njerëzore në dy vitet e fundit. Hetimet e SPAK dhe presionet që duhen të mbajnë entet prokuruese nga drejtuesit po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë ambientin për punonjësit e prokurimeve. Burimet nga APP pohuan se stafet po dorëhiqen, të rinjtë nuk ofrohen dhe ata që janë punë hezitojnë të firmosin.
Sistemi i prokurimeve publike është gjithnjë në fokusin e ndryshimeve ligjore dhe investimeve për transparencë më të lartë, por nga ana tjetër përqendrimi i operatorëve në gara po rritet vit pas viti. Pasojat shihen në rezultatet e garave ku pothuajse të gjitha përfundojnë duke prokuruar fondin limit ose duke e tejkaluar atë kur ka vetëm një pjesëmarrës./ Monitor.al
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Ditën e sotme presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan vi...
Ish-ministri Ylli Manjani ka reaguar ashpër ndaj gafës së ...
Teologu Ermir Gjinishi, i ftuar në emisionin në MCN TV, ka...
Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, mbrëmjen e ka...
Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan dhe kryeministri ...
Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan ka folur për luft...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan në fjalën e tij ...
Kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij para inaugurim...
Ka nisur ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë....
Ekspertja e Ekonomisë Brisida Shehaj ka ironizuar Presiden...
Vodafone dhe Google njoftuan së fundmi se do të ...
Gjatë viteve të fundit në Shqipëri, fenomeni i përndjekjes...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në konfere...
Në Shqipëri do të hapet një universitet turk. Lajmin ...
Turqia do të bëjë trajnime dhe do të japë mbështetje me pa...
Në Tiranë pritet të përurohet xhamia e Namazgjasë me prani...
Që doganat janë hambar me hajdutë kjo dihet, por që ta...
Grupi Parlamentar i PD-së reagoi ashpër për anulimin e...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka mbërritur m...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...