web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

‘1 milion euro për 1 vrasje të dyfishtë’/ Gazetari zbulon detajet nga grupi që shkatërroi 8 grupe kriminale

19 Maj 2022, 15:00, Kronika CNA

Gazetari Eni Ferhati thotë se me shumë gjasa ka qenë Nuredin Dumani ai që ka ndihmuar drejtësinë për të zbuluar një sërë krimesh të rënda. Sipas tij, Dumani mund të ketë marrë dhe statusin e ?bashkëpunëtorit të drejtësisë?.

Gazetari tregoi se ka siguruar informacione nga deklaratat e Nuredin Dumanit dhe Enrik Hoxhajt si dhe celularët e tyre.

?Për një vrasje të dyfishtë persona të caktuar do të paguheshin në vlerën e një milion eurove shpërblim,? ? tha Ferhati.

Shifër kjo e cila vërteton se viktimat kanë pasur një status të lartë në hierarkinë e grupeve kriminale.

Sot u goditën 8 grupe kriminale, 4 në Elbasan, 3 në Tiranë dhe 1 në Durrës. Sidoqoftë, Suel Çela apo Ervis Martinaj që cilësohen si ?të fortë? nuk kanë mundur të arrestohen dhe nga operacionet janë kapur vetëm persona të ?dorës së dytë?./euronews





Lajmet e fundit nga