web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Marrëveshje ekstradimi me Spanjën/ Gledis Nano: Deri tani 7 shqiptarë të arrestuar

18 Maj 2022, 13:46, Aktualitet CNA

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit u zhvillua konferenca për shtyp ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë spanjolle.

Në fokus të konferencës ishte zbatimi i detyrimeve që parashikon marrëveshja e ekstradimit, në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të shpallur në kërkim nga autoritetet ligjzbatuese të Spanjës.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, vlerësoi marrëdhëniet e deritanishme mes shteteve dhe angazhimin e Policisë shqiptare, për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga Spanja.

Nano bëri të ditur se deri më tani janë arrestuar 7 shtetas shqiptarë.

?Jemi këtu sot, së bashku me partnerët e Policisë së Mbretërisë së Spanjës, për të informuar qytetarët e të dyja vendeve tona, ata të BE-së dhe më gjerë, se bashkëpunimi ndërmjet policive dhe agjencive ligjzbatuese po vijon të thellohet dhe po shkon në drejtimin e duhur, ku gjithsecili dëshiron t?i shohë mbrojtësit e ligjit dhe të sigurisë së jetës dhe pronës së tyre.

Për çdo drejtues, të cilitdo niveli shtetëror, ruajtja dhe forcimi i miqësive të trashëguara nga e kaluara e përbashkët e popujve, duke mos e parë vetëm në sfondin historik, por edhe në atë aktual, mbetet një ndër kolonat më të rëndësishme të shndërrimit të tyre në aleanca të qëndrueshme në dobi dhe në interes të sigurisë së shoqërive që ne përfaqësojmë.

Në politikat e saj prioritare, Shqipëria është e angazhuar me krejt kapacitetet e saj njerëzore, logjistike dhe ligjore dhe po punon për rritjen e parametrave të sigurisë në vend, një kontribut i cili zë vend dhe reflektohet edhe në sigurinë e vendeve te BE-së e më gjerë.

Rritja e rolit dhe e përmasës operacionale të Policisë së Shtetit dhe të agjencive ligjzbatuese në vend u vu re në operacionet e drejtuara dhe të koordinuara nga partnerët apo strukturat homologe ndërkombëtare, vijon të tregojë vendosmërinë dhe profesionalizmin e këtyre strukturave dhe seriozitetin e Shqipërisë, për të punuar dhe për t?u bashkërenduar ngushtësisht, me të gjithë aktorët e zbatimit të ligjit, si brenda dhe jashtë vendit.

Këtij qëllimi i shërben edhe nënshkrimi i marrëveshjes së ekstradimit midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës, e cila hyri në fuqi më 16 mars të vitit 2022.

Vlen të përmendim faktin se Policia e Shtetit ka bërë një punë paraprake për evidentimin dhe verifikimin e të gjithë personave të kërkuar nga autoritetet spanjolle dhe me hyrjen në fuqi të marrëveshjes, në koordinim të ngushtë me autoritetet spanjolle të zbatimit të ligjit, veçanërisht me strukturat e INTERPOL-it dhe FAST-it të të dyja vendeve, ka filluar operacioni dhe deri tani janë arrestuar 7 shtetas shqiptarë, për veprat penale: ?Trafikimi i lëndëve narkotike?, ?Organizata kriminale?, ?Falsifikimi i  dokumenteve? dhe ?Shkelja e ligjit për drogat?. Këta shtetas vijojnë të jenë në procedura gjyqësore, me qëllim ekstradimin e tyre drejt Spanjës.

Po në kuadër të këtij bashkëpunimi, gjatë vitit 2021 janë realizuar operacionet e suksesshme: ?DOBRA?, ?NOMADA? dhe ?SHPIRTI?. Po ashtu, të suksesshme ishin dhe operacionet e zhvilluara më parë si: operacioni ?VAZHDIMI? dhe Mega Operacioni ?ONE IF-BY LAND?, rezultatet e të cilëve i kemi bërë të ditura në komunikimet e mëparshme?, u shpreh ai ndër të tjera./ CNA.al





Lajmet e fundit nga