web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dean Liço drejt një kampionati europian, e duan në Itali dhe Portugali

18 Maj 2022, 19:44, Sport CNA

Huazimi ka përfunduar dhe aventura e mesfushorit korçar, Dean Liço, te skuadra e Partizanit duket drejt fundit. Futbollisti 22-vjeçar, edhe pse nuk ka luajtur rregullisht, ka qenë shpesh një lojtar që ka ndryshuar lojën me aktivizimet e tij, duke ndihmuar kështu Partizanin të arritjë objektivin Europë këtë sezon.

Gjithsesi, pritshmëritë për Liçon janë të mëdha dhe synimi i tij është një kampionat më i fortë. Ofertat nuk mungojnë dhe për korçarin po shfaqen në horizont sirena italiane dhe portugeze. Aktualisht, ai ka edhe një vit kontratë me Askolin, që nuk mundi të ngjitej në Serinë A, por nuk përjashtohet mundësia që të transferohet te një skuadër tjetër në këtë kampionat.

Liço e njeh mjaft mirë futbollin italian, pasi është aktivizuar dhe me të rinjtë e Lacios, apo me Perugian, ku për fatin e tij të keq kur nisi të tregonte potencialin e tij, shpërtheu pandemia dhe gjërat morën tjetër rrjedhë.

Pas dy vitesh, Dean Liço mund të rikthehet edhe njëherë tjetër si protagonist në Itali. Ndërkaq, një pistë tjetër është edhe Portugalia, kampionat që Liço e njeh mjaft mirë, pasi është aktivizuar me Sportingun e Lisbonës. Pritet me interes të shihet se cila do të jetë e ardhmja e 22-vjeçarit.





Lajmet e fundit nga