GJKKO gjobit avokatin e pandehur të Erion Veliajt
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve, që u mbajt të premten në Bruksel nuk solli marrëveshje lidhur me targat e veturave.
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialog, Mirosllav Lajçak përmes një postimi në Tëitter tha se “puna do të vazhdojë”.
“Sapo përfunduan takimet e sotme të kryenegociatorëve në Bruksel. Rezultatet janë të përziera. Fatkeqësisht, nuk u arrit asnjë marrëveshje për targat, por ne kemi bërë përparim në dosjet e tjera duke përfshirë energjinë”, shkroi Lajçak.
Delegacionin e Kosovës e udhëheq, Besnik Bislimi, ndërsa atë të Serbisë, Petar Petkoviq. Të dy këta kryenegociatorë mbajtën takime me Lajçakun por nuk pati takim të përbashkët mes tyre.
Diskutimet e sotme kanë vazhduar për temat që janë diskutuar tri javë më parë, duke përfshirë çështjen e targave të makinave.
Kryenegociatori i Serbisë, Petkoviq në një deklaratë për media tha se gjatë ditës është biseduar për marrëveshjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, e cila ende nuk është implementuar.
Ai gjithashtu tha se kanë biseduar për targat si dhe për të pagjeturit, por e akuzoi Prishtinën se nuk është konstruktive në biseda.
?Ne disa tema ka hapësirë për t?u marrë vesh, por nevojitet edhe pajtimi i anës tjeter. As sot nuk erdhi deri te takimi direkt me z. Bislimi sepse ai refuzoi të flasim për Asociacionin dhe për të pagjeturit?, tha Petkoviq.
Palët nuk kanë arritur pajtueshmëri për një zgjidhje afatgjate për këtë temë, edhe pse ka skaduar mandati prej gjashtë muajsh për grupet punuese që të arrijnë një marrëveshje.
Pas takimit të fundit, BE-ja pati dalë me një deklaratë që derisa të mos ketë marrëveshje të reja, regjimi me letra ngjitëse do të vazhdojë të zbatohet.
Sipas zyrtarëve të BE-së mandati prej gjashtë muajsh ka qenë për grupet punuese e jo për të arritur zgjidhjen finale.
Tani kjo çështje do të diskutohet në nivel të kryenegociatorëve.
Marrëveshja e përkohshme mes dy shteteve për targat, e arritur më 30 shtator të vitit të kaluar, parasheh mbulimin me letra ngjitëse të simboleve shtetërore në targat e makinave kur ato të kalojnë në territorin e njëra-tjetrës.
Kjo marrëveshje ka dalë pas disa ditësh trazira në veri të Kosovës, ku disa serbë lokalë kanë bllokuar rrugë, për të kundërshtuar vendimin e atëhershëm të Qeverisë së Kosovës për masa reciprociteti.
Përveç çështjes së targave, në takime pritet të diskutohet edhe për çështjen e të pagjeturave dhe atë të energjisë. Për të dyja këto çështje në BE thonë se janë ?shumë afër zgjidhjes? por duhet bërë edhe ?hapin final?.
BE dhe bashkësia ndërkombëtare kanë përsëritur se presin nga të dyja palët që të përmbahen nga çfarëdo veprimi i njëanshëm, i cili do të mund të rrezikonte sigurinë në terren dhe do të komplikonte edhe më shumë përparimin në dialog.
Përfaqësuesi i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, i përballur me mungesë të suksesit në këtë proces, po tenton që të arrihet ndonjë marrëveshje së shpejti në mënyrë që të hapet rruga edhe për një takim në nivel të lartë, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Të dy liderët nuk janë takuar ? në kuadër të dialogut ? prej verës së vitit të kaluar.
Ditë më parë Kurti dhe Vuçiq janë takuar në një darkë joformale në Berlin.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke përshëndetur kancelarin gjerman, Olaf Scholz, pas një konference të përbashkët për media në Berlin më 4 maj 2022.
Kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka thënë më parë se nuk do t?i ftojë liderët në takime të nivelit të lartë, derisa të mos ketë sinjale të qarta se në takim të tillë do të arrihet përparim konkret.
Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka nisur në vitin 2011.
Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk kanë gjetur zbatim në terren./rel
Rusia do të pezullojë furnizimet me energji elektrike në Fin...
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, bëri të ditur të prem...
Ligjvënësit kroatë miratuan të premten një ligj që hap rrugë...
Kuvendi i Shqipërisë ka refuzuar të enjten kërkesën e Partis...
Të premten në Kiev u hap gjyqi i parë për krime lufte ndaj n...
Është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare, Presidenti i Emir...
BE-ja po shqyrton mundësitë e vendosjes së embargos së naftë...
Deputeti i CDU-së, Michael Brand, argumenton se kërkesa e Ko...
“Kosova dhe Serbia janë shtete sovrane, të cilat kanë të dre...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi Kosova ...
Kosova dorëzoi të enjten kërkesën për anëtarësim në Këshilli...
“Ne e dënojmë luftën në Ukrainë dhe kemi vendosur t’u japim ...
25 milion ton drithëra ndodhen ndërkohë të bllokuara në port...
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka shprehur r...
Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka shtyrë Finlandën dhe Suedinë...
Konflikti në Ukrainë ka krijuar probleme tek rrjeti i furniz...
Presidenti finlandez dhe kryeministrja e vendit u shprehën p...
Kremlini tha të enjten se shtytja e Finlandës për t’u bashku...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thirrur një takim...
Alternativa ruse ndaj Google Play Store ndodhet në fazë test...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...