DASH: Kosova dhe Serbia i zgjedhin vetë prioritetet për politikë të jashtme
“Kosova dhe Serbia janë shtete sovrane, të cilat kanë të dre...
Deputeti i CDU-së, Michael Brand, argumenton se kërkesa e Kosovës për anëtarësim në KE është një hap i logjikshëm dhe se antarësimi i Kosovës në KE do të ketë efekt stabilizues edhe për Bosnjë-Hercegovinën.
Grupi parlamentar më i madh opozitar në Gjermani, CDU/CSU, ka kërkuar nga qeveria gjermane mbështetje aktive për anëtarësimin e Kosovës në KE. Në një deklaratë për media, të enjten, 12,05. në mbrëmje, deputeti i CDU-së, Michael Brand, shkruan se “Kërkesa e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është një hap logjik”. Brand vlerëson se “Kosova në të kaluarën e afërt ka bërë progres të madh në aspektin e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit.”
Brand, i cili është Kryetari i Grupit të Punës për të Drejtat e Njeriut dhe ndihmën humanitare të grupit parlamentar CDU/CSU, ka thënë më tej:
“Asnjë vend tjetër evropian nuk i referohet kaq qartë në Kushtetutë Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Juridiksioni i saj që tashmë njihet si i detyrueshëm për Kosovën”.
Brand shkruan më tej se Kosova është “deri tani vendi më pro-evropian në Ballkan”, duke argumentuar se më shumë se 90 për qind e popullsisë është vazhdimisht në favor të integrimit në BE dhe NATO.
“Nën qeverinë e re, vendi po ndjek një politikë absolutisht pro-evropiane dhe pro-perëndimore. Qeveria e Kosovës gjithashtu shumë shpejt u është bashkuar të gjitha sanksioneve perëndimore kundër Rusisë.”
Brand thotë se antarësimi në strukturat euroatlantike do të krijonte stabilitet në Ballkan.
“Në pikën e kthesës pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, qeveria federale duhet të mbështesë në mënyrë aktive kërkesën e Kosovës për anëtarësim në BE dhe NATO, në mënyrë që paqja në pjesët e tjera të Evropës, veçanërisht në Ballkan, të mos rrezikohet më nga veprimet e Rusisë dhe Serbisë. – nga propaganda pro-ruse te manovrat ushtarake.”
Gjermania e mbështet aplikimin e Kosovës në KE. Këtë garanci e mori kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij të fundit në Berlin, më 4 maj 2022, nga Kancelari Olaf Scholz.
Momenti i duhur
Kontributi më i rëndësishëm për këtë është njohja në tërësi e kufijve në Evropë, shkruan më tej deputeti gjerman.
“Nëse Serbia dhe Rusia nuk mund të vazhdojnë lojën e tyre të rrezikshme kufitare në Ballkan, rreziku i një konflikti të ri atje do të reduktohet ndjeshëm. Mbështetja për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës do të ketë efekt stabilizues edhe në situatën në Bosnje-Hercegovinë, ku edhe ekstremistët serbë, aleatë me Rusinë, po i vënë në pyetje kufijtë.”
Politikani i CDU-së, shpjegon se përse tani është momenti i duhur për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës:
“Në Këshillin e Evropës, më shumë se 72 për qind e shteteve anëtare e kanë njohur tashmë Republikën e Kosovës, ndërsa të tjerat janë afruar me njëri-tjetrin. Është koha e duhur dhe qasja e duhur për të bërë një hap të rëndësishëm përpara në integrimin e mëtejmë të Kosovës dhe në të njëjtën kohë të gjithë rajonit.”
Në përfundim të deklaratës së tij për media, Michael Brand kërkon nga qeveria gjermane hapa konkretë:
“Tani është e rëndësishme që qeveria federale jo vetëm të bisedojë, por edhe të veprojë në mënyrë aktive. Kancelari Federal dhe Ministrja e Jashtme i kanë siguruar personalisht lidershipit kosovar mbështetjen e tyre. Kjo tani duhet të reflektohet në veprime konkrete?. (ash)/DW
“Kosova dhe Serbia janë shtete sovrane, të cilat kanë të dre...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi Kosova ...
Kosova dorëzoi të enjten kërkesën për anëtarësim në Këshilli...
“Ne e dënojmë luftën në Ukrainë dhe kemi vendosur t’u japim ...
25 milion ton drithëra ndodhen ndërkohë të bllokuara në port...
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka shprehur r...
Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka shtyrë Finlandën dhe Suedinë...
Konflikti në Ukrainë ka krijuar probleme tek rrjeti i furniz...
Presidenti finlandez dhe kryeministrja e vendit u shprehën p...
Kremlini tha të enjten se shtytja e Finlandës për t’u bashku...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thirrur një takim...
Alternativa ruse ndaj Google Play Store ndodhet në fazë test...
Ngjarja e rëndë e ndodhur disa muaj më parë në Glyka Nera, ë...
Autoritetet ukrainase kanë nisur gjyqin e parë ndaj një usht...
Bashkimi Evropian u ka rikujtuar vendeve të Ballkanit Perënd...
Marcelo Pecci, një prokuror nga Paraguai i angazhuar në luft...
Detyrimi për mbajtjen e maskës do të vazhdojë të jetë në fuq...
Autoritetet ukrainase kanë nisur gjyqin e parë ndaj një usht...
Njohësit e politikave të Bashkimit Evropian thonë se propozi...
“Ballkani Perëndimor është politika jonë e jashtme më e rënd...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...