52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Ligjvënësit amerikanë pritet të votojnë sot për një projektligj që do të autorizonte dhënien e të paktën 33 miliardë dollarëve në ndihma ushtarake dhe humanitare për Ukrainën. Përpara votimit, Presidenti Joe Biden tha se administrata e tij ka ezauruar pothuajse të gjithë autoritetin për të dërguar armë dhe paisje të tjera ushtarake nga rezervat e Pentagonit. Kreu i republikanëve në Senat, Mitch McConnell, tha të hënën se megjithëse mund t?i bëhen disa ndryshime projektligjit të propozuar nga presidenti, kërkesa pritet të miratohet me shpejtësi.
Presidenti Biden nënshkroi dje një ligj të veçantë që i jep atij autoritet të mëtejshëm për të përshpejtuar dërgimin e furnizimeve dhe paisjeve ushtarake drejt Ukrainës, sipas shembullit të një programi që u vu në përdorim gjatë Luftës së Dytë Botërore për të ndihmuar vendet që luftonin Gjermaninë naziste, të njohur si ?hua-qera?. Dallimi është se këtë radhë agresori është Rusia.
?Mizoritë në të cilat janë angazhuar rusët janë të papranueshme. Dhe kostoja e luftës nuk është e paktë, por dorëzimi përballë agresionit mbart kosto edhe më të larta?, tha Presidenti Biden.
Ligji ?hua-qera?, i miratuar nga Kongresi në mars 1941, i dha Presidentit Roosevelt pothuajse autoritet të pakufizuar për të dërguar ndihma materiale si municione, tanke, aeroplanë, kamionë dhe ushqim për përpjekjet e luftës në Evropë, pa ndryshuar pozicionin zyrtar të vendit për neutralitet.
Ligji autorizoi dhënien e ndihmës materiale për vendet që mbronin Shtetet e Bashkuara. Nuk kishte kufizime për armët e huazuara, fondet apo përdorimin e porteve amerikane. Ai i lejoi presidentit të transferonte materiale në Britani pa pagesë, siç parashikohej nga Ligji i Neutralitetit.
Projektligji i ri për ta ndihmuar Ukrainën nëpërmjet dhënies në përdorim të paisjeve ushtarake, i jep Presidentit Biden autoritetin për të arritur me shpejtësi marrëveshje me Ukrainën dhe vende të tjera evropiane për këto furnizime ushtarake, duke anashkaluar disa prej procedurave të rënda burokratike të Uashingtonit.
Si një shembull i rrallë në Uashington, projektligji u kalua nga ligjvënësit me vota të shumta muajin e kaluar, duke demonstruar kështu mbështetjen për qeverinë e Kievit që lufton me forcat ruse.
Zëri i Amerikës bisedoi me Senatorin republikan Dan Sullivan, një ndër bashkë-hartuesit e projektligjit, pranë një monumenti në Alaska, që nderon bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë bazuar në ligjin për dhënien në përdorim të paisjeve ushtarake gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në atë kohë, Shtetet e Bashkuara dërguan rreth 8 mijë avionë amerikanë, që u morën në dorëzim nga pilotë sovjetikë në Fairbanks të Alaskas dhe u përdorën për të luftuar në frontin në Evropë.
?Pra është një kthim prej 180 gradësh i këtij ligji. Qartësisht tashmë është Rusia në objektiv dhe jo më përfituesja?, thotë Senatori Sullivan.
Ligji i ri vjen ndërsa Pentagoni konfirmoi të dhënat se ushtarët rusë po i marrin me forcë ukrainasit drejt territorit rus.
?E kundërshtojmë marrjen me forcë në Rusi të ukrainasve. Është e papërgjegjshme ? nuk sillet kështu një fuqi e përgjegjshme. Sigurisht, një tjetër tregues se ai (Presidenti Putin) thjesht nuk mundet ta pranojë dhe respektojë sovranitetin ukrainas dhe se ata janë shtetas të një vendi tjetër?, tha sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby.
Për më tej, organizata e të drejtave të njeriut Amnesty International njoftoi të hënën se disponon evidencë për krimet e luftës që bënë forcat ruse në Kiev.
Në Ditën e Fitores, kur rusët kujtuan fitoren ndaj luftës brutale të Adolf Hitlerit, Presidenti Putin fajësoi në fjalimin e tij Ukrainën dhe Perëndimin për atë që e quajti ?një kërcënim i papranueshëm?.
Por, Presidenti ukrainas Zelenskyy u zotua se forcat ukrainase do të luftojnë ashtu si stërgjyshërit e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore për të mbrojtur të ardhmen e fëmijëve ukrainas dhe denoncoi përsëritjen e krimeve të tmerrshme të regjimit të Hitlerit dhe kopjimin e filozofisë naziste.
Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Ukrainës deri më tani rreth 4 miliardë dollarë armatime dhe paisje dhe Presidenti Biden i ka kërkuar tashmë Kongresit edhe 33 miliardë dollarë të tjera për të furnizuar me paisje ushtarake Ukrainën deri në muajin shtator./voa
Politikanja e gjelbër dhe ministrja e jashtme gjermane, Anna...
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u deklarua i pafajsh...
Ministri francez i Çështjeve Evropiane, Clement Beaune, tha ...
Macron hedh idenë e një organizate politikë përtej BE-së, ku...
Një tren pasagjerësh doli nga shinat sot, në zonën e Medling...
Dy shqiptarë kanë dalë para një gjykate gjermane për shkak s...
Zyrtarët gjermanë po përgatiten në heshtje për çdo ndërprerj...
Ushtria ruse ka humbur kontrollin e disa fshatrave në rajoni...
Vladimir Putin ka nisur fjalimin e tij në paradën e Ditës së...
Në fjalimin e tij me rastin e përkujtimit të fundit të Luftë...
Kreu i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në SHBA-së (CIA),...
Dita e Fitores e këtij viti nuk do të nderojë thjesht dorëzi...
Udhëheqësit e G7-ës disktuan më 8 maj për qëndrimet që do të...
Gratë në Afganistan, të dielën më 8 maj, shprehën kundërshti...
Vetëm dy ditë më parë ministrja e Mbrojtjes, Christine Lambr...
Bombat në Kiev, Kharkiv dhe Odesa – agresion pa shpallje luf...
Lufta kundër Ukrainës është një goditje e fuqishme për kujte...
Lufta e Ukrainës e ka afruar më shumë Europën dhe SHBA-në, p...
Bashkimi Evropian duhet të përmbushë premtimin dhe të caktoj...
Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë ka goditur Greqinë pasdite...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...