Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Lufta e Ukrainës e ka afruar më shumë Europën dhe SHBA-në, por edhe Rusinë me Kinën. Kërcënon krijimi i një blloku antiperëndimor e çfarë do të thotë kjo për Gjermaninë?
Në këto kohë kthesash të mëdha sikur nuk vihen re shumë disa lajme, që në vetvete kanë potencialin e paralajmërimit të kthesave të mëdha. Kur Bundestagu javën e kaluar me shumicë të qartë votoi për dërgimin e armëve të rënda në Ukrainë, një pasazh në fund të dokumentit ishte po ashtu shumë domethënës. Kinës i kërkohet me vendosmëri të heqë dorë nga miratimi i luftës, si edhe të mbështesë një armëpushim. Kësaj i shtohej një kërcënim i qartë: Nëse Pekini do të minojë sanksionet perëndimore apo madje do të dërgojë armë në Ukrainë, kjo do të sillte si pasojë edhe sanksione kundër Kinës.
Paralajmërime të tilla para disa javësh ishin të pamendueshme, ashtu si edhe dërgimi i tankeve në Ukrainë. Kjo kthesë e politikës gjermane shënon në radhë të parë një lamtumirë të pakthyeshme me politikën e Kinës të Merkelit apo më saktë naivitetit në lidhje me Kinën, që e vinte fokusin te bizneset lukrative që bënte ekonomia, por që nuk donte t’i shihte përpjekjet agresive të Pekinit si superfuqi.
Europa shumë herë e përçarë me fillimin e luftës në Ukrainë është bashkuar më shumë me SHBA-në. Se ku qëndron Kina në këtë konstelacion dihet prej kohësh. Ngushtë në krah të Rusisë. Afrimi i Rusisë me Kinën në një bllok nuk është një vogëlsi. Ajo tregon një zhvendosje të rendit botëror, kthesë epokale, si e kemi parë me rënien e Murit të Berlinit. Pyetja që shtrohet është se sa i qëndrueshëm është blloku kinezo-rus në të vërtetë. Në fillim të Lojërave Olimpike Putini dhe Xi Jinping kishin bërë të ditur, se partneriteti kinezo-rus “nuk njeh kufi”.
Rusia dhe Kina bashkohen në atë që si fuqi ekspansive duan ta ndajnë botën në zona influence. Rusia po zhvillon për këtë një luftë brutale në Ukrainë. Kina kërcënon nga ana e saj gjithnjë e më hapur integritetin territorial të Tajvanit. Kundërshtari i përbashkët është SHBA-ja në këtë zgjerim pushteti. Po ashtu edhe krahas unitetit strategjik, Pekinin dhe Moskën i bashkon refuzimi i vlerave perëndimore-liberale, frika nga demokracia brenda vendit, përndjekja e disidentëve dhe krijimi i një kulti të personit.
Me gjithë këto blloku Rusi-Kinë nuk është aq i fortë sa duket në pamje të parë. Kina vërtet i refuzon sanksionet kundër Rusië, por është larg asaj të ndihmojë Rusinë në pasojat ekonomike që do të ketë. Në radhë të parë kjo nuk është në interes të Kinës. Kina ka interes te tregu europian. Vëllimi ekonomik i BE-së në vitin 2020, sipas Bankës Botërore, është dhjetë herë më i madh se ai i Rusisë. Rusia nuk mund të zëvendësojë tregun europian, prej të cilit Kina është e varur. Tjetra, politika “zero covid” e presidentit Jinping po i fut në krizë të rëndë qytete si Shangai. Kohët kur Pekini u jepte kredi të majme vendeve në Rrugën e Mëndafshit kanë kaluar. Në këtë bllok është e qartë se kush është lart dhe kush poshtë. Që para luftës zyrtarët kinezë e shihnin nga lart-poshtë Rusinë.
Sanksionet e dobësojnë Rusinë dhe Kina mund të përfitojë. Sepse mund të blejë naftën dhe gazin rus me çmim të lirë dhe do të zgjerojë influencën e saj në Azinë Qendrore në kurriz të Rusisë. “Fitorja më e madhe është ajo që nuk kërkon asnjë betejë”, ka shkruar një herë filozofi ushtarak kinez, Sunzi. Kjo duket të jetë edhe strategjia e Jinpingut. Të qëndrojë larg, të presë, derisa një Rusi e dobësuar t’i nënshtrohet vetë Pekinit.
Ndoshta prandaj në të gjitha raundet për Rusinë në Berlin, në sfond qëndron si problem Kina. Varësia nga energjia ruse mund të zgjidhet, por varësia nga tregu kinez, nga zinxhirët e furnizimit, high-tech etj, kjo është e vështirë të pritet. Në fund Kina do të jetë problemi më i madh, këtë e tregon kjo kthesë epokale./ DW
Bashkimi Evropian duhet të përmbushë premtimin dhe të caktoj...
Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë ka goditur Greqinë pasdite...
Një zyrtar policor dyshohet se ka vrarë një person.Burime të...
Italia ka urdhëruar sekuestrimin e një jahti me vlerë 700 mi...
Sinn Fein, ish-krahu politik i IRA-s, e cilësoi fitoren e pa...
Një përçarje serioze po ndodh në komunitetin rusishtfolës në...
Dita e çlirimit. Dita e fitores. VE (Victory in Europe) Day....
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u inaugurua të shtunë...
Bota këtë javë arriti një rekord të dhimbshëm me mbi 15 mili...
Trupat ukrainase po përforcojnë pozicionet e tyre, ndërsa fo...
Shërbimi i brendshëm i inteligjencës gjermane pret aktivitet...
Dy njerëz janë qëlluar për vdekje dhe dy të tjerë janë plago...
Ukraina ka thënë se 50 civilë janë evakuuar nga fabrika e çe...
Deri në fund të janarit Aleksandri (emri i ndryshuar) punont...
Dy muaj pas agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, Këshilli i...
Më 5 maj, media e lidhur me shtetin kinez, “T-House” riposto...
Mijëra fëmijë në Ukrainë kanë nevojë urgjente për mbështetje...
Paralajmërimet e Kosovës se do të kërkojë përfshirje në Prog...
Dhënies fund të grindjeve mes Ukrainës dhe Gjermanisë pas re...
Aksionet e gjigantit të teknologjisë kineze, Jack Ma, pësuan...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...