web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përfundon protesta në Rinas/ Kryeplaku i fshatit: Nesër do të ketë një zgjidhje

3 Maj 2022, 10:40, Aktualitet CNA

Ka përfunduar protesta e banorëve në Rinas, të cilët kundërshtojnë vendimin e ARRSH-së, për lëvizjen vetëm me një sens në këtë rrugë.

Ata janë shprehur të vendosur për zhbllokimin e rrugës në Rinas dhe që lëvizja të kthehet në dy sense.

Ndërkohë, kryeplaku i fshatit, Sabah Muja, ka ritheksuar se situata me banorët në Rinas do të marrë zgjidhje.

?Ne nesër jemi këtu prapë, tani të shpërndahemi. Unë ju them të gjitha informacionet që më japin. Nuk është kjo zgjidhje , nesër do të ketë penalitete të tjera edhe për rrugën. Nesër jam 100 % i garantuar që kjo do të ketë zgjidhje. Dëgjova për njerëz të shoqëruar, e përgënjeshtroj nuk ka asnjë të shoqëruar. Janë të larguar jo të shoqëruar.?, tha kryeplaku i fshatit./

Banorët e Rinasit nuk tërhiqen/ Paralajmërojnë bllokimin e aeroportit ?Nënë Tereza?





Lajmet e fundit nga