web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Më thanë se kishte vdekur”/ Nëna rrëfen historinë rrëqethëse si e ndanë nga djali i saj

1 Maj 2022, 15:04, Lifestyle CNA

Sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, Hekria ka rrëfyer historinë e saj, me të cilën ka prkeur të gjithë publikun në studio.

Ajo tregon se si u detyruar të braktiste djalin e saj në jetimore, pasi babai i braktisi. Hekria rrëfen se e vizitonte djalin e saj çdo dy javë derisa një ditë i thanë që nuk do të mund ta takonte më sepse kishte ndërruar jetë.

?Kur kam shkuar për herë të fundit që do bënte 4 vjetët, roja i portës më tha ?po pse ke ardhur??, i thashë ?të takoj Rudinin?. ?Nuk është Rudini, Rudini ndërroi jetë?, tha. Nuk e dija se ku isha? që unë për atë Rudin jetoja. Edhe pse më tha kështu, mua sikur më ngrohej këtu, një zë më thoshte që ?jo?. I thashë ?më jep ndonjë dokument, të shikoj ku është djali?, tha ?jo, ik e mos hajde më?. Ika?, rrëfen ajo.

Ndërsa pas shumë vitesh ajo mëson se djali i saj Rudin, që sot quhet Altin, ishte gjallë.

?Gjatë kësaj kohe, kalojnë vitet, u futa dhe në punë, më rrinte mendja te Rudini. Plasi eksodi i ?90?s, kam pasur një komshi afër në Kavajë. ?90-?93 ka qenë kur vjen pas 3 vjetësh ky komshiu e më thotë ?hajde të të them një fjalë të mirë. A e di se unë kam udhëtuar me Rudinin në një anije, me djalin tënd??, i thashë ??çfarë thua?? , tha ?kam udhëtuar me djalin tënd deri në Gjermani, ai ka ikur në Lion të Francës dhe unë ndenja në Gjermani?, kujton nëna momentin tronditës kur mësoi se i biri ishte gjallë?, tregon Hekria, ndërkohë që nga ana tjetër e murit ndarës, Altini dëgjon rrëfimin e nënës së tij biologjike./ CNA.al





Lajmet e fundit nga