E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Sot u zhvillua Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, ku bota e lajmeve mori foton e ish kryeministrit Sali Berisha duke u rrëzuar në një skenë me një tapet të vjetër ngjyrë blu, që është përdorur në të gjitha Kuvendet e PD-së dhe dikush kishte përtuar ti vinte një shirit të verdhë, sepse normale që do pengohej Berisha apo kushdo tjetër.
Doktori ra, u ngrit, foli, por çfarë tha? Në thelb ato që ishin thënë. Një fjalim, a thua se e kishte bërë në vitin 1996 apo kohë më përpara, duke shtuar dozat e ashpra ndaj Edi Ramës, gjë që e ka bërë edhe kur ka qenë Fatos Nano. Pra, tek fjalimi i Berishës nuk shikoje asnjë gjë.
Cila ishte alternativa? Cilat janë rrugët e zgjidhjes? Çfarë ofrohet nga PD? Si do të rrëzohet Edi Rama, duke folur në Foltore, duke u penguar apo duke quajtur Rithemelim faktin që vjen Topalli, Murrizi apo flet zonja Kokalari?
Më tej, fjalimi i Arben Imamit, i cili na fliste për marksizmin. Edhe pse njeri i lexuar, ndoshta një këndvështrim rracional të thotë se ishte një zero me bisht ai fjalim.
Këlliçi fliste si një djalë i ri që ishte i ekspozuar në skenën e Pallatit të Kongreseve për të thënë se ka të rinj të cilët mund të jenë e ardhmja e PD-së.
Por kush janë grupet e të rinjve? Cilët janë interesat që do të kenë? Kush janë njerëzit që do e votojnë PD-në dhe rrugët që të çojnë tek këta njerëz? Pse PD është ndryshe? Se ka ikur Alibeaj, Jorida dhe Gaz Bardhi dhe po i keqpërdorin ambasada amerikane sepse ka shpallur Berishën non grata? Do shkojnë njerëzit të votojnë PD se u pengua doktori apo se foli bukur Belindi? As për mangjëllimin e Jozefina Topallit nuk voton njeri.
Përtej emocioneve dhe lotëve që fali Jozefina, e cila në fakt nuk është vetëm viktimë e Lulzim Bashës, Kuvendi dukej sikur ishte pak javë pas zgjedhjeve të prillit 2021, ku mungonte thjesht puthja e doktorin e njeriun që vendosi 8 vite në krye të PD.
Prandaj ky ishte një Kuvend rithemelimi, i cili ndoshta nuk solli asnjë gjë te re. Kishte shumë pritshmëri. Janë ato të cilat që shpesh të zhgënjejnë kur shikon se një Kuvend që pritej të ishte një Rithemelim pompoz, të jep një llozhë zhgënjyese politike, nuk të jep alternativën, nuk të jep rrugën, zgjidhjet, nuk të jep forcën dhe shpresën që të ketë një rithemelim të vërtetë, që mund të çojë në finale në rrëzimin e qeverisë dhe riardhjen e PD-së në pushtet.
Ishin apo nuk ishin deputetët e Lulzim Bashës, kjo nuk ka rëndësi. Ata të gjithë bashkë, nuk kanë vota më shumë sesa ka një kryetar grupseksioni në fshatin më periferik të Shqipërisë, por përtej qëndrimit të tyre, sot PD është e ndarë realisht në dy kampe. Vendos apo jo gjykata, kampet tashmë janë vendosur, por ashtu siç dikush e kishte parashikuar, Kuvendet e Lulzim Bashës, u pasuan me një Kuvend rithemelimi i cili nuk ndryshoi asnjë gjë nga ato që bënte Luli dje.
Thjesht dhe vetëm, tashmë u bënë vetëm disa rregulla statutore me parimin e votës së lirë dhe asgjë më shumë se kaq. Tani duhet të presim që doktori duhet të bëhet kryetar dhe Kongresi i rithemelimit të quhet një fitore e madhe, kur në fakt, PD nuk është e bashkuar, nuk është e rithemeluar, dhe nuk duket se ngjallë shpresë për të nesërmen e Shqipërisë, pikërisht nga llozha që përdori doktor Berisha apo edhe nga vetë njerëzit që folën në këtë Kuvend, ku nuk kishte ndonjë ndryshim të madh nga Foltorja, por edhe nuk kishte asnjë shenjë të vetme se dikush në atë parti ishte përpjekur që vërtet të hapej, të rithemelohej dhe të rikthehej tek një rrugë, të cilën tashmë vështirë ta gjejë, pasi prej dekadash nuk e gjen dot.
PD mund të rritet, mund të bëhet më e madhe, PD mund të jetë edhe alternativë, por pa pasur ato që u përmendën më lartë, një Kuvend rithemelimi të vërtetë, PD nuk do të mund të fitojë kurrë. Ndoshta ky është edhe fati i Edi Ramës.
Salla u elektrizua, PD-së i mungonte lideri, rikthimi i doktorit e mbyll një zbrazëtirë, dikush i mallëngjyer e dikush pa emocione, duhe të bëjë vetëm një pyetje. Pyetja 1 milonë dollarëshe është a të sjell ky konfigurim nesër në pushtet, cilat janë rrugët, kush ngjall besimim te shqiptarët dhe si? Një pyetje e gjatë, që në Kuvend nuk gjeti përgjigje./CNA.al
Regjizori, karikaturisti dhe aktori i njohur Bujar Kapexhiu,...
Glauk Olldashi, djali i të ndjerit Sokoll Olldashi, ka bërë ...
Ish-deputeti i PD Fatbardh Kadilli, ka folur me tone shprese...
Deputetja demokrate Albana Vokshi dha një mesazh nga Kuvendi...
Ish-deputetja e PD, Rudina Hajdari i është drejtuar sot demo...
Kuvendi Kombëtar i PD, i cili po mbahet në Pallatin e Kongre...
Partia Demokratike ka mbledhur sot Kuvendin Kombëtar, punime...
Para se të merrte fjalën në Kuvendin Kombëtar të PD, ish-kry...
Presidentja e Partise Fratelli d’Italia, Georgia Meloni ka t...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli gjatë fjalës së saj s...
Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha ka ngritur tonet...
Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, ka shprehur mir...
Ish-kryeministri dhe lideri historik i PD, Sali Berisha i ës...
Arian Asimi, gazetar i Nova Media, ka qenë pjesë e Kuvendit ...
Aktivistja Evi Kokalari, në fjalimin e saj në Kuvendin Kombë...
Kuvendi Kombëtar i PD ka miratuar ndryshimet për statutin e ...
Miratohet rezoluta e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratik...
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi nga foltorja e Kuvendit Ko...
Kryeministri Edi Rama vijon të propagadojë shërbimin online....
Kuvendi Kombëtar i PD ka shpallur sot vakancën për kreun e G...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...