Përkufizimi i termit 'gjenocid'
Presidenti amerikan Joe Biden i ka quajtur veprimet e Rusisë...
Fundi i luftës në Ukrainë nuk duket të jetë i afërt, ndërsa luftimet kanë hyrë në muajin e tretë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Nina Vishneva, tashmë disa amerikanë po përpiqen t?i bashkohen betejës për të mbrojtur Ukrainën.
Andrew Bennett është punonjës në ndërtim, ndërsa bëhet gati të shkojë në Ukrainë. Darka është i vetmi moment kur ai mund të ketë një moment të lirë.
?Presidenti Zelensky është një udhëheqës fantastik, ai është një udhëheqës besnik, ai është një udhëheqës frymëzues, ai është njeriu më kurajoz në planet?, thotë Andrew Bennett, vullnetar për në Ukrainë.
Në vetëm pak ditë, zoti Bennett do të niset për në Poloni. Nga aty, ai do të shkojë në Ukrainë, ku dëshiron të ndihmojë për ta mbrojtur vendin nga Rusia.
?Javës që vjen do marr helmetën. E kam marrë tashmë jelekun antiplumb?, thotë zoti Bennett.
Andrew nuk ka qenë ndonjëherë në Ukrainë, por është i vendosur ta ndihmojë popullin e këtij vendi që lufton për liri. Ai po përpiqet të anëtarësohet në Legjionin Ndërkombëtar për Mbrojtjen Territoriale të Ukrainës dhe ai nuk është i vetmi. Atje gjenden mijëra të huaj të tjerë.
Sipas autoriteteve ukrainase, mbi 20 mijë të huaj i janë bashkuar Legjionit Ndërkombëtar për Mbrojtjen Territoriale. Deri më tani, janë miratuar vetëm 100 aplikime nga 6 mijë shtetas amerikanë që kanë bërë kërkesë.
Anthony Capone është specialist i teknologjisë së informacionit. Ai po ofron mbështetje financiare për vullnetarët që dëshirojnë të ndihmojnë Ukrainën duke u bërë pjesë e forcave të mbrojtjes.
?Shumë njerëz thonë ?do të doja të bëhesha pjesë e Legjionit Ndërkombëtar, por nuk kam të ardhurat e duhura për të shkuar atje, për avionin, për vizat… nuk kam pasaportën apo paisjet…?. Mendova se kjo do të ishte diçka për të cilën mund të ndihmoja unë?, thotë Anthony Capone, themelues i organizatës ?UkrainianDemocracy.com?.
Zoti Capone gjendet në Poloni, së bashku me një ekip prej dhjetë personash që ndihmojnë me dokumentacionin dhe logjistikën. Ai vë në dukje se vullnetarët nuk marrin pagë. E gjithë mbështetja financiare shkon për blerje municioni dhe për të përballuar kostot e transportit.
?Ishte një periudhë në fillim, gjatë së cilës u ndjemë të mbingarkuar… Mendoja se do të kishim 10-15 vullnetarë. E fillova punën gjatë një udhëtimi me avion. Kur dola nga avioni pas shtatë orë fluturimi, kisha marrë 170 aplikime?, thotë zoti Capone.
Ai krijoi një faqe të veçantë në internet për vullnetarët e huaj me synimin për të shqyrtuar historikun e tyre dhe për t?i lidhur me sponsorë të mundshëm. Ai gjithashtu verifikon që në radhët e vullnetarëve nuk ka ushtarakë në shërbim aktiv. Deri më tani, ai ka marrë aplikime nga 36 vende të botës. Përveç Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, aplikimet vijnë edhe nga Kolumbia, Kili, Koreja e Jugut, Maroku dhe Zelanda e Re.
Qeveria amerikane u ka bërë thirrje amerikanë të shmangin udhëtimin drejt Ukrainës. Por, kjo nuk po e ndal zotin Bennett. Krahas paisjeve ushtarake, ai po merr me vete një telefon satelitor, tabletin e tij iPad ku ka të instaluara mësime për gjuhën ukrainase, dhe Biblën.
Ai shpreson që do të përdorë aftësitë e tij profesionale për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës, kur një ditë kjo luftë të përfundojë./ VOA
Presidenti amerikan Joe Biden i ka quajtur veprimet e Rusisë...
Analistët thonë se pjesa më e madhe e botës perëndimore ësht...
Gjermania ka iniciuar një rast kundër Italisë në gjykatën më...
Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov është shprehur se Rusi...
Parlamenti kroat me shumicë votash shprehu besimin që përfaq...
Të paktën dhjetë vetë u vranë dhe 20 u plagosën në një shpër...
Të paktën 42 njerëz janë lënduar si pasojë e përleshjeve të ...
Gazetarja e Radios Evropa e Lirë Vira Hyrych u vra në Kiev p...
Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë ka goditur Greqinë pasdite...
NATO është e përgatitur për mundësinë që lufta në Ukrainë mu...
Mali i Zi ka tanimë qeverinë e pakicës që drejtohet nga krye...
Kohët në të cilat Republika e Moldavisë ndihej relativisht e...
Dy shpërthime të mëdha u raportuan mbrëmjen e kaluar në krye...
Lufta e Ukrainës po tregon qartë se dronët janë pjesë e luft...
Shumica e amerikanëve thonë se keqinformimi rreth sulmit rus...
Dritan Abazoviç është zgjedhur ditën e sotme kryeministër i ...
Në seancën e Kuvendit të Malit të Zi, më 28 prill në Cetinje...
Italia do të zgjasë urdhrat që po obligojnë mbajtjen e maska...
Goditja nga Ukraina e luftanijes kryesore të flotës ruse në ...
Presidenti Joe Biden do t’i kërkojë të enjten Kongresit fond...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...