Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Analistët thonë se pjesa më e madhe e botës perëndimore është bashkuar kundër sulmit rus në Ukrainë. Por shumë vende afrikane, aziatike dhe të Lindjes së Mesme, po përpiqen të mbajnë një qëndrim neutral në lidhje me konfliktin.
Të enjten, në të njëjtën ditë që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ndodhej në Kiev për një takim me Presidentin Volodymyr Zelenskyy, Rusia kreu një sulm ajror, duke goditur një ndërtesë banimi, e duke vrarë gazetaren e Radios Evropa e Lirë, Vira Hyrych.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se ushtria ruse kishte goditur ndërtesat e fabrikës së prodhuesit ukrainas të raketave hapësinore Artem.
“Është gjithashtu simbolike që në momentin e sulmit, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ndodhej në Kiev. Kjo është e ashtuquajtura ?përshëndetje’ për të, me anë të së cilës Putini bombardoi shtëpitë tona, duke i shkatërruar ato. Objektivi i Putinit nuk janë shtëpitë, por jetët e njerëzve?, tha kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko.
Shumica e vendeve perëndimore janë të bashkuar në dënimin e sulmit të Kremlinit ndaj Ukrainës, por pikëpamja mbi luftën është më komplekse në pjesë të tjera të botës, thonë ekspertët.
?Ia vlen të thuhet se 141 vende kanë nënshkruar rezolutat të OKB-së që dënojnë agresionin e Rusisë. Pra, 75 për qind e vendeve anëtare të OKB-së e kanë bërë një gjë të tillë. Por ne e dimë se në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme, shumë vende janë të shqetësuara nga ndikimi i kësaj lufte në ekonomitë e tyre. Ekziston frikë se lufta në Ukrainë do të çojë në rritje të mëdha të çmimit të ushqimeve, energjisë dhe për shumë udhëheqës jashtë Evropës, këto janë në fakt çështjet më shqetësuese?, thotë Richard Gowan, drejtor për çështjet e OKB-së në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.
Ekspertët thonë se lufta mund të ketë një ndikim me pasoja të rënda përballë mungesave të mëdha ushqimore në disa pjesë të Afrikës.
Ndërkohë, Rusia po përhap dezinformata në kontinent, duke pretenduar se Ukraina dhe NATO janë agresorët, dhe se ata kërcënuan Rusinë, gjë që nuk është e vërtetë.
“Pra, nëse kjo paraqitet si një betejë Lindje-Perëndim, shumica e afrikanëve nuk do të duan të përfshihen në të. Por nëse kjo luftë shihet si një kërcënim për kartën e Kombeve të Bashkuara, ligjin ndërkombëtar dhe sundimin e ligjit, unë mendoj se shumë qeveri afrikane do të kundërshtonin atë që po bën Rusia?, thotë Joseph Siegle i Qendrës Afrikane për Studime Strategjike.
Ekspertët thonë se shumica e vendeve në Lindjen e Mesme nuk po mbajnë anën e askujt në konfliktin Rusi-Ukrainë.
?Mendoj se shumë vende po vendosin të ndjekin rrugën e tyre. Vendet prodhuese të naftës që janë pjesë e OPEC Plus-it [Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës], si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, duan të mbajnë lidhje të mira si me Rusinë, ashtu edhe me Shtetet e Bashkuara. Pra, ata po tregohen shumë të kujdesshme?, thotë Brian Katulis nga Instituti i Lindjes së Mesme.
Mes sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë, disa vende në Azi, përfshirë Indinë dhe Kinën, po blejnë më shumë energji nga Rusia me çmime të zbritura. Presidenti rus Vladimir Putin u takua me kryeministrin indian Narendra Modi në dhjetor për të forcuar lidhjet ekonomike mes dy vendeve.
?India blen shumë pajisje ushtarake nga Rusia. Ajo gjithashtu ka lidhje të rëndësishme energjetike dhe ekonomike me të. Por qeveria indiane është afruar më shumë edhe me Shtetet e Bashkuara vitet e fundit, në një kohë që është mjaft e pakënaqur me politikën amerikane në Afganistan. Në këtë situatë, indianët nuk shohin një arsye themelore strategjike për të shkëputur të gjitha lidhjet e tyre me Moskën?, thotë zoti Gowan.
Ekspertët thonë se nëse Rusia vazhdon të vendosë në shënjestër civilët e të kryejë krime lufte, disa vende që tani janë të paanshme, mund të detyrohen të ndryshojnë qëndrimet e tyre./voa
Gjermania ka iniciuar një rast kundër Italisë në gjykatën më...
Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov është shprehur se Rusi...
Parlamenti kroat me shumicë votash shprehu besimin që përfaq...
Të paktën dhjetë vetë u vranë dhe 20 u plagosën në një shpër...
Të paktën 42 njerëz janë lënduar si pasojë e përleshjeve të ...
Gazetarja e Radios Evropa e Lirë Vira Hyrych u vra në Kiev p...
Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë ka goditur Greqinë pasdite...
NATO është e përgatitur për mundësinë që lufta në Ukrainë mu...
Mali i Zi ka tanimë qeverinë e pakicës që drejtohet nga krye...
Kohët në të cilat Republika e Moldavisë ndihej relativisht e...
Dy shpërthime të mëdha u raportuan mbrëmjen e kaluar në krye...
Lufta e Ukrainës po tregon qartë se dronët janë pjesë e luft...
Shumica e amerikanëve thonë se keqinformimi rreth sulmit rus...
Dritan Abazoviç është zgjedhur ditën e sotme kryeministër i ...
Në seancën e Kuvendit të Malit të Zi, më 28 prill në Cetinje...
Italia do të zgjasë urdhrat që po obligojnë mbajtjen e maska...
Goditja nga Ukraina e luftanijes kryesore të flotës ruse në ...
Presidenti Joe Biden do t’i kërkojë të enjten Kongresit fond...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të e...
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Turizëm Botëror ka votua...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...