web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përfundon takimi me zyrtaren e DASH/ Alibeaj zbardh diskutimet

29 Prill 2022, 09:53, Aktualitet CNA

Ka përfunduar takimi i ndihmës Sekretares së Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried me përfaqësues të opozitës, Enkelejd Alibeja, Jorida Tabaku dhe Gazmend Bardhi.

 

Në takim morën pjesë Gabirel Escobar dhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim. Pas përfundimit të takimit, Alibeaj bëri me dije se u diskutuan çështje të rëndësishme, ndërsa theksoi se shprehu vendosshmërinë për të çuar përpara sfidat.

 

?Diskutuam për çështje të rëndësishme që Shqipëria është duke u përballur. Diskutuam edhe për çështjen e shtetit të së drejtës, po kështu kështu edhe çështjen e luftës së korrupsionit. Nuk mud të rrija pa diskutuar marrëdhënien e posaçme që ka pasur PD me SHBA. Pashë mbështetjen e madhë të kësaj marrëdhënie të posaçme. Mora mbështetjen për një opozitë të fortë të qendrueshme, të një opozite pro amerikane e cila sheh nga e ardhmja. Sfidat që sapo thashe prekin të gjithë Shqipërinë dhe ky është preokupimi kryesor i PD?, tha Alibeaj./CNA.al





Lajmet e fundit nga