web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Me plagë në trup/ Një person shkon në spitalin e Pogradecit

25 Prill 2022, 14:34, Kronika CNA

Një person i plagosur është paraqitur mesditën e sotme në spitalin e Pogradecit.

Nga informacionet paraprake, mësohet se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën dhe ka marrë një plagë në këmbë.

Sipas raportimeve, i plagosuri ka deklaruar se është qëlluar me armë nga dy persona në afërsi të hotel ?Kalaja?.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve./ CNA.al





Lajmet e fundit nga