web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

MSH publikon shifrat/ Ulet numri i të infektuarve, asnjë humbje jete

24 Prill 2022, 16:54, Lifestyle CNA

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 593 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 37 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 18 në Tiranë, 3 në Dimal, nga 2 qytetarë në Pogradec, Vlorë, Lushnje, Fier, Durrës, nga 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Dibër, Himarë, Gjirokastër, Berat.

Janë 439 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 24 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,893 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Prill 2022)

Raste të reja ditore 37

Të shëruar në 24 orë 24

Të shtruar në spitale 7

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 593

Testime totale 1,800,323

Raste pozitive 274,828

Raste të shëruara 270,893

Raste Aktive 439

Humbje jete 3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 302

Vlorë 34

Fier 32

Korçë 15

Gjirokastër 12

Berat 12

Shkodër 9

Durrës 9

Elbasan 7

Kukës 3

Lezhë 3

Dibër 1/ CNA.al





Lajmet e fundit nga