web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Në çdo rrahje të zemrës time”/ Çfarë e emocionoi kaq shumë Einxhel Shkirën

24 Prill 2022, 11:41, Lifestyle CNA

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një prej çifteve më të komentuar dhe të pëlqyer. Ata po jetojnë lidhjen e tyre të dashurisë edhe jashtë mureve të shtëpisë më të famshme.

Së fundi, Einxhel ka marrë një dhuratë që e ka emocionuar pafund, të cilën e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

?Në çdo rrahje të zemrës time?, shkruan ajo krahas fotos ku tregon unazën që ka marrë nga Dj Dagz.

Dyshja kanë treguar se lidhja e tyre e dashurisë nuk ishte vetëm për lojë ndërkohë që vazdhojnë të jenë me njëri-tjetrën edhe pas përfundimti të Big Brother. Madje në intervista, Einxhel ka treguar se bashkëjetojnë, duke theksuar se kur ajo shkon në Kosovë qëndron me Dagz dhe e njëjta gjë ndodh kur Dagz vjen në Tiranë.

Moderatorja ka rrëfyer se tashmë njihet edhe me familjen e Dagz, duke nënkuptuar se lidhja e tyre është shumë serioze./ CNA.al





Lajmet e fundit nga