I nxehti ekstrem në Greqi/ Qeveria urdhëron pezullim të detyrueshëm të punës për 4 orë në disa sektorë
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Nga Arsen Rusta
Për herë të parë në vendin tonë sekuestrohet droga sintetike e konsideruar ?bomba kimike? që shkakton numër të lartë vdekjesh. Ajo është Bonzai, e ngjashme në pamje të parë me marjuanën por me efekte shkatërruese tek adoleshentët dhe të rinjtë.
Kjo drogë është sekuestruar nga policia e Korçës nën operacionin ?Knock Down?. Prania dhe konsumi i kësaj droge në Shqipëri përflitej prej kohësh ndërsa tashmë sekuestrimi i saj është konfirmuar dhe nga Prokuroria e Përgjithshme e cila nëpërmjet një shënimi në twitter ka vënë theksin tek operacioni i pak ditëve më parë.
Një drogë e re e paligjshme e cila është përshkruar si një “bombë kimike” ajo konsumohet masivisht nga adoleshentët dhe të rinjtë për shkak edhe të çmimit të ulët që ofrohet në treg. Bonzai prodhohet nga një bimë jeshile e ngjashme me marihuanën dhe përmban një kimikat të quajtur AM-2201, i cili mund të jetë veçanërisht shkatërrues për trurin.
Në Shqipëri sipas dosjes të cilën ReportTv ka mundur të shoh nga hetimet e prokurorisë e policisë Korçë kjo drogë dyshohet të ketë ardhur nga Greqia me postë. Ndërsa në dosje thuhet se ky grup kishte klient të rregullt edhe moshat e reja dhe gjimnazistët në Korçë. Ky grup në të cilin Policia e Korçës ka proceduar 100 persona rezulton se ka shtrirje të aktivitetit të tij në Korçë, Pogradec, Elbasan, Durrës, Tiranë.
Aktualisht mostrat e kësaj droge janë dërguar pranë policisë shkencore për ekzaminim. Burime nga grupi hetimorë sqaruan për Report Tv se dyshohet për të tillë lëndë narkotike kanë rezultuar edhe më herët por laboratori ekzaminimeve nuk ka disponuar reagent për të bërë këto analiza.
Në operacionin ?knock down? u arrestuan 24 persona thuajse të gjithë të rinjtë, 7-të të tjerë u shpallën në kërkim.
Nga dekada e dytë e vitit 2000 ka shkaktuar qindra vdekje. Është Bonzai, një marihuanë sintetike e rrezikshme, ngjarjet e së cilës kanë shkaktuar probleme në Turqi, një përzierje midis krimit dhe gjeopolitikës.
Ashtu si kanabisi natyral, kanabisi Bonzai gjithashtu mund të tymoset ose konsumohet në një avullues, duke e bërë atë lehtësisht të aksesueshëm dhe shumë të zakonshëm. Bonzai u shfaq për herë të parë në tregun evropian rreth dhjetë vjet më parë dhe tërhoqi menjëherë vëmendjen e konsumatorëve të rinj. Kjo për shkak se origjina e tij sintetike garanton një kosto të ulët prodhimi, dhe për rrjedhojë një çmim shumë të ulët tregu. Problemi, megjithatë, lind kur shikojmë origjinën e prodhimit të marijuanës sintetike.
Kryesisht, tymi sintetik në fakt krijohet në laboratorë të paligjshëm, ku është e pamundur të dihet procesi i sintezës. Përveç kësaj, shumë tufa Bonzai përmbajnë tretës toksikë, të shtuar në përzierje për ta bërë atë më tërheqës dhe për të rritur efektin e saj.
“Xhamajka, Xhamajka, Xhamajka …”. Me këtë emër, të pëshpëritur në zona të ndryshme të trafikut të drogës në qytetet perëndimore, rreth vitit 2010 hyri në Turqi një lloj i ri marijuane sintetike. Bonzai vjen kryesisht nga Holanda dhe Belgjika dhe shitet në pako të njohura, të ambalazhuara dhe ?të sigurta?.
?Bonzai? është emri gjenerik që është përdorur për kategori të ndryshme të marijuanës sintetike të pranishme në Turqi?, thotë studiuesi Melih Çoban, kreu i Departamentit të Sociologjisë në Universitetin Marmara në Stamboll.
“Gjatë viteve të kaluara kishte pasur operacione të mëdha policore dhe disa qendra të mëdha prodhimi brenda Turqisë u zbuluan dhe u çmontuan. Prandaj, kërkesa për drogë u plotësua me importin e kësaj lloj droge të re. Në thelb bëhej fjalë për drogë. Është marihuanë natyrale me disa aditivë kimikë të shtuar për t’i dhënë një shije të veçantë. Autoritetet nuk ishin të informuara dhe kalimi i saj përtej kufirit ishte shumë i lehtë”, thotë ai.
Me rritjen e kontrolleve dhe mbylljen e rrugës evropiane, megjithatë, ka filluar të përhapet një zhanër i ri i Bonzait, i prodhuar pa shumë hezitime nga tregtarët e vegjël dhe të mesëm të drogës direkt në Turqi.
Nga ky moment substanca merr karakteristika që e bëjnë atë shumë më të rrezikshëm se më parë. Nuk është më ?xhamajka? holandeze apo belge, por, disi, një false, një imitim i kanabinoideve natyrale që tani janë zhdukur.
Tregtarët turq të drogës futin një numër të madh aditivësh kimikë në marijuanën e tyre sintetike, praktikisht helme, të cilat ndonjëherë mund të çojnë në vdekje nga arresti kardiak edhe pas një ose dy fryrjesh. Këta aditivë ulin kostot e prodhimit dhe shkaktojnë një varësi më të madhe te konsumatorët.
Nisur nga ky ndryshim në treg, nisën të ndodhnin disa raste vdekjesh nga Bonzai. Njerëzit shpesh gjenden të vetëm në apartamentet e tyre, ose në rrugë, duke vdekur nga ataku kardiak.
Mediat më pas filluan të raportonin fenomenin: “Bonzai do të thotë vdekje” (nga gazeta Sakarya), “Bonzai, shkaku i vdekjes së papritur” (nga transmetuesi TRTHaber ), ?Vdekja në Be?ikta?: dy nga tre të rinj ju ikin, por dikush …? (nga gazeta Hürriyet).
Vlerësohet se në vitin 2014 marihuana e re sintetike ?e prodhuar vetë? mbulonte 50% të totalit të drogës së shpërndarë në Stamboll. Një raport i policisë turke dokumenton 941 vdekje të lidhura me drogën në vitin 2017, nga të cilat 564 lidhen me konsumin e Bonzait: një lira turke për një nyje, por, për disa, çmimi i vërtetë ishte një arrest kardiak fatal.
Qeveria nga ana e saj është angazhuar në një sërë operacionesh për çmontimin e prodhimit të saj: nëse në vitin 2011 numri i arrestimeve për posedim apo trafikim të Bonzait ishte 334, ndërsa pak vite më vonë shkuan në mbi 5000./ Shqiptarja.com
Instituti i Gjeoshkencave ka bërë një sqarim në lidhje me ra...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar besimtarët orthodoksë...
Policia Rrugore ka vendosur 17.423 masa administrative dhe j...
Policia e Shtetit ka bërë bilnacin e një jave duke zbuluar s...
Ashtu siç është vendosur nga qeveria, tashmë e diela do të j...
E sotme do të jetë një ditë me mot të bukur dhe përgjithësis...
Ministrja Energjetikës Belinda Balluku ka dhënë një lajm lid...
Ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjetikës, Belinda Ball...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluk...
Një natë më parë, në Bosnjë Hercegovinë është regjistruar nj...
Ka ndryshuar sërish çmimi për karburantet. Bordi i Transpare...
Është botuar në Fletoren zyrtare ligji i cili ndalon prodhim...
Banorët e lagjes ”Uznovë e Madhe” dhe fshatrat e Rroshnikut ...
Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare ka njoftuar se kanë bllo...
Gjykata ka shtyrë edhe tre muaj afatin e hetimeve për vrasje...
Plot 98 kopshte në kryeqytet dhe 159 në të gjithë vendin e z...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Durrës ku ka...
Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, kanë nisur zgjedhje...
Festat e Pashkëve kanë sjellë shqiptarët në atdhe.Gjatë 24 o...
Policia Rrugore njofton se në të gjithë vendin ka intensifik...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...