web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Revoltohet Ronela Hajati/ “Më mbushen sytë me lot kur flasin me gjuhë urrjetje”

18 Prill 2022, 14:37, Lifestyle CNA

Ronela Hajati është këngëtarja që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision. Teksa gjysmëfinalja është afër dhe Ronela po përgatitet për performancat në vende të ndryshme të botës ka diçka për tu thënë të gjithë atyre që kanë shpërthyer ndaj saj me një gjuhë urrejtje.

?E di si është puna? Kam pas ca përgjigje për këta, por zoti i ka lënë si mbetje ekologjike edhe duke qenë gjallë. Dhe mbi të gjitha më vjen turp të shohin të tjerët që shqiptarët përdorin gjuhë të tillë për njëri-tjetrin! Ne përfundimisht kemi shumë probleme të pazgjidhshme me veten tonë që arrijmë në këto grada!

Unë nuk do ta fitoj kurrë Eurovisionin dhe as e mendoj. Por mbështetja nga artistët (që unë i kam ndihmuar pafund shumë prej tyre) ka qenë i pallogaritshëm! Më mbushen sytë me lot kur njerëzit e mi përdorin këtë gjuhë urrejtjeje mbi një këngë që nuk flet as për drogë as për 200 shampanja dhe as për 500 goca që mund t?i shëtisësh me Ferrari. Unë po nisem për Itali se kemi provat e fundit me baletin?,shkruan Ronela./ CNA.al





Lajmet e fundit nga