web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Historia e trishtueshme e Hanës/ Rrëfen si prindërit e martuan me një burrë 30 vite më të madh

17 Prill 2022, 14:29, Lifestyle CNA

Sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në emisionin “E diela shqiptare”, ka qenë e ftuar Hana, e cila ka rrëfyer historinë e trishtë të jetës së saj.

Në një familje me 9 fëmijë, 2 djem e 7 vajza, Hana ishte fare e vogël kur babai i saj dëshironte ta martonte, pasi e kishin kërcënuar se nëse nuk jepte vajzën do t?i vrisnin djalin.

Pjesë nga biseda

Hana: Babai më martoi të vogël.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç të ka martuar? Kur filluan bisedat e para për martesë?

Hana: Isha 10 vjeçe.

Ardit Gjebrea: Po ti ishe vetëm 10 vjeçe, si donin të të martonin?

Hana: Isha 10 vjeçe, vinin për të fejuar e jo martuar. Unë kur vinte ndonjë, ?a është shtëpia e Isuf Carës kjo??, ?po?, i thoshim ne. ?Ku është Hana?? Sa përmendnin emrin tim un nisja të çaloja sikur isha sakate.

Ardit Gjebrea: Ti luaje pjesën dhe ata sa shikonin që ti çaloje thoshin nuk e duam më dhe ti shpëtoje.

Hana: Kur erdhi ky ne e dinim se kishte ardhur për dikë tjetër, jo për ne. Kur doli babai ta përcillte, ai i kishte thënë ?ose do më japësh Hanën ose do të të vras djalin?. ?Çfarë thua, Hana është e vogël, ku ta çoj, s?ka bërë as 10 vjeç?? ?Jo, unë e pres?. Vjen babai në shtëpi, fillon e zihet me nënën, thotë nëna ?ta presë gjithë katunin se nuk ia jap vajzën time atij, ai është babai i vajzës sime?.

Ardit Gjebrea: Ju kishit 30 vite diferencë.

Hana: Ashtu ishte.

Ardit Gjebrea: Dhe ai tha ose marr Hanën ose vras djalin. Ai deri në çfarë moshe do të të priste ty?

Hana: Derisa të bëhesha 16.





Lajmet e fundit nga