web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Të ndërtojmë sëbashku një të ardhme të begatë”/ Basha uron Pashkët me ëndërrën për kryetar

17 Prill 2022, 07:27, Politikë CNA

Sot besimtarët katolikë, festojnë Pashkët. Lulzim Basha ish kryetari i PD-së urimin për këtë festë e ka kthyer një fjalim elektoral politik.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Basha ka shkruar për një të ardhme të begatë që do të drejtohet prej tij.

?Të nderuar besimtarë që kremtoni sot Ringjalljen e Krishtit, ju uroj nga zemra Gëzuar Pashkët!

Kjo ditë e shenjtë, simbol i ringjalljes së shpresës, uroj të ndriçojë mendjet dhe forcojë shpirtrat tuaj me besimin se do të kapërcejmë sfidat dhe vështirësitë e shtuara në jetët e familjeve shqiptare, për të ndërtuar së bashku një të ardhme më të begatë.

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!?, shkruan Basha./CNA.al





Lajmet e fundit nga